1. Lërini të largohen njerëzit që ndajnë vetëm ankesa, probleme, histori katastrofike, frikë dhe gjykime të të tjerëve. Nëse dikush është duke kërkuar një kosh plehrash për të hedhur mbeturinat e veta, sigurohuni që ky kosh të mos jetë mendja juaj.
  2. Paguani borxhet tuaja në kohë. Në të njëjtën kohë bëjini ata që ju detyrohen të paguajnë, ose zgjidhni t’i lini të shkojnë nëse nuk e bëjnë dot tani.
  3. Mbajini premtimet tuaja. Nëse nuk e keni bërë, pyesni veten pse luftoni. Gjithmonë keni të drejtë të ndryshoni mendim, të kërkoni falje, të kompensoni, të rinegocioni dhe të ofroni një alternativë ndaj një premtimi të thyer; por mos e bëni zakon. Mënyra më e lehtë për të shmangur mos mbajtjen e një premtimi, është të thoni “jo” që në krye të herës.
  4. Eliminoni sa më shumë që të jetë e mundur dhe delegoni detyrat që preferoni të mos bëni, dhe kaloni kohën tuaj duke bërë ato që ju pëlqejnë.
  5. Lejoni vetën të pushoni kur keni nevojë dhe jepini vetes leje për të ndërmarrë çdo veprim nëse keni një shans të mirë.
  6. Hidhni, mblidhni dhe organizoni, asgjë nuk ju merr më shumë energji sesa një hapësirë ​​e çrregullt, plot gjëra nga e kaluara që nuk ju duhen më.
  7. Jepini përparësi shëndetit tuaj, pa një funksion të përsosur të makinerisë së trupit, , nuk mund të bëni shumë. Bëni pushime.
  8. Merruni me situatat toksike që po toleroni, që nga shpengimi i një miku ose një anëtari të familjes, te tolerimi i veprimeve negative nga një partner ose grup; ndërmerrni hapat e nevojshme.
  9. Pranoni. Jo të dorëzoheni, ama asgjë nuk ju bën të humbni më shumë energji sesa të grindeni me një situatë që nuk mund ta ndryshoni.
  10. Falni, lini një situatë që shkakton dhimbje, gjithmonë mund të zgjidhni të lini pas dhimbjen e kujtesës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu