HomeFokus Ankthi në gjumë gjatë coronavirusit
spot_img

Artikuj të ngjashëm

 Ankthi në gjumë gjatë coronavirusit

Përse tani kemi më shpesh ankth nate se zakonisht?

Teresa ka shpjeguar që ëndrrat tona procesojnë përvojat tona të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme gjatë një apo dy ditëve të fundit dhe i krahason ato me përvojat e ngjashme nga e kaluara jonë.

– Kur ndjenjat tuaja mbushen, gjithmonë do të kthehen t’ju “kafshojnë” në ëndrra – thotë ajo dhe vazhdon:

Është me rëndësi t’i pranoni që frikësimet tuaja dhe që të jeni të vetëdijshëm për to.

– Disa përpiqen t’i ndrydhin frikësimet e veta dhe emocionet e tjera, mirëpo ato jetojnë në pjesën tonë të pavetëdijshme dhe në mënyrë të ndjeshme ndikojnë edhe në mendimet dhe veprimet tona – shpjegon Teresa dhe thotë që atëherë ndodh që ato frikësime vijnë në ëndrra dhe i kontribuojnë netëve të pagjumë.

– Shumica e njerëzve tani i përpunojnë frikësimet, prandaj ëndrrat e tyre janë shpesh të tmerrshme.

Aktualisht në ëndrra shfaqen shumë tema të zakonshme, ndërsa është për t’u habitur që jo që ajo që na frikëson në ëndrra nuk ngjan me atë që na frikëson në kur jemi zgjuar.

Tema më e shpeshtë për ankthe nate tani është mbyllja brenda shtëpisë, kontrolli, humbja edhe shumë gjëra të tjera për shkak të situatës së sapokrijuar të cilën e ka shkaktuar virusi, përfundon ajo.

Të fundit