- Jeni bufë nate
Studimet më të fundit sugjerojnë se ata që preferojnë të rrijnë zgjuar natën vonë, dhe i bëjnë punët më të mira natën, kanë IQ (kuocient inteligjence) më të lartë se njerëzit e mëngjesit. Thënëkjo, qëndrimi natën vonë nuk është se ju bën më të zgjuar si me magji – thjeshtë gjerëzit më të zgjuar ka më shumë gjasa që të punojnë dhe bëjnë festa netëve. Ndërkohë që miqtë tuaj i zë gjumi shpejt, ju kërkoni në internet për informacion, lexoni, mësoni të luani kitarën dhe përfundoni projekte të ndryshme – duke qenë se kjo ndodh në prapaskenë, njohuritë dhe aftësitë tuaja shpesh herë u vijnë si surprizë njerëzve.
- Jeni tipa të heshtur
Ka shumë keqkuptime për njerëzit e heshtur, për shembull etiketohen si të mbyllur, të sikletshëm në shoqëri etj. Kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë, dhe ndërkohë që jo të gjithë njerëzit e qetë janë domosdoshmërisht të zgjuar, njerëzit me inteligjencë të lartë shpesh herë përmbahen dhe nuk flasin në një situatë. Ata marrin pak kohë për t’u menduar për atë që është thënë dhe përgatiten për përgjigjen e duhur. Për ta, heshtja është më mirë se e folura e pakuptimtë.
- I përballoni problemet tuaja
Mund të gjendeni përballë disa problemeve, por një njeri i zgjuar nuk i lë ta vënë përfund. Një njeri shumë i zgjuar e di se si të vendosë prioritete dhe të përballojë problemet teksa shfaqen, përpara se gjërat të dalin jashtë kontrolli. Nëse jeni lloji i personit që i përballon problemet dhe i mirëpret sfidat, shanset janë që të jeni goxha inteligjent.
- Rrini me njerëz të zgjuar dhe krijues
Shoqëria që mbani është një reflektim i mirë i asaj që jeni si person. Njerëzit veçanërisht të zgjuar kanë prirjen të rrijnë me njerëz si ata, domethënë të zgjuar, krijues e të kulturuar. Ka gjithmonë përjahstime, por nëse afro 80% e njerëzve në jetën tuaj janë inteligjentë dhe interesantë, atëherë me siguri i shkoni për shtat kësaj kategorie.
- Përpiqeni për perfeksion
Mund të mos ketë shenja që të flasin “troç” për inteligjencën tuaj në pamje apo në të folur, por mënyra se si silleni është një tregues i shkëlqyer. Njerëzit inteligjentë gjithmonë përpiqen për perfeksionin, kështu që sa herë i shihni, do të jeni në gjendje të vëreni disa përmirësime të vogla. Ata janë gjithmonë pakëz më ndryshe se më parë. Ky mentalitet perfeksionizmi gjen zbatim në të gjithë aspektet e jetës.
- Keni prirjen të jeni kritikë ndaj vetes
Ka shumë narcizistë në këtë botë, të cilët ndonjëherë e gënjejnë veten dhe të tjerët për të treguar se sa të mirë janë në diçka, kështu që në fakt duket si frymëmarrje ajri të pastër, të shohësh dikë që kritikon vetveten dhe pranon kritikën. Ndonëse dikush mund të mos jetë duke u përpjekur aktivisht që të lërë mbresa dhe të shfaqet si tip i zgjuar, aftësia për të pranuar të metat e tua dhe gatishmëria për të punuar në korrigjimin e tyre janë shenja të inteligjencës.
- Ju pëlqen të rrini të informuar
Njerëzve inteligjentë u pëlqen të jenë të përditësuar për një sërë fushash të ndryshme, gjithmonë në përpjekje për t’u përmirësuar. Një njeri i zgjuar qëndron i ëprditësuar me lajmet lokale dhe globale, si dhe përpiqet të mësojë sa të mundet për tema që lidhen drejtpërdrejtë me jetën e tyre, apo që u interesojnë. Mbledhja e informacionit, mësimi i gjërave të reja dhe zhvillimi i aftësive të dobishme është një objektiv jetësor për njerëzit me inteligjencë të lartë, dhe ata gjithmonë e gjejnë një mënyrë për të qenë të zënë.
8.Jeni gjithmonë duke u marrë me shumë projekte të ndryshme
Një tregues i mirë se keni të bëni me një person inteligjent është fakti se ata kanë gjithmonë disa projekte me të cilët po punojnë. Mund të jenë duke u marrë me frëngjishten e tyre apo duke mësuar disa fraza në gjuhën mandarine, duke lexuar revista me këshilla “Bëje vetë”, duke marrë mësime vallëzimi, duke punuar me receta të reja në kuzhinë, apo duke lexuar një libër për arkitekturën në mesjetën e hershme. Ndërkohë që shumë njerëzve u pëlqen të jenë të zënë me diçka, një njeri i zgjuar e zë kohën e lirë me aktivitete që e ndihmojnë të përmirësohet në një mënyrë apo një tjetër. Jo të gjithë njerëzit e zgjuar janë shumë produktivë, por kjo mund të jetë një tregues i mirë i intelektit të lartë.
- Ju bëni pyetjet e duhura
Kur flisni me një person të zgjuar, i cili nuk përpiqet të duket, do t vini re që ata nuk përpiqen të marrin peng bisedën, apo t’u hyjnë monologjeve të gjatë. Ata rrijnë në qetësi dhe dëgjojnë atë që keni për të thënë, duke lejuar aty-këtu mmente heshtjeje, teksa mendojnë gjërat që po thuhen. Megjithatë, kur bëjnë një pyetje, e bëjnë vërtetë me vlerë. Ata në fakt japin këshilla të dobishme, apo edhe ju ndihmojnë të mbërrini vetë në konkluzionet e duhura. Nëse miqve tuaj u pëlqen të flasin me ju dhe ju thonë se jeni një dëgjues i mirë, gjasat janë që të jeni edhe një mik inteligjent.
- Nuk mendoni se jeni veçanërisht i zgjuar
Për shkak të diçkaje që quhet Efekti Dunning Kruger, njerëzit me një nivel të ulët aftësish kanë prirjen që të mbivlerësojnë aftësitë e tyre, ndërkohë që njerëzit shumë kompetentë kanë prirjen që të “shiten lirë”. Kjo vjen për shkak të faktit që, sa më inteligjent, i informuar dhe me aftësi që të jesh, aq më shumë e kupton se sa shumë hapësirë ka për të përmirësuar më tej, dhe nuk jeni të kënaqur me dijet aktuale apo nivelin e aftësive