spot_img

Artikuj të ngjashëm

Bulimia

Bulimia është një çrregullim nervor që prek kryesisht femrat dhe lidhet me një ushqyerje të tepruar, tëpasuar me stimulim për ta vjellë ushqimin. Zakonisht haset tek modelet, balerinat, aktoret, të cilat duke pasur në mendje disa kritere fikse për të qenurit të bukura, trupi i tyre nuk u duket asnjëherë mjaftueshëm i mirë. Përkundrazi, u duket mbipeshë dhe ndaj stimulojnë të vjellat. Ky çrregullim shoqërohet më pas me një sërë pasojash, si distancimi social, nervozizmi i shtuar, ezofagitet (dëmtimet e ezogagut nga aciditeti i stomakut), dëmtimet e dhëmbëve nga aciditeti i stomakut etj. Më poshtë ju sjellim historinë e Ambra Angiolinit, e cila ia ka dalë mbanë më së miri me këtë çrregullim nervor dhe tashmë po motivon dhe shumë të rinj të tjerë për t’ia dalë mbanë.

“Kam kërkuar gjithmonë t’i bëj dëm vetes dhe jo të tjerëve. Të haja ishte mënyra ime për t’u shfryrë ndaj pamundësisë sime për të kërkuar ndihmë. Gjatë atakeve të mia të bulimisë, mund të haja çdo lloj ushqimi, edhe ato që më parë nuk më pëlqenin, dhe pastaj villja në banjon e çdo ambient. Bulimia është njëçrregullim nervor vërtet shkatërrues, që nëse nuk ke dikë të të qëndrojë pranë e të të ndihmojë, mund tëzgjasë me vite të tëra.

Pastaj, në një pikë të caktuar të jetës sime, erdhi një person i veçantë në jetën timë. Vajza ime Jolanda. Kisha vajzën time në bark, e cila id ha një kuptim të ri jetës sime. Ajo “ia doli” të më bënte të reflektoja se barku im duhet të ishte vendi më i ngrohtë për ta rritur. Ishte pikërisht ajo që më bëri të ndryshoja, tëarrija të përmirësohesha dhe t’ia dilja në betejë me buliminë. Vajza bëri atë që prindërit e mi në vite nuk arritën dot ta bënin.

Sot unë bëj fushata kundër bulimisë dhe marr pjesë në shumë grupe të rinjsh të përfshirë në terapi sociale për t’ia dalë mbanë në betejën me këtë çrregullim nervor. Jam aty për t’i treguar historinë time dhe për t’i motivuar ata fortësisht se mund t’ia dalin. Jo se “mund”, por sepse “do t’ia dalin” dhe unë besoj fortësisht në këtë rezultat”.

Të fundit