spot_img

Artikuj të ngjashëm

Luftëtari

Cilësitë e luftëtarit

Një luftëtar, para se të vendosë, mendon, vezhgon, nuk nxitohet dhe llogaritë gjithçka.
Luftëtari e merr një vendim me vullnetin e tij te lirë, pra vendimi është zgjedhja e tij.
Luftëtari nuk pendohet per vendimet që merr.
Luftëtari pret me durim, e di çfare dhe pse pret.
Luftëtari nuk distancohet nga bota dhe jeta.
Luftëtari është i vetëdijshem për vdekjen, por njëkohësisht ka një sjellje indiferente ndaj saj.
Luftëtari tregon kujdes të jetojë brenda një sjelljeje strategjike.
Luftëtari nuk është i dhënë pas asgjëje, nuk është i dashuruar me asgjë.
Luftëtari respekton gjithçka dhe mbetet ne frontin e luftes.
Luftëtari nuk merr persiper nje peshë, të cilen nuk mund ta mbartë.
Luftëtari degjon zërin e zemrës, kur bën zgjedhjen e tij.
Luftëtari mund ta ndalojë kur të dojë bisedën e brendshme.
Luftëtari e percakton vetè gjendjen emocionale, në të cilën ndodhet.
Dëgjimi është veprimi i tij  më i rëndësishëm i komunikimit.
Luftëtari për të mos lejuar lëndimin e shpirtit, tregon një sjellje të përshtatshme me situatën.
Gjendja emocionale e luftëtarit nuk formohet nga fjalët dhe sjelljet e të tjereve, por nga zgjedhja e tij e vetëdijshme.
Luftëtari e fillon punën e tij duke pranuar veten siç është. Në këtë pranim ka zemërgjerësi. Ai nuk ndjen pendesë, nuk mban mëri, e nuk është i përfshirë në ndjesinë “ah sikur të isha kështu”.
Luftëtari nuk e ulë koken para askujt, por edhe nuk  lejon që të tjerër të ulin kokën para tij.
Luftëtari kujdeset per shëndetin e tij sikurse  për sytë e ballit.
Luftëtari ushqen ndjenjën e falënderimit ndaj gjithçkaje që e zhvillon, ndaj kujtdo, e gjithçkaje që ka kontribuar në jetën e tij.

 

Të fundit