spot_img

Artikuj të ngjashëm

Perfeksioni

Nje histori personale e lidhur me Crregullimin Obsesivo-kopmulsiv (OCD)

Jo shume kohë më parë isha duke u përballur me momentet më të vështira të jetës sime, por në letër nuk dukej aspak ashtu. Sapo kisha përfunduar një turne kombëtar për librin tim të parë, “The Crowdsourceress”  dhe çdo gjë po shkonte mirë. Kompania ime, e cila nisi fushatat e financimit  për  krijuesit në të gjithë botën, kishte ngritur një llogari prej 20 milion dollarësh për t’i ndihmuar  të sillnin në jetë projektet e tyre krijuese. Nga gazetarët u quajta si një nga të rinjtë më të suksesshëm dhe madje emri im ishte shtuar në listën e të rinjve të suksesshëm të Forbes. Dukshëm unë isha duke prekur majat, po jetoja suksesin tim.

Vetëm një ditë pas përfundimit të turneut, nuk mund të ngrihesha dot nga shtrati. Po flisja  në telefon me nënën time, po qaja si një fëmijë i vogël i tmerruar, isha zhytur në një vorbull mendimesh të frikshme të përsëritura. Lëkura më ishte ngjethur nga ankthi.

Ky nuk ishte rasti i vetëm kur unë e lëshoja veten në këtë mënyrë. Kam vuajtur nga këto mendime  obsesive për rreth dy dekada të jetës sime.

Në kthetrat e obsesionit

U rrita si një fëmijë i lumtur, guximtare dhe jashtëzakonisht kurioze. Por diçka ndodhi në periudhën para adoleshencës time. Fillova të tmerrohesha se gjëra të këqija mund të më ndodhnin.  Me sa mbaj mend gjithçka filloi rreth moshë 10 vjeçare. Pasi ndoqa një film horror, fillova të fiksohesha shumë me idenë se do të më rrëmbenin alienët.  Çdo natë shtrihesha në shtrat duke imagjinuar të gjitha mënyrat e mundshme se si do të më rrëmbenin, e më pas vrapoja drejt  dhomës së prindërve, për të fjetur pranë tyre sepse ashtu ndihesha e sigurtë.

Por unë nuk i kisha këto mendime terrorizuese vetëm natën. Gjatë fundjavave kur nuk punoja, e gjeja veten duke ecur në ambiente të mbyllura duke  menduar për mënyrat e ndryshme sesi mund të torturohesha nga alienët nëse më rrëmbenin.

Më kujtohet qartë kur një mëngjes të shtune babi im duke treguar një pikturë tha:

– Kjo pikturë ekziston, alienët jo. Prandaj ke më shumë mundësi për t’u rrëmbyer nga kjo pikturë.

Unë qesha, u lehtësova, por ende isha e pasigurtë.

E largova fiksimin tim dhe frikën ndaj alienëve, për të kaluar në një tjetër fiksim: perfeksioni.

Po mbaroja klasën e pestë dhe duke u regjistruar në një shkollë shumë prestigjoze, i thashë vetes se nëse dështoja do të shkatërroja plotësisht jetën time. Kështu duke u fiksuar unë përfundoja të gjitha detyrat e shtëpisë, organizoja çdo gjë në dosjet e mia me ngjyra të ndezura dhe shtrihesha herët. Por, nuk mundesha të flija. Në vend që të flija unë lutesha pa pushim që të arrija rezultatet më të larta në shkollë. E frikësuar se detyrat e shtëpisë mund të zhdukeshin papritur ndërkohë që flija, gjithë ankth kërceja nga shtrati për të kontrolluar nëse ato ishin ende aty. Mund të bëja rreth 20 minuta gjumë gjithë natën.

Kur mbusha 12 vjeç fiksimet e mia u zhvendosën drejt seksit. Nuk isha duke fantazuar rreth mashkullit që mund të pëlqeja ose të ekspoloroja kënaqësi me trupin tim i cili tashmë kishte kaluar në fazën e pubertetit. Përkundrazi unë isha e tmerruar ndaj gjithçkaje rreth seksit, madje situata kaloi në atë fazë sa nuk doja të më prekte askush me dorë, duke pasur frikë se do ndieja ndonjë ndjesi  të paparashikueshme në trupin tim.

Fiksimi im u bë aq paralizues saqë fillova të rishqyrtoja veprimet që kisha  kryer duke i analizuar ato rreth pasaktësive më të vogla duke u vetërrëfyer se diçka mund të ketë qenë perceptuar gabim.  Nëse ndonjëherë më kalonte në mendje ndonjë mendim seksual, më ndodhte të fiksohesha për orë të tëra se çfarë do të thoshte kjo për identitetin tim si person.

Fillimisht ashtu si me çdo krizë tjetër timen çdo gjë ua shpjegoja me detaje prindërve të mi. Por, ndieja se kjo frikë e imja e re ishte ndryshe, ishte tabu. Kështu që ndalova se shpjeguari për prindërit e mi, ndërkohë që një tjetër mendim obsesiv u rrit brenda meje. Edhe pse prindërit e mi kishin qenë përkrahësit e mi më të mëdhenj deri tani, mendoja se nëse ata do të lexonin mendimet e mia atëherë do të më mohonin përgjithmonë si fëmijën e tyre.

Duke e përpjekur për të qenë përfekte

Kur filova shkollën e mesme isha shumë e zonja  në fshehjen e “betejave” që kisha me veten time, kështu unë përballoja e vetme çdo gjë. E mbaja veten të zënë me punë për të shmangur situatat që më shkaktonin ankth.

Përkushtimi intensiv ndaj punës më bëri  të shkëlqeja, por nga ana tjetër maskonte mendimet e ngulitura në mendjen time.

Në kolegj isha vlerësuar si studentja më e mirë, por më kujtohet që mendova se mund të kisha bërë , duhet të kisha bërë më shumë se aq.

Me kalimin e kohës prindërit më nxisnin të ndiqja ndonjë terapi, ndërsa unë kundërshtoja. Po arrija ta përballoja disi sipas mënyrës sime. Duke qenë se gjatë gjithë kohës isha duke mbrojtur  atë person aq perfekt, që shkëlqen në shkollë, shumë punëtore dhe një vajzë të mbarë, ndoshta terapia mund të  thoshte se diçka nuk shkonte me mua.

Pasi përfundova kolegjin fillova të shkoja për vizita tek një psikoterapiste, kjo gjë vazhdoi për rreth 7 vite. Me kalimin e kohës arrita të shpalosja frikat e mia përballë saj, duke qarë e duke mbërthyer anët e kolltukut gjatë seancave të mia.

Shpesh mendoja se kjo më ndihmonte vërtetë, të shprehesha për fiksimet e mia, ishte çliruese dhe unë kisha fuqi të vazhdoja të bëja përpara. Por, këto momente çlirimi ishin vetëm të përkohshme. Fiksimi im me përsosmërinë ishte prezent dhe shkatërrues dhe të gjitha frikërat e mia  po ndikonin në fusha të tjera të jetës sime.

Kur u dashurova me të dashurin tim, kjo lidhje shkaktoi edhe krijimin e një fiksimi tjetër, një fiksim që më pengonte të flija.  Isha vazhdimisht e tmerruar se mos ai vdiste ndërkohë që unë flija. Kur ai ishte me miqtë ose bënte udhëtime pune, unë e telefonoja me qindra herë gjatë natës për t’u siguruar se ishte gjallë. Fillova të humbisja në peshë nga ankthi që përjetoja, ishte sfilitës.

Pas përfundimit të turneut të librit tim, nuk mund ta shpërqëndroja veten time më gjatë. Kisha një marrëdhënie serioze, karriera ime ishte e lulëzuar, kisha një kompani të suksesshme, por thellë brenda vetes e dija se diçka nuk shkonte. Kuptova se ishte me rrezik nëse nuk do të merrja ndihmë për këtë, kështu që unë së bashku me nënën time filluam të kërkonim në internet. Nuk mora ndimë nga një mjek i vërtetë, por kërkimi ynë na ndihmoi të ecnim në drejtimin e duhur.  Vumë re se kishte shumë individë të tjerë me simptoma të ngjashme me  të mijat, shumë prej të cilëve lidheshin me një diagnozë të quajtur, çrregullimi obsesiv i përhershëm (OCD).

Të jetosh me OCD

Shumica e njerëzve e lidhin OCD me të qenurit shumë të  fiksuar pas rregullit ose të pasurit frikë nga bakteret, por kjo është vetëm ajo çka duket në pamje të parë. Thënë ndryshe OCD karakterizohet nga obsesione (mendime të padëshiruara ose bezdisëse që shkaktojnë ankth) dhe sjellje detyruese të cilat ne i krijojmë për t’u larguar nga këto mendime. Frika ime mbi sexi-in dhe vdekjen si dhe përpjekjet e mia për të arritur perfeksionin prodhuan këto mendime bezdisëse  të cilat përpiqesha t’i shmangia me sjellje të tilla si; kontrolli, shmangia, sigurimi – simptoma klasike të OCD.

Çfarë e bën OCD kaq të fuqishme është se ajo kapet pas gjërave që kanë të bëjnë me seksin, shëndetin, besimin fetar, marrëdhëniet madje edhe me vetë kuptimin e jetës. Ajo i kthen mendimet e rastit në fiksime që dalin jashtë kontrolli. A keni qenë ndonjëherë në metro dhe të keni menduar , “Po sikur të hidhesha?” edhe nëse kurrë më parë nuk keni provuar të lëndoni veten.

Pjesa më e madhe e njerëzve i shkaktojnë këto mendime pa dashur, por njerëzit me OCD mund të fiksohen pas tyre duke e thelluar situatën; A dëshiroj të kërcej? A dua të vdes? Ju mund të jeni aq i tronditur nga këto mendime saqë do te shmangni marrjen e trenit.

Pas kërkimit në Google gjeta një terapiste të sjelljes të specializuar lidhur me OCD. Kur ajo konfirmoi  diagnozën unë fillova seancat javore të terapisë psikologjke (një lloj teknike parandaluese pas ekspozimit) për të cilën unë e vendosja veten qëllimisht në situata që shkaktonin ankth. Për 50 minuta unë bëja gjëra të tilla si; dëgjoja fjalë të frikshme në mënyrë të përsëritur ose shikoja filma që nxisnin ankthin tek unë duke mbyllur sytë e duke imagjinuar më të keqen.

Më pas, me udhëzimet e terapistes sime erdhi dhe sfida e vërtetë, më duhej të detyroja veten të mos krijoja justifikime për të shmangur ankthin.  Kjo terapi ishte gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë, por terapistja këmbënguli që t’i përmbahesha asaj. Pas shumë përpjekjesh e një pune të gjatë duket se gjërat po ndryshonin për mua. Po filloja të shikoja rezultat. Një ditë shkova në punë dhe kuptova se për një çast truri im ishte i qetë.

Mendimet obsesive ishin aty, por unë nuk e ndjeva dëshirën e menjëhershme për t’i vënë në veprim. Disa ditë tani mendja ime është e qartë si kristal dhe e qetë si një oqean i qetë herët në mëngjes. Unë ende përjetoj ditë të këqija, sigurisht nuk jam shëruar e ndoshta nuk do të shërohem kurrë, por jam vazhdimisht duke punuar për këtë gjë. Është si të kem dy punë. Po punoj çdo ditë, e përditë bëhem më mirë…

Të fundit