HomeFokusGjëra që nuk mund të blihen me para
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Gjëra që nuk mund të blihen me para

Është e sigurt që shumica prej nesh e kanë pasur atë ëndrrën e plotë të përmbushjes personale “Sikur të kisha mjaft para”.Si një konstrukt social, paratë mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme: të lejojnë të blesh bileta filmash me miqtë; lehtëson takimet e reja; lejojnë blerjen e përbërësve bio për të bërë supë shtëpi, të lejojnë të zgjohesh në mëngjes dhe t’i thuash vetes, “sot mund të vësh ç’të duash.” Por le të mos pretendojmë se nuk mundemi dhe nuk lejohemi të shijojmë shoqërinë e miqve edhe pa to, të ushqejmë intimitetin dhe dashurinë edhe në mungesë të saj, ose të arrijmë lumturinë e përsosur në gjetjen e përbërësve për lloje të ndryshme pjatash në natyrë. Pavarësisht fiksimit mbarëbotëror të njerëzimit për paratë, ka gjëra që asnjë sasi prej tyre nuk mund t’i blejë.

Mjaftueshmëria

Paraja nuk blen kurrë mjaftueshmërinë. Nuk kënaqesh kurrë me ato që ke. Herë pas here ne kemi parë veprimin e kundërt të jetë i vërtetë: sa më shumë posedon, aq më shumë dëshiron. Nevoja për më shumë bëhet një varësi e çuditshme ndaj pakënaqësisë, sesa kërkimi i kënaqësisë.

Lumturia

Pavarësisht se sa pasuri materiale, nëse jetës suaj i mungon ekuilibri dhe kuptimi, paratë nuk i stabilizojnë gjërat. Nëse bën ndonjë gjë, ajo e shpejton të rrotullohet në një cikël të egër, të papritur. Sa më shumë para të kesh aq më pak të bëhet të besosh te njerëzit, madje aq më shumë ata të duken të pabesë. Pa pushim, ne shohim shembuj të të pasurve që janë krejtësisht të mjerë. Ata nuk janë të lumtur në jetën e tyre të dashurisë, në jetën familjare apo edhe në karrierën e tyre. Pra, është e qartë se paratë nuk blejnë lumturinë.

Dashuria

Në mijëra vjet të historisë njerëzore, paratë që blejnë me sukses ndjenjën e dashurisë së sinqertë janë të qëndrueshme në zero raste. Dashuria është shkëmbim botësh vetëm nëpërmjet lidhjeve më të thella të krijuara nga besimi, çiltërsia, bashkimi dhe dhembshuria. Nuk ka asnjë monedhë në këtë planet që i afrohet atij hiri.

Spiritualiteti

Pa marrë parasysh se sa bujarë jemi ne; pavarësisht lëmoshës për të varfërit, apo udhëtimeve për pushime në tempuj të largët, shpirtërorja kërkon një lidhje më të thellë e të sinqertë me Gjithësinë sesa të shkruajmë emrin tonë në një çek ose të rrëshqasim një kartë krediti. Të menduarit se paratë ndihmojnë të blini një lidhje të sinqertë shpirtërore me Gjithësinë është një lëvizje automatike e kthimit në fillim në lojën e jetës.

Harmonia Familjare

Çfarë shume parash do ta bënte xhaxha Xhoin të respektonte hallë Marinë? Ose bëj që babai të jetë më pak i rezervuar për të pranuar; të kujdeset sinqerisht prë mamanë? Gjithmonë ekziston një tundim për të menduar se nëse mund t’i japim mjaftueshëm këtij personi për të eliminuar streset e tij, ose ndoshta thjesht të kemi mjaftueshëm për të vendosur një distancë të respektueshme midis vetes dhe pjesës tjetër të familjes, kjo do të sillte transformim pozitiv familjar që kemi dëshiruar gjithmonë. Jo. Nuk funksionon kurrë.

Vetëvlerësimi

Numëroni sa herë njerëzit me orë të shtrenjta ndiejnë nevojën për të kontrolluar kohën kur janë rreth të tjerëve. Pastaj shikoni personin që ua fut unazën e madhe të fejesës në sytë e të gjithë me ngacmimin më të vogël. Fije e përbashkët: ata janë posedimet e tyre. Ndjenja e tyre e vetëvlerësimit është aq e brishtë sa duhet ta forcojnë atë me gjëra të modës, të shtrenjta dhe të dukshme që njerëzit nuk mund të mos i vënë re. Mjerisht, kur gjërat janë zhdukur dhe njerëzit janë zhdukur, kështu është edhe vlera. Pra vetvlerësimi i tyre buron nga jashtë, dhe jo së brendshmi. Ata e kanë deleguar vetëvlerësimin për veten nëpërmjet të tjerëve.

Respekti

Respekti nuk përshtatet në një portofol, fond besimi, trashëgimi ose llogari mbrojtëse. Respekti është një nocion shumë madhështor për ato gjërat e vogla, të ndjeshme, të njerëzishme, e të thjeshta. Sido që të jetë, paratë shpesh i bëjnë njerëzit të sillen në mënyra që zvogëlojnë atë pak respekt që mund të kenë fituar duke u përpjekur të jenë qenie njerëzore të mira.

Mirënjohja

Bujaria është e madhe, përveçse kur kryhet me shpresën se ata që marrin dhuratën do të gjunjëzohen, por ka shumë që kanë pikërisht këtë qëndrim: Unë dhashë, tani të lutem më mbulo me mirënjohje. Mirënjohja e vërtetë nuk vjen kurrë me një çmim dhe, kur është e vërtetë, jepet gjithmonë falas.

Miqtë

Kjo mund të shkruhet në një dërrasë një mijë herë dhe ende ka nevojë për përsëritje: paratë nuk blejnë miq. Një portofol si një qendër gravitacionale do të tërheqë pjesët më të afërta të rrënojave të karaktereve njerëzore, jo ​​trupat yjorë të shumtë. Karakteret e rrënuara, ekzistojnë për të përfituar nga të tjerët, për të ndërtuar veten në kurriz të të tjerëve. Ky nuk është aspak përkufizimi i dikujt të cilin mund ta quash mik

Falja

Ndonjëherë ne ngatërrohemi. E dini se çfarë nuk mund të blini me para? Paratë nuk mund të blejnë rrugën tonë për të dalë nga ai fakt i pashmangshëm i jetës. As blerja e një diamanti, një buqete, një kostumi apo një kuti lodrash plot me dhurata. Asnjëra nuk e blejnë faljen e sinqerta. Ato në fakt bëjnë të kundërtën, ato blejnë blejnë maskën për sinqeritetin.

E vërteta

Shuma e parave të shpenzuara për fushatat e marketingut nuk kanë mundur të blejnë të vërtetën për shumë kohë. Një buxhet i madh nuk është kurrë një alternativë ndaj fakteve.

Dhembshuria

Edhe njerëzit mizorë mund të hedhin para në bamirësi. Megjithatë, paratë nuk mund të zëvendësojnë një zemër të dhembshur aty ku mungon. Nuk mund të na bëjë të kujdesemi, të ndjehemi ose të kërkojmë zgjidhje. Në rastin më të mirë, paratë mund të lehtësojnë disa sëmundje (të këqijat që krijojnë vetë sistemet tona të ekonomisë), por dhembshuria është akti i çmontimit të barrierave midis perceptimit dhe vuajtjeve të të tjerëve, jo ndryshimi i ndarjeve të parave.

Lidhja

Paratë sigurisht që mund të garantojnë një grumbull njerëzish rreth jush, por asnjë nga ato grumbullime nuk është në të vërtetë me ju. Ata nuk po qëndrojnë afër teje, por afër parave tuaja. Ndjenja e lidhjes vjen nga jeta e brendshme, e cila është pa pagesë, duke i thënë përshëndetje jetës së brendshme të të tjerëve. Kërkon ndershmëri, kohë dhe interes për botën që nuk gjendet në normën e llogarisë suaj të kursimeve.

Besnikëria

Besnikëria është rezultat i respektit të karakterit, jo i transaksionit financiar. Paratë mund të blejnë shumë gjëra… por nëse mungon besnikëria, të gjithë do të ikin në momentin që shfaqet një ofertë më e mirë nga gjetkë.

Siguria

Paratë mund të blejnë një roje, e cila është një garanci. Paratë mund t’ju vendosin në një lagje të pasur, e cila është e monitoruar 24 orë. Megjithatë, paratë nuk do të sigurojnë kurrë një fushë force të përhershme që mbron dikë nga të këqijat që ka bërë.

Qëllimi i jetës

Paraja ka përdorimet e saj dhe është një shpërqendrim përrallor, por gjërat që nuk mund të blihen priren të jenë gjërat që ne, si një komunitet planetar, kemi nevojë përjetësisht.

Të fundit