HomeFokusCilat janë karakteristikat e njerëzve inteligjentë?
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Cilat janë karakteristikat e njerëzve inteligjentë?

Studimet shkencore kanë treguar se koeficienti i inteligjencës formohet qysh në moshë të hershme, kështu që ju keni ngecur me atë që keni zotëruar në fëmijërinë e hershme, shkruan “Business Insider”. Hulumtimet kanë treguar se ka ende disa shenja dhe karakteristika që mund të tregojnë nëse një person është mbi mesataren e inteligjencës.

Këto janë disa nga veçoritë:

Ankthi

Psikiatri Jeremy Coplan studioi pacientët me çrregullime ankthi dhe zbuloi se ata me simptomat më të rënda shënuan IQ më të lart më sesa ata me simptoma më të lehta. Studime të tjera kanë zbuluar se njerëzit e shqetësuar kanë aftësi më të mira verbale dhe se mendjet e tyre janë më aktive. Gjithashtu, një eksperiment në “Qendrën Ndërdisiplinore Herzliya” izraelite tregoi se njerëzit me ankth janë më të suksesshëm në zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara.

 

Mëngjarashët

Hulumtimet kanë treguar se të qenit mëngjarashë lidhet me të menduarit ndryshe (një mënyrë krijuese për të zgjidhur një problem ose zgjidhje të shumta për një problem).

 

Humori

Hulumtimet tregojnë një lidhje të fortë midis sensit të humorit dhe aftësive të larta verbale, si dhe të të menduarit abstrakt. Humori është kryesisht rezultat i inteligjencës së lartë sepse kërkon një lloj specifik të të menduarit dhe manipulimit të fjalëve.

 

Ka shpresë

Nëse nuk keni asnjë nga këto karakteristika, sigurisht që nuk do të thotë se nuk keni një IQ të lartë, por nëse keni disa nga karakteristikat që lidhen me këto talente apo probleme, mund të nënkuptojë se keni një  IQ më e lartë se mesatarja.

Më shumë nga këto karakteristika së bashku (ose të gjitha) tregojnë se ju përshtateni me shumicën e asaj që studimet kanë gjetur deri tani për inteligjencën.

Të fundit