spot_img

Artikuj të ngjashëm

Respekto Veten

 

  1.  Raportet me veten përmirësohen.

Në momentin që fillon të kujdesesh për veten fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht ndalon së komunikuari me persona që sjellin emocione dhe ndjesi negative në jetën tënde. Ti nis të përqendrohesh dhe t’u përkushtohesh vetëm njerëzve optimistë që të përballojnë ta jetosh jetën në mënyrë të qetë.

 

  1. Nis të duash veten.

Ndalon së kërkuari dashuri për të mbushur boshllëkun tënd, pasi sheh se dashuria që ke për veten të mjafton e të tepron. Pra, në këtë mënyrë ti nuk varesh më nga dashuria e të tjerëve.

 

  1. Mban larg njerëzit e ligë.

Ndonjëherë është e vështirë, por është e nevojshme të largohesh nga disa persona. Edhe pse mund t’i duash dhe të jesh kujdesur shumë për ta, sërish, në momentin që sheh se më shumë po humbet se sa po përfiton nga ajo marrëdhënie, gjëja më e mirë është të largohesh nga ai person.

 

  1. Ndihesh më i/e lumtur.

Në momentin që e respekton veten, të duhet të përballosh më pak situata stresuese, pasi preferon të largohesh prej tyre. Kur sheh se diçka po të dëmton, largohesh prej saj dhe përqendrohesh në gjërat që të falin lumturi dhe qetësi shpirtërore.

 

  1. Marrëdhënia jote përmirësohet.

Qoftë në marrëdhëniet në çift, qoftë në marrëdhëniet në punë, atëherë kur nis të duash dhe respektosh veten, ti mban raporte me njerëz të afërt dhe pozitivë dhe kjo gjë të ndihmon të japësh edhe rezultate më të mira në punë, apo të ndihesh më mirë në çift.

 

  1. Tërheq njerëz të mirë rreth vetes.

Më parë, ndoshta mbaje kontakte edhe me njerëz që mund të ta tërhiqnin vëmendjen dhe më pas të mos kujdeseshin më për ty. Në momentin që nis të respektosh veten tënde, ti e kupton më mirë vlerën e kohës së humbur dhe e di se atë nuk duhet ta shpenzosh me njerëz jo të denjë për kohën e jetës tënde. Nuk i përgjigjesh më askujt që nuk meriton të marrë përgjigje prej teje.

 

  1. Nis të luftosh vërtet fort për veten tënde dhe për gjërat, në të cilat beson.

Kur nis t’i besosh vetes tënde, ndalon së menduari për gjëra negative, apo të dyshosh për njerëzit përreth teje. Disa prej tyre mund të thonë gjëra negative dhe jo të hijshme, por ti zgjedh të mos i dëgjosh. Kapesh fort pas vetes dhe nëse nuk të dëgjojnë, largohu prej tyre.

 

  1. Bëhesh më e sigurtë.

Siguria se mund t’ia dalim është një nga gjërat më të rëndësishme që na çon drejt suksesit. Shihesh në pasqyrë dhe nuk e sheh më veten si më parë. Nuk sheh defektet, pasi një zë i brendshëm të thotë se duhet ta ardhurosh veten, pasi ti mund t’ia dalësh.

 

  1. Ndalon së kërkuari falje për gjëra të vogla.

Kur ndihesh i/e sigurtë për një zgjedhje që bën, nuk ke pse kërkon falje për këtë gjë, edhe nëse gjithçka shkon keq. Nuk është mirë të mos kërkojmë falje, pasi secili gabon, por falje duhet të kërkojmë për gjëra të mëdha, jo të vogla.

 

  1. Ndalon së u shpjeguari.

Nëse bën një zgjedhje që të bën të ndihesh mirë, nuk ke pse i jep shpjegime askujt se pse e ke zgjedhur atë gjë. Ti e di më së miri se çfarë kërkon në jetë dhe nuk ke pse u jep shpjegime të tjerëve.

 

  1. Ndalon së prituri.

Në momentin që nis të respektosh veten tënde, ndalon së u besuari gënjeshtrave dhe justifikimeve. Nis të largohesh edhe nga personat që të gënjejnë, pasi kupton se lumturia jote vjen mbi gjithçka tjetër.

  1. Nuk ndihesh më xheloz/e.

Në të shkuarën, mund jë jesh përballur shpesh me veten apo me të tjerët. Por tani që ti je personi, në të cilin gjen mbështetje për çdo gjë, e kupton se çfarëdo të ndodhë me të tjerët, ti gjithsesi nuk ke pse bëhesh xheloz/e për ta. Kupton se kush të do vërtet, nuk të tradhëton kurrë.

 

 

Previous article
Next article

Të fundit