HomeFokusShenja fizike që dikush po gënjen
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Shenja fizike që dikush po gënjen

Njerëzit kanë prirje për të treguar disa shenja fizike, kur janë të pandershëm. Ai që irritohet, djersit ose merr frymë me vështirësi, mund të jetë thjesht nervoz. Kështu që mos u nxitoni para se të mendoni se dikush po ju gënjen duke u bazuar në të dhëna fizike. Gjithsesi nëse do të vinit re këto shenja merrini në konsideratë. Mund t’ju ndihmojnë t’ia çirrni maskën një gënjeshtari.

1) Lëvizin kokën. Nëse shihni që dikush e lëviz papritmas kokën kur i keni drejtuar një pyetje direkte, ka të ngjarë që po ju gënjen për diçka. Koka tërhiqet prapa menjëherë, përkulet poshtë, anoset ose kthehet anash,- shkruan analistja e sjelljeve dhe autore e “Gjuha e trupit të gënjështarëve”, Lillian Glass. Kjo ndodh pak para se personi të japë përgjigje.

2) Frymëmarrja ndryshon ritëm. Kur dikush po ju gënjen fillon e merr frymë rëndë, – thotë Glass. – Është një veprim refleksesh. Kur frymëmarrja ndryshon, ngrihen shpatullat dhe zëri dobësohet. Frymëmarrja shkurtohet sepse ndryshojnë rrahjet e zemrës dhe fluksi i gjakut. Organizmi përjeton këto ndryshime kur është nervoz dhe kur dikush ndihet në tension, kur gënjen.

3) Përsërisin fjalë dhe fraza. Kjo ndodh sepse tentojnë të bindin veten dhe t’ju bindin juve, – shprehet Glass. – Provojnë të vlerësojnë gënjeshtrën në kokën e tyre. Mund të thonë: Nuk e kam bërë…Nuk e kam bërë…disa herë. Përsëritja është edhe një mënyrë për të fituar kohë, në mënyrë që të mbledhë më së mirë mendimet. Kur dikush nuk është i ndershëm dhe ju bëni pyetje të mëtejshme ata shpesh përpiqen të ngadalësojnë përgjigjen.

4) Instiktivisht mbulojnë pjesët më vulnerabile. Kjo do të thotë pjesë si fyti, gjoksi, qafa, koka ose barku. Këtë e kam vënë re në sallat e gjygjeve kur punoja si këshilltare për prokurorët. Mund ta shquaj kur një deponim i dikujt godet një nerv të dukshëm të të pandehurit, kur shoh atë që zë fytin me një dorë, -thotë Glass. Nuk e kam vlerësuar këtë sjellje plotësisht, vetëm atëherë kur hyra në FBi si agjente speciale.

5) Mbulojnë ose kapin gojën. Një shenjë e atij që gënjen është edhe vendosja në mënyrë automatike e duarve mbi gojë, kur nuk do t’i përgjigjet një pyetjeje. Kur të rriturit vendosin duart mbi buzë do të thotë që nuk po thonë gjithçka dhe thjesht nuk duan të thonë të vërtetën. Ata thjesht po mbyllin komunikimin.

6) Tërheqin këmbët. Kjo është pjesë e trupit që është e dukshme. Tërheqja e këmbëve na thotë se gënjeshtari është në dizavantazh dhe nervoz. Gjithashtu tregon se ai ose ajo do t’i shmanget asaj situate. Kjo është një mënyrë kyç për të vënë re një gënjeshtar. Shikoni këmbët e tyre dhe mund të kuptoni shumë.

7) Japin shumë informacione. Ata japin shumë informacion pa ia kërkuar kush dhe me shumë detaje. Gënjeshtarët flasin shumë sepse me gjithë atë të folur dhe në dukje të hapur, shpresojnë që dikush t’i besojë.

8) Kanë prirje të tregojnë me gisht. Kur një gënjeshtar bëhet kokëfortë ose rri në pozicion mbrojtës, përpiqet ta rrotullojë bisedën kundër njush. Ai bëhet kokëfortë sepse ju i keni zbuluar gënjeshtrat.

9) Mezi flasin. Nëse keni parë video të hetimit të një të dyshuari që është fajtor do të keni vënë re se flet me vështirësi, – shkruan Glass. Kjo ndodh sepse sistemi nervor autonom zvogëlon pështymën në moment stresi, gjë që than membranat mukoze të gojës.

10) Ju fiksojnë pa iu dridhur qerpiku. Kur mendja gënjen ka të ngjarë që ndërpritet kontakti viziv, por gënjeshtari mund të sforcohet të ruajë kontaktin me sy, si një tentativë për t’ju kontrolluar dhe manipuluar. Kur njerëzit thonë të vërtetën shohin rrotull dhe nganjëherë mund ta shkëpusin shikimin. Gënjeshtarët nga ana tjetër do të përdorin një shikim të ftohtë për t’ju tutur dhe kontrolluar.

11) Fillojnë të djersijnë. Kur njerëzit përpiqen të gënjejnë bëhen nervozë dhe ndihen në siklet. Kur je nervoz priresh të djersisësh. Mund të kenë pika djerse në buzën e sipërme ose në ballë, – thotë Glass. – Kjo ndodh sepse sistemi nervor autonom punon më shumë se ç’duhet.

12) Irritohen. Disa persona nuk arrijnë të qëndrojnë në vend. Të tjerë irritohen kur bëhen nervozë. Nëse personi me të cilin po flisni lëviz shumë, ka një arsye për të qenë i shqetësuar. Axhitimi mund të jetë shenjë edhe kur dikush është gënjeshtar i papërvojë, sepse ata ekspertë i kontrollojnë nervat e tyre.

 

Të fundit