HomeArtikujÇrregullimet emocionale 10 hapa për të reduktuar nivelet e stresit
spot_img

Artikuj të ngjashëm

 10 hapa për të reduktuar nivelet e stresit

  1. Evitoni kafenë, alkoolin dhe duhanin.

Evitojini, ose të paktën reduktoni sasinë e nikotinës, kafesë, apo alkoolit që konsumoni përditë. Kafeina dhe nikotina janë stimulantë që rrisin nivelet e stresit, në vend që t’i ulin ato. Alkooli sillet si antidepresant, kur merret në sasi të larta, por në sasi të ulëta ai i mban të larta nivelet e stresit.

 

  1. Përfshihuni në aktivitete fizike.

Situatat stresuese rrisin nivelet e disa hormoneve, si adrenalinës dhe kortizolit në organizmin tuaj, të cilat shkaktojnë gjendjen e njohur si “lufto ose ik”, njësoj siç ndodh në situatat e rrezikut që na kanosen. Një metodë shumë e mirë për të ulur nivelin e këtyre hormoneve dhe për ta qetësuar trupin tonë, është edhe kryerja e aktivitetit fizik.

 

  1. Bëj më shumë orë gjumi.

Orari i reduktuar i gjumit është një shkaktar madhor i stresit në ditët e sotme. Nga ana tjetër, prania e stresit shton pagjumësinë dhe ngjarjet futen në një rreth vicioz, me shtim të pagjumësisë dhe stresit nga të dyja anët. Nëse pi një gotë qumësht, bën një banjë me ujë të ngrohtë, nëse dikush të bën një masazh, do ta kesh më të lehtë të të zërë gjumi dhe në këtë mënyrë, të reduktosh edhe stresin.

 

  1. Përdor metoda relaksuese.

Çdo ditë, përpiqu të relaksohesh duke përdor teknika të ndryshme për reduktimin e stresit. Ka plot mënyra të provuara dhe të testuara për uljen e niveleve të stresit. Këtu përmendim jogën, përsëritjen e disa fjalëve të bukura si “dashuri, qetësi, paqe”, përmendjen e disa mesazheve optimiste të tipit “Unë meritoj qetësi në jetë” etj.

 

  1. Fol me dikë.

Mund të jetë një ndihmë shumë e madhe, nëse ti flet me dikë për mënyrën se si ndihesh. E folura me të tjerët do të ta heqë mendjen nga situata stresuese që po kalon, por mundet edhe të ta shtojë stresin, nëse hapesh me dikë që nuk duhet. Ndaj, ji i kujdesshëm edhe me përzgjedhjen e personit që do t’i tregosh problemet e tua.

 

  1. Mbaj një ditar.

Të shprehurit e ndjenjave dhe mendimeve në një ditar, mund të të ndihmojë shumë në menaxhimin e stresit. Më pas, leximi dhe rileximi i atyre faqeve do të të bëjë të ndihesh më mirë dhe nuk do ta ndiesh më stresin në të njëjtat nivele për të njëjtat situata.

 

  1. Kontrolloji situatat stresuese.

Stresi mund të shkaktohet nga ndonjë situatë që duket e pamundur për t’u zgjidhur. Të mësosh se si ta zgjidhësh atë situatë, mund të të ndihmojë shumë për të kontrolluar dhe reduktuar nivelet e stresit.

 

  1. Menaxhoje kohën tënde.

Ne shpesh ndihemi të stresuar edhe nga listat apo programet që bëjmë dhe nuk i përmbushim. Ne organizojmë plane për të mësuar dhe në fund të ditës nuk i zbatojmë plotësisht ato. Kjo gjë na shkakton stres, ndaj duhet të kuptojmë se nuk mund të bëjmë dot çdo gjë në të njëjtën kohë, por edhe duhet të nisim të menaxhojmë më mirë kohën tonë. Nëse nuk e shpërdorojmë kohën, ne do të kemi mundësi të mbyllim shumë nga planet që bëjmë për një ditë të caktuar dhe kjo gjë do t’i ulë nivelet e stresit.

 

  1. Mëso të thuash “Jo”.

Një shkaktar i shpeshtë i stresit është fakti që ke shumë gjëra për të bërë dhe pak kohë në dispozicion për t’i bërë ato. Edhe në këtë situatë, disa njerëz sërish marrin përsipër përgjegjësinë për të pranuar t’i bëjnë të gjitha gjërat, edhe pse koha nuk i mjafton. Duke mësuar të themi “Jo” ndaj gjërave të panevojshme, ne do të kemi mundësi t’i reduktojmë nivelet e stresit dhe të rrisim nivelet e vetëbesimit.

 

  1. Pusho, nëse nuk ndihesh mirë.

Ne e kemi zakon që edhe kur nuk ndihemi mirë, të shkojmë në shkollë apo në punë. Kjo nuk është gjëja e duhur që duhet të bëjmë, pasi në momentin kur nuk ndihemi mirë, nuk kemi për të dhënë rezultate në asnjë vend dhe kjo gjë do të na shkaktojë normalisht stres. Ndaj, gjej kohën të qetësohesh, nëse nuk ndihesh mirë.

 

 

Të fundit