Varësisht se a jeni ndërmarrës, sportist, trajner, artist ose politikan, ne të gjithë duhet të tejkalojmë pengesat në ndonjë pikë të jetës tonë. Këto sfida mund të duken të pakapërcyeshme, por ajo që i ndan të suksesshmit, ose të paktën ata të cilët janë në rrugë për t’u bërë të suksesshëm, është elasticiteti dhe vetëbesimi i tyre, jo talenti. Disa e quajnë këtë kurajë. Por, zakonisht njihet si rezistencë mendore. Gjatë viteve të kaluara kam kuptuar se talenti është i mbivlerësuar, janë njerëzit e fortë mendërisht të cilët kanë sukses në jetë. Është dashur të humbas biznesin tim multi milion-dollarësh për të filluar një tjetër i cili tani po lulëzon. Nganjëherë ju duhet të bëni plane. Kam mësuar se nuk ka asnjë faktor të vetëm, por ata të cilët posedojnë disa nga këto shprehi më poshtë janë njerëz të fortë mendërisht të cilët mund t’ia dalin në gjithçka.
Ata posedojnë katër gjëra
Katër kompontentet kyçe të rezistencës mendore janë:
- Vetëbesimi kur ju besoni në vete dhe në aftësitë tuaja që të arrini sukses.
- Sfida kur ju pranoni ndryshimet ose mundësitë e reja në vend se të rezistoni.
- Kontrolli kur ju besoni se keni fuqinë për të formuar fatin tuaj.
- Angazhimi kur ju vendosni qëllime dhe punoni drejt arritjes së tyre.
Ata janë emocionalisht inteligjentë
Inteligjenca emocionale, e cila do të thotë të keni aftësinë të identifikoni dhe të menaxhoni emocionet tuaja dhe emocionet e të tjerëve, është gurthemeli i rezistencës mendore. Nëse nuk jeni të sigurtë se posedoni Inteligjencën Emocionale, ose dëshironi të punoni drejt forcimit të saj, kushtojuni vëmendje këtyre cilësive;
- Të mos jeni perfeksionistë.
- Të keni ekuilibër jetë-punë.
- Të mos hutoheni lehtë.
- Të jeni të ndjeshëm.
- Të njihni forcat dhe dobësitë tuaja.
- Të jeni të vetë-motivuar.
- Të vendosni kufinjë të fuqishëm.
Kjo ishte e vështirë për t’u mësuar. Kur fillova kompaninë time të faturimit online, mendoja se duhej të kontrolloja gjithçka, të menaxhoja punonjësit, të mbikëqyrja gjithçka dhe që gjithçka të ishte e përsosur. Por unë mësova si të rris cilësitë e të tjerëve dhe biznesi ynë filloi të rritej shumë.
Ata nuk ndihen të privilegjuar
A e meritojmë të gjithë mundësinë që të jemi të lumtur dhe të suksesshëm? Plotësisht. Por, kjo nuk do të thotë se do të jetë e lehtë. Njerëzit mendërisht të fortë e kuptojnë se nuk do u dorëzohet një kampionat apo një biznes i suksesshëm. Ata duhet t’a fitojnë atë përmes sakrificave, punës së madhe dhe durimit. Kur largoni këtë ndjenjë të privilegjit do të thotë se kur të përballeni me të papriturën, do të jeni më mirë të pajisur për t’a zgjidhur problemin.
Ata janë fleksibil
Ata të cilët janë të fortë mendërisht janë në gjendje të kërkojnë mënyra të reja dhe zgjidhje të ndryshme për një problem. Mendoni për ekipin NFL i cili ka mbrojtje të dobët në pjesën e parë të lojës. Ata duhet të ndryshojnë planin e tyre të lojës që të fillojnë të shtojnë pikët në tabelë. Nëse jo, dhe nëse janë kokëfortë, ata mund të presin rezultatet e njëjta. Në botën e biznesit, Noka ka ndërruar metodën disa herë për të qëndruar të rëndësishëm. Ata kanë kaluar nga fabrika e letrës në prodhimin e varkave të gomës dhe në fund në një gjigant të teknologjisë.
Ata mësojnë nga e kaluara por nuk flasin shpesh për të
Ata të cilët janë të fortë mendërisht e shohin vlerën në të kaluarën. Por, nuk jetojnë në të. Mendojeni të kaluarën tuaj si trajnim. Mësoni nga e kaluara juaj( ose se si të tjerët kanë filluar një biznes ose si kanë bërë para) kështu që të mos i bëni gabimet e njëjta në të ardhmen. Pas kësaj, vazhdoni përpara.
Ata mbajnë ekuilibër
Të qenit i qetë ndihmon njerëzit të përballojnë situatat sfiduese. Nëse jeni lloji i personit i cili lehtësisht stresohet, kaloni pak kohë duke u qetësuar. Stabiliteti emocional ka tendenca të rritet me kalimin e viteve.
Ata nuk ankohen dhe nuk kritikojnë
Përderisa është normale që ne kohë pas kohe të nervozohemi, të ankohemi dhe të kritikojmë të tjerët, në fakt kjo na bën të ndihemi edhe më të zemëruar. Në vend se të humbasin kohën e tyre me këtë negativitet, njerëzit e fortë mendërisht fokusohen në rregullimin e situatës.
Ata kanë ndjenjë të urgjencës
Njerëzit e fortë mendërisht ‘’qëndrojnë të angazhuar, të gjallë dhe të lidhur me një situatë kur janë nën presion’’, shkruan Christine M. Riordan, dekanja dhe profesoresha e menaxhmentit në Daniels College of Business, Universiteti i Denver. ‘’Ata vazhdimisht identifikojnë mundësitë, sfidat dhe kërcënimet e ambientit’’. Mirëpo, ata nuk ulen dhe të presin për t’u hedhur në këto mundësi. Por, ‘’Ata kanë një ndjenjë të urgjencës në reagimin ndaj ndryshimeve të biznesit’’.
Ata janë të qëndrueshëm
‘’Është në rregull të flisni për forcën mendore, kurajën dhe për këmbënguljen..por si duken këto gjëra në botën reale?’’ pyet autori, ndërmarrësi dhe fotografi James Clear. ‘’Me një fjalë, forca dhe kuraja përbëjnë qëndrueshmërinë’’.
Sportistët janë të qëndrueshëm kur vjen puna të mos humbasin ushtrimet. Udhëheqësit e fortë mendorë janë të qëndrueshëm sepse vendosin qëllime dhe ndërtojnë një ekip rreth tyre. Artistët, shkrimtarët dhe punonjësit janë të qëndrueshëm sepse vendosin programime për bërjen e gjërave më të rëndësishme së pari dhe të mos shmangin përgjegjësitë.
Ata janë mirënjohës
Në vend se të brengosen për ato që nuk i kanë, njerëzit e fortë mendërisht janë mirënjohës për atë që bëjnë. Për shembull, nëse biznesi i tyre ka dështuar, ata e pranojnë atë dhe janë falenderues për gjërat që i kanë mësuar, njerëzit që kanë takuar, dhe se si do t’i bëjnë gjërat më mirë herën tjetër.