HomeArtikujPsikologjia pozitiveÇfarë i ndan njërëzit e suksesshëm nga të tjerët?
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Çfarë i ndan njërëzit e suksesshëm nga të tjerët?

Çfarë i ndan njërëzit e suksesshmëm nga të tjerët? Ka faktorë të njohur si etika e punës, pasioni, inteligjenca. Por ka gjithashtu shprehi më pak të dukshme të cilat u japin mundësi individëve të dallojnë veten nga shumica dhe të bëhen shumë të mirë në punën e tyre. Më poshtë, kemi përmbledhur pesë sjellje të zakonshme të njerëzve të suksesshëm:

 

1.Ata shmangin “lodhjen” e vendimeve

A e keni ditur se vullneti është burim i pafund? Është e vërtetë. Është si bombolë gazi. Në mëngjes, bombolat tona të gazit janë plot. Por shumica prej nesh zgjohemi dhe menjëherë fillojmë të marrim vendime të vogla. Secili përdor një sasi të vogël të vullnetit, duke djegur gazin në bombolat tona dhe duke shpenzuar rezervat për pjesën tjetër të ditës. Njerëzit e suksesshëm e kuptojnë se duke shpenzuar vullnetin e tyre për vendime të parëndësishme, ata kanë më pak fuqi për të marrë vendime të mira në gjërat që janë të rëndësishme në jetën dhe biznesin e tyre.

 

2.Ata nuk frikësohen të thonë “jo“

Ne jemi mësuar që të kapim çdo mundësi. Ne supozojmë se duhet të themi “po” për gjithçka që shfaqet, duke menaxhuar prioritetet tona në të njëjtën kohë duke qenë lojtar i ekipit. Por në fakt është kjo ajo që shpesh na ndalon. Miliarderi Warren Buffett ka thënë: “Dallimi në mes të njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve shumë të suksesshëm është që këta të dytit thonë ‘jo’ për pothuajse gjithçka’’. Sa herë që thoni “jo” për një obligim jo prioritar, ju keni kohë dhe energji për të shkuar pas asaj që me të vërtetë e doni.

 

3.Ata pranojnë mërzitjen

Njerëzit e suksesshëm në përgjithësi kanë burimet e veta për aventura, udhëtime, për të provuar gjëra të reja dhe për të mësuar aftësi të reja. Por në sy të të gjitha këtyre mundësive, shumica pranojnë mërzitjen. Pse? Kur vjen puna te zhvillimi personal dhe i biznesit, ata kuptojnë se rritja është shpesh rezultat i përmirësimeve të ngadalshme dhe graduale. Fituesi i Lojërave Olimpike, Michael Phelps, nuk u bë notuesi më i shpejtë në botë gjatë natës. Por, ai pranoi se ushtrimet e përsëritura i ushqyen mendjen dhe trupin e tij për të korrur sukses në pishinë. Mjeshtërimi i një aftësie në mënyrë tipike kërkon rutinën. Shumë sportistë, artistë, ndërmarrës dhe udhëheqës biznesi të suksesshëm kanë pranuar mërzitjen e përsëritjeve të ushtrimeve për të perfeksionuar zanatin e tyre.

4.Ata nuk provojnë të përmirësojnë dobësitë e tyre

Ju e dini atë pyetjen e shpeshtë të intervistave të punës? Është disi kështu: “Cila është dobësia juaj më e madhe, dhe a keni provuar ta përmirësoni atë?” Shumica prej nesh kemi përgjigjen gati: “Ne përpiqemi të jemi më të fokusuar, më të durueshëm, komunikues më të mirë verbal” etj. Njerëzit shumë të suksesshëm nuk mendojnë kështu. Ata shohin përmirësimin e dobësive të tyre si detyrë të marrë dhe fokusohen në drejtimin e energjisë së tyre në aty ku ata janë të mirë. Autori dhe studiuesi Tom Rath ka thënë: “Nëse kaloni jetën duke provuar të jeni të mirë në gjithçka, nuk do të jeni të mirë në asgjë’’.

5.Ata zgjohen para se të lindë dielli

Çfarë kanë të përbashkët kryeshefët ekzekutivë dhe milionerët ndërmarrës? Ata zgjohen herët. Udhëheqës biznesi e personalitete, nga Richard Branson te Margaret Thatcher dhe Howard Schultz, raportojnë se zgjohen para se dielli të lindë. Përderisa shumica prej nesh jemi duke fjetur, ata meditojnë, bëjnë ushtrime, angazhohen në punë kreative dhe kanë një fillim produktiv të ditës. Duket se Ben Franklin ka pasur të drejtë kur ka thënë: “Fjetja herët dhe zgjimi herët e bën një mashkull të shëndetshëm, të pasur dhe të zgjuar’’.

Të fundit