Lajmi i mirë është që ekzistojnë hapa të cilat mund t’i marrësh, çdo herë që ndiheni të tronditur, në mënyrë që të rifitoni kontrollin ndaj jetës suaj. Ja një plan aksioni.
- Qetëso trupin
Shumica e këshillave self-help thonë që njohja e këtyre mendimeve negative është hapi i parë drejt qetësimit. Por ndoshta për ty kjo nuk funksionon. Në fakt, për disa njerëz, kjo i bën të fokusohen akoma më shumë në shqetësimet dhe gjykimet që po i kalojnë në tru, dhe kjo rrit ankthin dhe stresin mendjen tënde. Për këtë arsye, do duhet t’i qasesh kësaj ndjenje pak më ndryshe. Në rastin tënd, detyra e parë nuk është të jesh më i ndërgjegjshëm për emocionet që po të pushtojnë, por si të sjellësh gjendjen tënde mendore dhe fizike në një nivel më të qëndrueshëm. Një mënyrë e thjeshtë për të stabilizuar gjendjen tënde fizike kur ndihesh emocionalisht i tronditur është një shprehi që quhet ‘grounding’. Teknikat e grounding të ndihmojnë të ulësh nivelin e reagimeve emocionale dhe të qetësosh fizikisht sistemin tënd nervor. Kur i kushton vëmendje sensacioneve dhe objekteve rreth teje, kjo detyron vëmendjen ndaj gjërave reale dhe atyre që mund t’i kontrollosh, dhe jo bisesës së pafundme që ndodh në kokën tënde.
- Kulloje trurin
Tani që ke qetësuar gjendjen tënde fizike, ka ardhur koha të shikosh se çfarë po ndodh brenda kokës tënde. Ka shumë gjasa që këto mendime dhe ndjenja i mban përbrenda. Mundohesh të fokusohesh në punë, dhe nuk dëshiron të perceptohesh si shumë i dobët apo shumë sensitive. Por kjo qasje shumë shpejt dështon. Mund të çojë në shpërqendrim, urrejtje, dhe pavendosmëri. Prandaj gjetja e një çlirimi që do të ndihmijë të përballesh me emocionet e tua të fuqishme është kaq e rëndësishme. Një teknikë e mirë çlirimi është shkrimi. Shkrimi për të qetësuar emocionet është një mënyrë shumë efikase në krijimin e qartësisë dhe rifitimin e perspektivës. Të ndihmon të organizosh reagimet e brendshme dhe të nxjerrësh një kuptim nga gjithçka që po ndodh, në një mënyrë më produktive. Merr një fletore, apo hap një dokument të ri në Ëord, dhe për 5 minuta, shkruaj pse po përjeton këto emocione negative. Bëje gjithashtu si përgjigje ndaj emocioneve specifike që ndjen, për shembull: Ndihem i demoralizuar sepse… ndihem xheloz sepse.. kam panik sepse… Qëllimi i kësaj praktike nuk është të t’i zgjidhë gjithë problemet, por t’i eksplorojë ato – t’i ndalojë nga kapërcimi i tyre në kokën tënde duke të të shpërqendruar.
- Merr një vendim të vetëm për të vepruar
Edhe pse do donim t’ju jepnim një formulë të thjeshtë për të vendosur veprimin më të mirë që duhet të merrni, e vërteta është që duhet të dalësh në këto përgjigje vetë, duke marrë në konsideratë synimet, situatën tënde të posaçme, dhe njerëzit e tjerë të përfshirë. Ajo çfarë mund të bëjmë është t’ju drejtojmë në një rrugë ku duhet t’i përgjigjeni pyetjes, “çfarë veprimi është në linjë me qëllimet e mia?
Bëj vetes këto pyetje:
- A i kam të gjitha informacionet që më duhen për ta marrë këtë vendim? Nëse jo, çfarë më duhet që të kem një pamje më të qartë?
- Si duket zgjidhja e duhur e kësaj sfide?
- Për çfarë veprimi do pendoheshe nëse nuk e merr?
- Cili veprim është më i afërti me vlerat e tua?
- Cila është situata më e keqe që do ndodhte nëse zgjedh një veprim të caktuar? A pajtohesh me këtë rezultat?
- Cila është situata më e mirë që do ndodhte nëse zgjedh një veprim të caktuar? A jeni të kënaqur me këtë rezultat?
Eksplorimi i këtyre pyetjeve do ju bëjë të ndiheni më të fuqishëm dhe më konfident që të reagoni në mënyra produktive.