HomeArtikujKompleksetPyetje Psikologjike
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Pyetje Psikologjike

“Diskutimet e thella” janë bërë shumë të famshme së fundmi. Këto janë ato çfarë mund të quhen biseda filozoike mes miqsh, një mënyrë e re komunikimi e cila ju ndihmon të njihni më mirë personin që keni përballë.

Këto janë 8 pyetje interesante që mund t’ja bëni një miku për të filluar një diskutim rreth gjërave që ata me shumë mundësi nuk i kanë menduar asnjëherë. Këto pyetje kërkojnë përgjigje të detajuara, kështu që “po” dhe “jo” nuk mund të përdoren si përgjigje.

  1. A do e hapje një zarf i cili përmban datën tënde të vdekjes brenda? Me përgjigjen e kësaj pyetjeje, ti mund të kuptosh nivelin e fatalizmit që ka një individ dhe sjelljen e tyre ndaj jetës në përgjithësi.
  2. A do doje ta kishe veten si mik? Këtu mund të kuptosh vetë-vlerësimin e një personi, anët e tyre të forta dhe të dobëta, si dhe sa interesant janë.
  3. Nëse do kishe mundësi të shikoje një shkallë matëse mbi kokat e njerëzve, çfarë do doje të paraqiste? Statusin e tyre në shoqëri, nivelin e tyre të lumturisë, pasurinë, etj.? Me përgjigjen e kësaj pyetje, ti do kuptosh vlerat dhe prioritetet e një personi.
  4. Cila është gjëja që e bën ndryshe nga gjithë njerëzit që njeh? Këtu mund të kuptosh vetëbesimin e personit, sensin e tyre të humorit, nivelin e “çmendurisë” së tyre, dhe sa personalitet unik kanë.
  5. A e merr ndonjëherë ndjenjën sikur dita e tanishme është përsëritur 100 herë? Me përgjigjen e kësaj pyetjeje, ti do kuptosh se si një person e jeton jetën dhe nëse jet aka kuptim për ta apo jo.
  6. Nëse burrat dhe gratë do jetonin në 2 planete të ndryshme, çfarë do ndodhte në këto dy planete? Këtu mund të kuptosh nëse dikush është nëse ky person priret ndaj mendimeve stereotipike dhe sa të logjikshëm janë.
  7. Nëse kryen një krim për të ushqyer një fëmijë të urritur, a je një person i keq apo krimi të justifikohet? Kjo tregon standardet morale të nje personi dhe sjelljen ndaj familjes.
  8. Nëse lumturia do ishte para, cila do ishte puna jote? Këtu mund të kuptosh shpresat dhe ëndrrat e një personi, dhe çfarë i duket se po i mungon në jetë,

Ekzistojnë shumë pyetje dhe dilemma të tjera. Mund t’i përdorësh në një festë ose si një mënyrë për të njohur dikë më mirë.

Cilat pyetje do i bëje ti?

Previous article
Next article

Të fundit