Ka vetëm diçka që zgjidh çdo problem dhe ajo është “të duash veten”. Të duash veten do të thotë ta pranosh atë që je dhe të pranosh tek vetja, gjërat që nuk i ndryshon dot. Është e rëndësishme të dimë që askush nuk është perfekt, të gjithë kemi pika të forta dhe të dobëta, por duhet të besojmë fortë që kemi aftësi dhe mundësi, që na bëjnë unik dhe të pazëvendësueshëm. Është detyra jote të zbulosh tek vetja se çfarë të bën ty unik, të zbulosh tek vetja qenien tënde të mrekullueshme dhe të punosh me të, të marrësh përgjegjësitë e jetës dhe të bësh më të mirën tënde. Ndoshta keni kujtime të një realiteti jo të mirë në fëmijërinë tuaj, ndoshta ju e shihni botën ndryshe nga sa është në të vërtetë, ndoshta për shumë arsye keni bërë gjëra të gabuara, por gjeni shkaqet dhe gjurmoni të kaluarën tuaj, përballuni me të, faleni veten dhe mësoni ta doni atë në një mënyrë që vetëm ju mundeni. Nuk mund të presësh aprovimin e të tjerëve për të qenë ajo që je, fillon dhe mbaron me ty.
Vetëm ti mund të pranosh veten tënde, ti je gjithcka që ti ke. Të duash veten do të thotë të kesh respekt, të besosh, të kesh një imazh pozitiv për qenien tënde. Kur mëson të duash veten kujdesesh për mendjen, trupin dhe gjendjen tënde të brendshme. Stimuloje veten për të lexuar në lidhje me trupin, me mirëushqyerjen, me ushtrimet që të ndihmojnë të jesh version më i mirë i trupit tënd. Mendja juaj gjithashtu ka nevojë për shumë kujdes, trajtojeni mirë atë, investoni në të. Kërkoni për paqe tuaj të brendshme, zbuloni qenjen tuaj shpirtërore, meditoni dhe adhurojeni veten tuaj. Rrugëtoni thellë në shpirtin tuaj dhe gjeni paqe. Ndoshta gjatë rrugëtimit tuaj ju do njhni gjëra jo të mira tek vetja, por ky është qëllimi, të zbuloni, pranoni dhe punoni me veten tuaj. Nëse dëshiron të duash veten, investo në rritjen dhe zhvillimin tënd. Marrëdhënia që ke ti me veten tënde, është shumë e rëndësishme për gjithë stilin e jetesës që ti zgjedh të kesh dhe ky stil i mirë jetese varet sa e doni dhe kujdeseni ju për veten tuaj.
Pasi të gjesh dhe të duash veten, është shumë e rëndësishme për mirëqenjen tuaj të ndërtoni dhe një marrëdhënie mirenjohje, empatie, dhe dashurie me të tjerët. Mirënjohja ndaj gjithçkaje që ke dhe mirënjohja ndaj gjithçkaje që të tjerët bëjnë për ty, është një nga themelet për një shëndet të mirë fizik dhe psikologjik, rrit lumturinë dhe kënaqësinë për jetën. Gjithashtu ndaj me të tjërët dashurinë dhe ndihmën tënde, kur ndihmojmë të tjerët në situatat e tyre stresuese, ne në fakt po përmirësojmë aftësitë tona të rregullimit të emocioneve dhe për këtë arsye përfitojmë një shëndet më të mirë emocional. Përqëndrohuni tek vetja, por mos harro që ti nuk je qendra e universit. Ka një botë të bukur atje për të eksploruar dhe provuar, për t’u ndier bukur dhe për të shijuar, jini vetëvetja dhe përqafojeni jetën ashtu siç është. Teknika e vetë-dashurisë është çelsi i të ndjerit i plotësuar dhe i lumtur.