Varësia nga interneti – 1 në 3 persona e konsiderojnë internetin të rëndësishëm sa ajri, uji, ushqimi dhe streha (Jaffe, A., 2011). IAD (Internet Addiction Disorder) i referohet disa aspekteve të përdorimit problematik të internetit. Varësia nga internet mund të prekë njerëz të çdo moshe, gjinie dhe statusi social ekonomik (Beard and Wolf,2001). Në qershor të vitit 2007, Shoqata Mjekësore Amerikane nuk miratoi vendimin e Shoqatës së Psikiatërve Amerikan për përfshirjen e “Çrregullimit të varësisë nga interneti” si një diagnozë zyrtare në edicionin pasues të DSM (Manuali Diagnostik dhe Statistikor i Çrregullimeve Mendore) dhe nuk e rekomandoi kategorizimin e “varësisë nga video game” si një çrregullim serioz mendor (Grohol, 2007). Sipas Grohol nuk ishte e qartë nëse rezultatet e varësisë nga/ose interneti kishin shkak çështje të caktuara të jetës. Përveç kësaj paqartësie ishte dhe fakti nëse ky ishte një problem në vetvete apo
ishte një manifestim i sëmundjeve të tjera. Shumica e njerëzve, të cilët e konsiderojnë veten “të varur nga interneti”, priren të kenë vështirësi në zgjidhjen e konflikteve dhe problemeve në jetën e tyre. Të tjerë psikologë, si britaniku Mark Griffi ths përdorën termin “e varësisë” për të përshkruar përdorimin e tepruar të internetit, si një përdorim i cili shfaq vetitë karakteristike të veseve të tjera si p.sh., varësia nga substancat. Në bazë të kritereve të përgjithshme të DSM-IV Widyanto & Griffi ths (2007) propozuan gjashtë komponentët themelore të sjelljes së varësisë nga interneti.
1) Spikatje: kur një aktivitet online bëhet aktiviteti më i rëndësishëm i jetës së një individi, duke dominuar proceset njohëse, emocionale dhe sjelljen e tij.
(2) Modifikim i gjendjes: kur aktiviteti online ndikon përvojat subjektive të përdoruesit të internetit.
(3) Toleranca: Një proces i vazhdueshëm, kur aktiviteti online kërkon “doza” më të mëdha të përdorimit, për të sjellë një gjendje më të mirë.
(4) Simptomat e tërheqjes: ndjenjat negative dhe emocionet pasojnë ndërprerjen e një aktiviteti online ose paaftësi për të kryer një aktivitet në internet.
(5) Konflikti: Ndërpersonal (kryesisht me familjen dhe miqtë) ose konflikt intrapersonal shkaktuar nga aktivitetet online.
(6) Rikthim: Një tendencë për rikthim në sjelljen e varësuar edhe pas periudhave të kontrollit relativ.
Ja se ç’shkruan njё mjek i njohur psikiatër, nё ShBA – Eugenio Borgna: ”Kam njё ndjenjё shumё tё çuditshme, më duket sikur jam jashtё botёs, kur nuk arrij tё ndez faqet e mia tё zakonshme, tё hap adresat e mia nё postёn elektronike. Ndihem i rrethuar nga vetmia, larg miqve tё mi me tё cilёt kam kontakte online, jashtё çdo mundёsie pёr t’u shkruar atyre”.Kjo ёshtё deshmia e njё pacienti të mjekut nё fjalë, i cili mblodhi dëshmi tё tilla për librin “Arkipelogu i emocioneve”, ku, në mes të tjerash, thekson se epoka e kompjuterit shёnon rrezik fatal, tё radikalizmit tё vetmisë dhe tё dëmtimit tё marrёdhёnieve psikologjike dhe njerёzore nga përmbajtja emocionale, aq shumё domethёnëse . Interneti provokon sidromin e vetmisë online, njё patologji e njohur dhe e studiuar, sipas sё cilёs mёsohemi qё tё marrim kёnaqёsinë jo nga kontakti njerёzor me miqtë dhe tё afёrmit, po nga njё ekran.
Koha e harxhuar në internet – Nisur nga fakti se, koha që kemi në dispozicion është e kufizuar, koha e kaluar në internet ndikon në realizimin e aktiviteteve të tjera (Nie& Hillygus, 2002). Studimet e (Kiesler, Mukopadhyay & Scherlis 1998, Mesch 2003,Nie, Hillygus & Erbring 2002) zbuluan se ndërveprimi social është një nga aktivitetet më të vlefshme të individit, i cili është zëvendësuar me përdorimin e internetit.Kjo ka çuar në kufizimin e aktiviteteve sportive, ndërveprimi me persona te tjerë,me familjarët, me botën e vërtetë në një komunikim ballë-për ballë, i cili ka avantazhet e veta për sa i përket mënyrës së komunikimit që përfshin shikimin, gjestet, gjuhën e trupit etj. Nga studimi i (Kraut st al.s.1998) rezultoi se përdorimi i tepruar i internetit shoqërohet me reduktim të komunikimit në familje si dhe zvogëlim të rrethit shoqëror lokal, njëkohësisht me rritje të vetmisë dhe depresionit. Nie st al. (2002) gjithashtu theksoi se përdorimi i internetit ndikon në zhvendosjen e kohës shoqërore. Bazuar në të dhënat e kohës ditore ata gjetën se përdorimi i tepruar i internetit është i lidhur me kufizimin e kohës kushtuar familjes dhe shoqërisë.