ankthiozi, ose, të një personi të mbindjeshëm, i cili, për një gjë më të voglën,e bën atomin kozmos, edhe pse, në të shumtën e rasteve mbi 90 % te mendimeve dhe të parashikimeve të këtyre personave, dalin krejt te pasakta, por edhe mendimet janë të pa baza.
Cfarë është ankthi ?
Pra siç e shohim, ankthi deri në një masë është një mjet mbrojës për jetën e njeriut, dhe është një emocion i cili, e vë njeriun në veprim,për të punuar, për të marë ndonjë masë mbrojtëse në raste rreziku etj.
Në rast që një student ka një veprim në javën që vjen dhe kjo i shkakton pak ankth, atëherë ky ankth quhet ankth i mire ngase e vë njeriun në lëvizje për te mësuar, por nëse nuk i shkakton aspak merak provimi në javën e ardhshme, edhe pse është një provim me shumë rëndësi, atherë ky fare nuk vepron për të mësuar edhe pse e di që po nuk mësoj do ta humbas vitin. Ky pra quhet ankth normal dhe i domosdoshëm.
Por kur ankthi, fillon që e pengon njeriun për të vepruar, kur ai fillon që ta bllokojë dhe nuk e lejon as që të mësoj nga meraku i tepruar, atherë ky ankth është jo i duhur dhe duhet të ndërhyjmë për ta lehtësuar.
Ankthi nuk është një dukuri anormale, por një emocion bazë i shprehur me aktivizim të organizmit, është një gjëndje psikike e ndërgjegjshme,e shfaqur kur një individ ka një ndjenjë preokupimi, ose frikë intensive dhe të zgjatur e lidhur me një stimul specific të qartë i brendshëm ose i jashtëm, I cili zhvillohet nga mungesa e përgjigjes përshtatëse e organizmit, ndaj një burimi subjektiv, stress-i.Ankthi Sadik Lala faq 5.
Pra ankthi ka të bëj me psikikën e personit dhe me emocionet e tij dhe që të dyja këto bashkë, vendosin trupin në lëvizje, në veprim për ta përballuar situatën ankthioze, zemra fillon që të pompoj më shumë gjak, gjendrat mbiveshkore bëhen hiperaktive dhe prodhojnë andrenalinen dhe norandrenalinen, sistemi i frymëmarrjes fillon që të përshpejtohet, duart fillojnë t’i djersijn, trupi dridhet, ndjen shtrengim në gjoks, saqë njeriu fillon të mendoj se do të vdes nga mungesa e oksigjenit ose nga ndonjë sulm në zemër edhe pse kjo nuk ndodh kurr, sepse asnjëra nga këto simptoma nuk është sëmundje, por thjesht reagime të trupit ndaj mëndjes ankthioze.
“Për ankhin mund të thuhet se paraqet një shqetësim një pritje apo droje se diçka e keqe do të ndodhë antipicim I një të ardhmeje të keqe dhe shqetëusese” (Bourne E 2005).
Po ashtu, ankthi është definuar edhe si një “Përjetim dhe veprim i vazhduar me fokusim në të ardhmen, lidhur me ndonjë kërcnim të paqart dhe të ekzagjeruar, i cili si i tillë vështirëson kapërcimin konstruktiv te shqetësimit (Sylvers,Patrik:Lilienfeld,Scott O:Laprairie,Jamie L. ,2011).
Gati çdo kush mund të ketë përjetuar ankth ndonjëherë në jetën e tij, por, fatmirësisht shumica e personave nuk perfshihen me probleme te vazhdueshme si pasojë e ankthit. Neki Juniku 2015.
E.Bourne (2005) bën dallimin në mes të ankthit spontan dhe ankthit anticipues. Ankthi spontan vjen zakonisht nga melankolia. Ai shumë shpejt arrinë kulminacionin zakonisht brenda 5 minutash e pastaj gradualisht dobësohet. Ndërkaq, ankthi anticipues, në të shumtën e rasteve sajohet gradualisht si reagim me rastin e ballafaqimit apo thjesht mendimit i lidhur me ndonjë situatë e cila vlerësohet kercënuese dhe e rrezikshme. Brengosja mund të jetë shumë e fuqishme kur zgjat 1 ore apo më shumë dhe pastaj përfundon pasi që personi fillon të mendojë per diçka tjetër.
Shpesh bëhet diskutim për ankthin e frikën dhe për këtë me së miri S.Lala i Referohet DSM-5 për këtë dallim “Frika, është përgjigje emocionale ndaj një kercënimi real apo të përceptuar, ndërsa ankthi është ndjesia e një parashikimi ndaj ndonjë kërcnimi të pritshëm në të ardhmen”.
Frika dhe Ankhi janë dy gjëndje te lidhura ngusht mes tyre në jetën e përditshme dhe të dyja kanë karakteristika të njëjta fiziologjike. Ankthi është një përgjigje e trupit pa ndonjë kuptim shumë të qart e të qënit ne rrezik, është një ndjesi e përgjithshme në lidhje me një rrezik të mundshëm, i cili e përgatit trupin për të ndërmarrë një veprim kundërpërgjegjës. S.Lala 2015.
Konkludimi im është se ankthi është një gjëndje e cila njeriun e shoqëron në vazhdimësi qoftë i mbajtur brenda kufijeve të tij qoftë i dal jasht kufirit madje si pjesë e domosdoshme e njeriut. Ankthi I eskaluar është një produkt i mendimeve automatike dhe mbi gjitha i besimit të njeriut mbi këto mendime. Ankthiozi në vazhdimësi do që të sigurohet se ai është mirë për këtë nuk përton që të kaloj as kilometra e as të harxhoj të holla vetëm e vetëm për ta përmbushur kompulsionin e tij që të shkoj deri te një person që ky e konsideron shumë autoritar për të rimar një konfirmim se nuk ka asgjë por thjesht janë mendime, kjo e mban pak, pasi që përsëri personi fillon të ndihet në ankth dhe tani ka nevojë përsëri edhe për një rikonfirmim, ja do shpirti që ta dëgjojë në vazhdimësi se ai është mirë apo ta lexojë apo ta degjoj me qindra herë atë pjesën ku thuhet se ankthi nuk ka të bëj me sasinë e jetës por vetëm me cilesinë e saj, apo të blej literaturë e cila flet se si të menaxhohet ankthi etj.
Pra njeriu ankthioz duhet që ta ketë të qartë se pa njohjen e ankthit dhe pa trajtimin e tij përmes psikoterapis e në disa raste edhe te farmakoterapis, ankthi nuk mposhtet si me magji. Vetëm profesionistët e shëndetit mendor mund t’a rikthejnë atë harmoninë që e kërkon e që je përmalluar për ditën kur do të dalësh i pa merakosur së tepërmi.