Varësia nga drogat, përkatësisht nga narkotikët është një sëmundje e rëndë, kronike dhe komplekse. Personat që luftojnë me varësinë dhe që vuajnë nga kjo sëmundje kanë dëshirë kompulsive dhe të pakontrollueshme për të konsumuar substanca adiktive. Linja karakteristike e personave të varur shihet në atë që këta persona do to vazhdojnë të kërkojnë dhe të përdorin narkotikë dhe opioide tjerë, përkundër pasojave negative ekstreme që paraqiten si rezultat i përdorimit të tyre. Dhe sa më devastuese të jenë pasojat për jetën dhe shëndetin e personit të varur, gjendja nuk është e pashpresë. Në këto raste është e domosdoshme të zbatohet trajtimi i personave të varur dhe t’i nënshtrohet tretmanëve adekuate mjekësore.
Fillimi i konsumimit të substancave psikoaktive zakonisht ndërlidhet me kuriozitetin apo dëshirën për t’u përshtatur dhe për t’u argëtuar me shoqëri. Ndërsa, në anën tjetër disa njerëz konsumojnë lloje të ndryshme të opiateve, ilaçeve dhe opioidëve, për të përballuar më lehtë problemet personale, siç janë stresi, ankthi apo depresioni. Abuzimin dhe shfaqjen e varësisë nuk e sjell vetëm përdorimi i drogave, siç janë heroina apo kokaina. Alkooli, edhe pse substancë legale, pothuajse sigurisht shkakton varësinë (alkoolizmin) nëse përdoret shpesh në periudha të gjata kohore. Ilaçet kundër dhimbjeve, tabletat për gjumë dheqetësuesit tjerë gjithashtu mund të sjellin shfaqje të varësisë.
Në cilindo prej këtyre rasteve – trajtimi i personave të varur në klinikë të duhur është i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Kjo është mënyra e vetme e mundshme dhe e duhur që një person i varur të çlirohet nga varësia një herë e përgjithmonë.
Trajtimi i personave të varur – Kur konsumimi i drogës shndërrohet në varësi?
Varësia, si e tillë, definohet si pamundësi psikike dhe fizike, përkatësisht paaftësia për të ndalur konsumimin e narkotikëve dhe substancave tjera psikoaktive, pa marr parasysh dëmet psikofizike dhe shoqërore që shkaktojnë. Duke marr këtë parasysh këtë, konsumimi dhe përdorimi i drogave, sado të jenë aktivitete të paligjshme dhe të dëmshme për shëndetin, nuk duhet të barazohen me varësinë. Por, e vërteta është që, në shumicën e rasteve, përdorimi i substancave psikoaktive është hapi i pare por fatal që çon në zhvillimin e varësisë.
Problemet me konsumimin e narkotikëve mund të prekin çdo person – pavarësisht nga gjinia, mosha, prejardhja, gjendja materiale. Zhvillimi i varësisë ka më pak të bëjë me tipin, sasinë apo shpeshtësinë e përdorimit të substancave psikoaktive. Në të vërtetë, pasojat që shkakton droga tek konsumuesi tregojnë nëse dhe në çfarë mase personi është bërë i varur. Pikërisht për këtë arsye ekzistojnë karakteristika të caktuara, përkatësisht indikacione që tregojnë qartë që përdorimi i narkotikëve është shndërruar në varësi. Përveç tjerash, këto janë:
- Përdorimi i tepruar i drogës, përkundër tentimeve për ta lënë;
- Dëshira e madhe dhe e pakontrollueshme për substanca psikoaktive;
- Humbja e kontrollit ndaj veprimeve personale;
- Vazhdimi i përdorimit të narkotikëve, përkundër problemeve psikike, fizike dhe shoqërore;
- Pamundësia (apo humbja e aftësisë) për të identifikuar problemet në sjellje dhe raporte ndërnjerëzore;
- Reagimet emocionale jofunksionale dhe jo të ndërlidhura.
Si mund të identifikoni nëse dikush është person i varur?
Identifikimi i shenjave të varësisë është hapi i parë logjik, për t’ju qasur trajtimi të varësisë dhe terapisë adekuate mjekësore. Simptomat e abuzimit me substanca psikoaktive janë shumëllojshme dhe ndryshojnë. Përkatësisht, ato dallojnë dhe varen nga individi, karakteristika e personit, rrethanave shoqërore, llojit të narkotikëve, kohës ës konsumimit, historisë familjare dhe të ngjashme. Pa marr parasysh nëse bëhet fjalë për varësinë nga heroina, varësinë nga kokaina, varësinë nga alkooli, varësinë nga bixhozi, apo çdo lloj tjetër të varësisë, të gjitha simptomat e adikcionit mund të ndahen në tre grupe të ndryshme.
Po flasim për simptomat psikike, shoqërore dhe fizike të cilat nuk guxojnë në asnjë mënyrë të injorohen.
Simptomat e varësisë
Simptomat psikologjike të varësisë nënkuptojnë, siç thotë edhe vetë fjala, probleme dhe komplikime të caktuara psikike. Në radhë të parë kjo është pamundësia e ndalimit të konsumimit të drogës. Problemi tjetër psikologjik që tregon shenjë të qartë që personi është i varur është abuzimi me drogën përkundër të gjitha problemeve të mundshme shëndetësore. Më tej, personi i varur ka dëshirë që të përdor substancat psikoaktive, me shpresë që në këtë mënyrë do të zgjidh problemet e tij. Obsesiviteti, hyrja në punë të rrezikshme (shpesh edhe kriminale), dhe shpenzimi gjithnjë e më shumë i kohës dhe energjisë në gjetjen e mënyrës për të marrë substancën psikoaktive, është simptomë e qartë psikologjike e varësisë. Mungesa e motivimit, ndryshime e përnjëhershme të disponimit, shpërthimet e zemërimit, ankthit dhe paranojës, madje edhe mendimet vetëvrasëse bëjnë pjesë në simptoma psikologjike.
Simptomat shoqërore (sociale) të varësisë kanë të bëjnë me çrregullimin e raporteve të personit të varur me rrethin e tij (familjen, miqtë, partnerin). Këto simptoma, përveç tjerash, përfshijnë edhe heqjen dorë nga hobitë apo aktivitetet që më parë (para shfaqjes së varësisë) i kanë sjell kënaqësi. Më tej, personi i varur shpesh konsumon substancë psikoaktive në diskrecion të madhe apo në fshehtësi. Shenjë karakteristike e varësisë është mohimi i ekzistencës së vetë problemit, e rrjedhimisht, edhe mohimi i nevojës për trajtim. Problemet me ligjin, posedimi i drogës rezervë dhe problemet financiare janë vetëm disa prej treguesve të varësisë.
Simptomat fizike të varësisë ndikojnë në gjithë gamën e funksioneve trupore në organizëm. Konsumimi i drogës shprehimisht sjell ndryshime në oreks, e rrjedhimisht, edhe ndryshime në peshën trupore. Për shembull, konsumimi i marihuanës rrit oreksin, derisa përdorimi i kokainës e zvogëlon. Kriza e abstinencës, e cila rrjedh nga shenjat fizike të varësisë. Mund të shkaktojë diarre, kapsllëk, dridhje të pakontrolluara, pagjumësi, çrregullime në koordinimin e lëvizjeve dhe të ngjashme. Përkeqësimi i dukjes fizike, të bardhat e syrit të përgjakshme, rritja apo tkurrja e bebëzave të syrit, tensioni i lartë i gjakut, problemet me frymëmarrje, janë gjithashtu disa prej simptomave fizike të varësisë.
Të gjitha simptomat, përkatësisht shenjat e lartpërmendura, tregojnë që është i domosdoshëm trajtimi i personit të varur.
Trajtimi i personit të varur nga substancat psikoaktive – Cilat janë pasojat e varësisë?
Thënë ml thjeshtë – droga është substancë e cila në tërësi ndikon në tërë organizmin dhe në tru, duke lënë pasoja shkatërruese. Për më tepër, disa prej pasojave mund të jenë jo vetëm afatgjate, por edhe – të përhershme. Përkatësisht, efekti i drogës mund të prolongohet, madje edhe nëse ndalet përdorimi i saj. Kjo ndodh në situata ekstreme edhe nëse personi i varur nuk i është nënshtruar me kohë trajtimit mjekësor adekuat.
Narkotikët, para së gjithash, targetojnë sistemin e shpërblimit në tru, duke stimuluar sekretimin dopaminës dhe serotinës (hormonet e lumturisë). Në këto momente personi ndjen kënaqësi relativisht intensive, varësisht prej llojit të drogës. Në rast të (keq)përdorimit afatgjatë të substancave psikoaktive, truri mësohet me nivelin e rritur artificialisht të dopaminës dhe serotoninës. Pikërisht për këto arsye vjen deri tek zhvillimi i varësisë dhe tolerancës në drogë, që shkakton dhe dëshirën për konsumimin e substancave psikoaktive në sasi sa më të mëdha.
Të gjitha pasojat, përkatësisht efektet e varësisë mund të ndahen në afatshkurtër dhe afatgjatë. Për sa kohë zgjasin, pasojat e varësisë janë jashtëzakonisht të dëmshme dhe me shtrirje të gjerë. Ato, përveç tjerash, përfshijnë sistemin e dobësuar imunitar, problemet kardiovaskulare, vjelljen dhe dhimbjet në stomak si dhe dëmtimin të mëlçisë. Më tej, problemet me kujtesën, temperatura e rritur trupore, sëmundjet e mushkërive dhe goditja në tru, janë gjithashtu vetëm disa prej pasojave të varësisë. Pasoja shumë më e rëndë dhe fatale e varësiaë është vdekja.
Në anën tjetër, disa prej pasojave psikike të varësisë përfshijnë paranojën, depresionin, agresivitetin, halucinacionet, impulsiviteti, humbja e vetëkontrollit, nervozizmi dhe të ngjashme. Por, lajmi i mirë është që trajtimi i personave të varur është sigurisht i mundshëm dhe i realizueshëm.