spot_img

Artikuj të ngjashëm

Tinitusi 

Tinitusi është një problem që i’u shkakton të dëgjoni një zhurmë në një apo të dy veshët. Njerëzit zakonisht e mendojnë si ushtimë në veshë. Mund të jenë gjithashtu edhe klikim, gumëzhimë, gjëmim apo tinguj tjerë. Disa nga njerëzit të cilët kanë tinitus dëgjojnë zhurma komplekse të cilat ndryshojnë me kohë. Mund të jetë një zhurmë konstante apo zhurmë që shfaqet dhe zhduket.

Në të shumtën e rasteve, njerëzit të cilët kanë tinitus dëgjojnë zhurmë brenda kokës së tyre kur jashtë nuk ka asnjë tingull. Ata janë të vetimit që e dëgjojnë atë tingull. Ky lloj njihet si “tinitusi subjektiv.” Mund të ndodh për arsye se nerva të caktuara nuk funksionojnë normalisht ose sepse ekzistojn probleme në  pjesë të veshit.

Në raste të rralla, tinitusi shkaktohet nga një tingull që ndodhë në brendi apo afër veshit, ky tingull mund të dëgjohet nga mjeku i cili është duke bërë ekzaminimin. Ky lloj i tinitusit njihet si “tinitusi objektiv.”

 

Simptomat e tinitusit   

Simptoma kryesore është dëgjimi i tingujve në veshë. Tingulli mund të jetë ushtimë. Mund të tingëlloj si klikim, gumëzhimë, fërshëllimë, ose rënkim. Zhurmat mund të jenë të buta apo të forta. Në të njejtën kohë të larta apo të ulëta.

 

Ҫka shkakton tinitusin?

Tinitusi nuk është një sëmundje. Është një simptomë e një problemi shëndetësor të pa shfaqur. Shkaktarët më të zakonshëm të tinitusit janë:

  • Ekspozimi ndaj zhurmave të mëdha, të cilat mund të dërgojnë drejt humbjes së dëgjimit.
  • Humbja e dëgjimit nga plakja.
  • Medikamente të caktuara që mund të dëmtojnë fuksionimin e brendshëm të veshit. Për shembull, marrja e një doze të caktuar aspirini mund të shkaktoj tinitusin.
  • Disfunksioni i gypit të Eustashit, i cili ështe gyp i cili fillon nga veshi i mesëm drejt pjesës së pasme të fytit.
  • Sëmundja e Mernierit, një sëmundje e veshit të brendshëm, që përfshinë humbjen e dëgjimit dhe marramendje.
  • Infeksionet e veshit të brendshëm, si media otitisi ose labirintitisi.

Alergjitë, presioni i lartë i gjakut, presioni i ulët i gjakut, diabeti, tumorët, si dhe lëndimet e kokës mund të shkaktojnë tinitus. Nëse keni ndonjë trup të huaj ne vesh apo dyll të grumbulluar në vesh, mund të përjetoni tinitus.

Në shumë raste shkaqet e tinitusit nuk mund të identifikohen.

 

Si diagnostikohet tinitusi?

Mjeku juaj mund të marrë një histori mjekësore të detajuar. Ai/ajo do dojë të dijë për çdo gjendje mjekësore që keni pasur si dhe histori të infeksioneve. Mjeku juaj ka nevojë të dijë se çfarë medikamentesh jeni duke përdorur, duke përfshirë produktet herbale apo suplementet. Ai/ajo do i’u kontrollojë veshët.

Mund t’iu bëjnë teste të dëgjimit. Si dhe teste tjera për të kuptuar se çka po e shkakton tinitusin. Ku përfshihen skenim CT i kokës, skenim IMR i kokës, studim i enëve të gjakut. Mjeku mund t’iu referojë tek një otolarinologjist. Ky është një mjek i cili është specialist për vesh, hundë dhe fyt.

 

A mund të parandalohet apo shmanget tinitusi?

Për parandalimin e tinitusit apo evitimin e përkeqësimit largojuni ekspozimit afatgjatë ndaj zhrumave të mëdha dhe aktiviteteve qe shkaktojnë rrezik në humbjen e dëgjimit. Nëse e dini se do i’u ekspozoheni zhurmave, merrni masa mbrojtëse duke përdorur kufje. Nëse dëgjoni muzikë përmes dëgjueseve, mbani volumin e ulët.

Nëse keni tinitus, shmangni gjërat që duket se e përkeqësojnë gjendjen. Këtu mund të përfshihen nikotina, alkooli apo kafeina.

 

Trajtimi

Trajtimi varet nga shkaku i tinitusit. Për shembull, nëse një medikament është shkaktari atëherë mjeku do i’u rekomandojë mos marrjen e medikamentit. Mos harroni, asnjëherë nuk duhet të ndaloni marrjen e medikamentit pa u konsultuar me mjekun. Nëse shkaktari është një sëmundje e pa shfaqur, si tensioni i lartë, mjeku juaj mund të krijojë një plan të trajtimit

Kur shkaqet specifike nuk mund të trajtohen, mjeku do të fokusohet në bërjen e tinitusit me të lehtë për ta duruar. Disa metoda të mundëshme përfshijnë:

  • Aparatet e dëgjimit: Për njerëzit të cilët kanë tinitus dhe humbje dëgjimi, përdorimi i aparateve të dëgjimit është shumë i rëndësishëm. Kur përdorni aparate të dëgjmit, gjërat që duhet ti dëgjoni do jenë më të qarta dhe me zë më të lartë sesa klikimi, gumëzhimi apo ushtimat.
  • Gjeneratorët e tingullit(Maskuesit): Gjeneratorët e tingujve mund të vendosen prapa veshit dhe krijojnë zhurma të bardha (zhurma konstante në prapavijë) ose tinguj tjerë. Kjo “maskon” tinitusin dhe e bënë më pak të vërejtëshëm. Disa njerëz përdorin edhe gjenerator që i vendosin pranë shtratit për t’i ndihmuar për të fjetur.
  • Këshillimi: Disa njerëz që kanë tinitus janë në ankth apo në depresion. Nëse keni tinitus dhe keni vështirësi në përballje me gjendjen tuaj kërkoni ndihmë përmes këshilluesve dhe/apo grupit mbështetës që mund të i’u ndihmojnë në përballje. Këshillimi mund të përdoret edhe për t’iu mësuar se si të largoni fokusin nga tinitusi.
  • Terapia e ritrajnimit te tinitusit: Kjo metodë përfshinë një kombinim të këshillimit më mënyra tjera. Qëllimi është të mësoni trurin të injorojë tingujt që dëgjoni. Kjo mënyrë nuk është trajtim i shpejt mirëpo shumë njerëz e shohin si të nevojshëm me kohë dhe praktikë.
  • Relaksim: Stresi mund të përkeqësojë tinitusin. Mjeku juaj mund të sygjeroj teknika të relaksimit që do iu ndihmojnë të përballeni me stresin.
  • Medikamentet: Momentalisht nuk ekzistojnë medikamente te cilat janë specifikisht të dizajnuara për trajtimin e tinusit. Disa medikamente, siç janë ato të cilat trajtojnë ankthin, është vërejtur se përmirësojnë gjendjen për disa njerëz.Flisni me mjekun tuaj në lidhje me medikamentin që mund të i’ua lehtësojë simptomat.

Të jetosh me tinitus

Për shumë njerëz me tinitus, gjendja është një shpërqendrim mesatar. Por për disa, shkakton stres dhe ndikon negativisht ne cilësin e jetës së tyre. Mund të shkaktoj ankth, depresion, pengesa të të fjeturit dhe koncentrim të dobët. Për reduktimin e ndikimit të tinitusit në jetë duhet të:

  • Shmangni zhurmat dhe tingujt e lartë.
  • Kontrollini presionin e gjakut.
  • Ushtroni rregullisht për qarkullim të mirë.
  • Flini mjaftueshëm dhe evitoni  lodhjet
  • Largoni fokusin nga tinitusi. Përdorni teknikat si gjeneratorët dhe këshillimin për vendosjen e tinitusit në prapavijë. Mbani në mend, sa më shumë që mendoni për tinitus aq më shumë do i’u pengojë.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Zhurma në vesh e bënë të vështirë gjumin. Çfarë mund të bëj?
  • A ka ndonjë shkaktarë që po shkakton tinitusin që mund ta trajtojmë?
  • A mund ta humb dëgjimin?
  • Kam shpesh marramendje. A mund ta kem sëmundjen e Menierinit ?
  • A mund të shkaktohet nga infeksioni i veshit?
  • A duhet të evitojë dëgjimin e muzikës me dëgjuese?
  • A ka ndonjë gjë që mund të bëj nga shtëpia për të ndihmuar gjendjen?
Previous article
Next article

Të fundit