HomeArtikujKompleksetShpenzoni paratë tuaja me zgjuarsi
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Shpenzoni paratë tuaja me zgjuarsi

Ka nga ata njerëz që kanë aftësi të jetojnë duke kursyer dhe më pas ka nga ata që janë kaq ekstravagantë sa përfundojnë pa kokërr leku. Nëse mund të lidheni më shumë me këtë të fundit, dijeni që ende mund ta transformoni situatën tuaj financiare duke shpenzuar paratë tuaja me zgjuarsi dhe duke kursyer më shumë.

Siç thotë një thënie e vjetër britanike, “Nëse kujdeseni për qindarkat, të mëdhatë do të kujdesen vetë për veten”.

Ne kemi përpiluar një listë të gjërave për të cilat duhet të ndaloni së shpenzuari para.Ne nuk po ju sugjerojmë që të mos e shijoni jetën, por të provoni disa nga këto mënyra që nuk ju “shpojnë xhepat”.

Të ngrënët jashtë

Nëse ju pëlqen të darkoni, mund të dëshironi të rishikoni zgjedhjet tuaja. Nëse e keni vërejtur, shumica e pjatave në një restorant janë me çmim të lartë gjatë kohës së darkës. Pra, nëse tashmë keni një vakt të gatshëm në shtëpi ose mund të gatuani diçka vetë, nuk duhet të humbni para duke ngrënë jashtë, përveç nëse është një rast urgjent ose i veçantë.

 

Abonimi në shërbime

Abonimet premium të shërbimeve streaming si Spotify, YouTube, etj “heqin qafe” reklamat për t’ju ofruar një përvojë të qetë. Ju me siguri mund të toleroni transmetimin e reklamave në media, në të vërtetë nuk është ndonjë gjë e madhe. Me siguri, këto shërbime transmetimi kanë nevojë për të ardhura për të operuar, por nuk ia vlen të shpenzoni paratë tuaja për këtë.

 

Blerja e biletave të lotarisë

Blerja e biletave të lotarisë është një humbje e madhe parash. Ndonjëherë tingëllon e arsyeshme të blesh një sepse nuk e di nëse mund të përfundosh duke fituar çmimin e madh. Por duke qenë se shanset që kjo të nodhë janë shumë të vogla, do të ishte më mirë të mos i harxhonit paratë e fituara me vështirësi për një copë letër.

 

“Hallakatja” në pushime

Ne nuk duam t’jua ndërpresim hovin, por prapë mund të eksploroni botën pa qënë nevojë të shponi xhepat. Para së gjithash, kurrë mos e rezervoni hotelin e parë që gjeni. Përkundrazi, kërkoni ato që kanë çmimet më të arsyeshme. Gjithashtu, përfitoni sa më shumë nga shpërblimet dhe pikët që mund të keni fituar në lidhje me udhëtimin, vizitoni vende më pak të njohura të pushimeve, qëndroni në një Airbnb ose një bujtinë dhe të tjera si këto.

 

Nuk i humbni asnjëherë ofertat

Çështja nuk është të blini artikujt me zbritje. Por të blesh gjëra vetëm nëse me të vërtetë ju duhen dhe kanë një çmim të përballueshëm. Shumë njerëz nxitojnë për të blerë produkte, sepse u ofrohet 50% zbritje duke kuptuar më vonë se kanë humbur para sepse në të vërtetë ato produkte as që u duheshin.

 

Antarësimi në palestër

Në vend që të ushtroheni në palestër, ju mund të kurseni para duke u ushtruar në shtëpi dhe duke investuar në disa pajisje. Sidoqoftë, nëse e doni të kaloni kohë në palestër, shfrytëzoni sa më shumë anëtarësinë tuaj dhe kërkoni mënyra të tjera për të kursyer para.

 

Blerja nën ndikimin e momentit

Ka njerëz që duan të shpenzojnë para të tepërt për gjëra që as nuk ju duhen dhe as nuk i duan. Bizneset kanë tendencë të përdorin shumë taktika për t’ju detyruar të blini gjëra që nuki  dëshironi në radhë të parë. Studimet pretendojnë se këto blerje janë kënaqësi për blerësit impulsivë. Njerëzit duhet të kuptojnë se kënaqësitë e tilla janë të përkohshme dhe i humbin vlerat e tua të çmuara.

 

Blerja e artikujve në rradhën e arkëtimit

Një nga taktikat më të ndërlikuara për t’ju bërë të bëni përsëri pazar janë artikujt në linjën e arkëtimit. Pra, herën tjetër kur të jeni në rradhë, kontrolloni impulset tuaja drejt blerjes së atyre sendeve dhe kurseni paratë tuaja.

 

Përdorimi i sendeve njëpërdorimshe

Nuk ka kuptim t’i blini këto kur thjesht do t’i hidhni dhe pastaj t’i blini përsëri. Përkundrazi, duhet të blini gjëra që mund t’i përdorni përsëri dhe që do të zgjasin me vite me rradhë. Këto artikuj janë të përsosur për ngjarje të caktuara, por enët qeramike janë një alternativë më e mirë për përdorim të përditshëm.

 

Teknologjia në ngritje

Kjo është ajo ku njerëzit kanë tendencë të shpenzojnë një pasuri të tërë kur me të vërtetë nuk kanë nevojë. Për shembull, sa më shpejt që të nxirret në treg një iPhone i ri, njerëzit nxitojnë ta blejnë menjëherë, edhe nëse pajisja e tyre aktuale po funksionon mirë. Nëse ky është rasti, konsideroni se si mund të kurseni para duke anashkaluar azhurnimin.

 

Leximi i librave të printuar

Sigurisht, ju pëlqen të lexoni libra për të shijuar përvojën e vjetër të leximit të librit. Shumë mund të mos bien dakord, por investimi në eBooks ose vizita në një bibliotekë lokale janë alternativat më të mira për të marrë librat që dëshironi falas. Ju gjithashtu mund të blini libra të lirë të përdorura nga eBay ose Amazon. Për cilin nga këto artikuj do të ndalonit së shpenzuari para? A dini ndonjë mënyrë tjetër për të kuryer para? Na tregoni në komentet më poshtë.

Të fundit