HomeFokusJeto me Optimizëm
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Jeto me Optimizëm

  1. Ji rehat me veten tënde.

Hapi i parë drejt lumturisë është të ndiheni mirë me veten tuaj. Secili ka lindur me një defekt, apo të metë. Askush nuk është perfekt. Pranoje veten me cilësitë që ke, në të kundërt, nuk ke për të përjetuar ndonjëherë lumturi. Nëse nuk je rehat me veten, kjo gjë bëhet primare në jetën tënde dhe fillon të dëmtojë vetëbesimin, vetëvlerësimin dhe lumturinë që mund të përjetosh nga ngjarjet përreth.

 

  1. Vlerëso ato që ke dhe kurrë mos e krahaso veten me të tjerët.

Ti kurrë nuk ke për t’u ndjerë i lumtur, nëse dëshiron t’i kesh me patjetër gjërat që nuk i ke. Jo çdo gjë është ashtu siç duket. Nëse ti kërkon, dëshiron, pret të kesh diçka më tepër në jetën tënde dhe nuk kënaqesh me ato që ke, përherë do të ndihesh si i/e mjerë dhe do të ndjesh sikur diçka do të mungojë përherë në jetën tënde.

 

  1. Shiko anën pozitive në çdo situatë.

Përherë kanë për të na ndodhur situata të rënda që nuk kemi mundësi t’i shmangim dot. Ti mund të zgjedhësh të qëndrosh i/e mërzitur, i/e trishtuar, i/e acaruar, i/e stresuar, ose të ndihesh më i/e lumtur, nëse fokusohesh tek ana pozitive e çdo gjëje. Ti mund të zgjedhësh të ndalesh e të analizosh për një kohë të gjatë diçka të keqe që të ka ndodhur, ose të ecësh përpara drejt një fillimi të ri.

 

  1. Jetoje momentin.

Unë besoj se një nga arsyet se pse fëmijët e vegjël, apo çiftet në takimet e para janë të lumtur, është se ata e jetojnë momentin. Ata fokusohen në atë çfarë po ndodh përpara tyre dhe i kushtojnë vëmendje personit që po i shoqëron në atë moment. Kur ti e jeton momentin dhe bën më të mirën tënde, ti thjesht ndihesh më mirë. E pse të mos ndihesh ashtu? Fundja, ti nuk po shqetësohesh për të ardhmen dhe as po mërzitesh për të shkuarën.

 

  1. Shmangi mendimet e tepërta.

Kjo është ajo që bën shumica prej nesh, i mendojmë shumë gjërat që nga një marrëdhënie, tek karriera dhe tek financat. Kur jemi në dyshim, të mendojmë thellë për diçka, mund të na ndihmojë për ta parë më ndryshe një çështje. Mirëpo kur jemi të mërzitur, sa më shumë t’i mendojmë gjërat, aq më shumë do të kuptojmë se nuk kemi për të marrë asnjëherë një përgjigje për dyshimet që do të kemi, por përkundrazi, do të shqetësohemi akoma më shumë.

 

 

Të fundit