Jeta është shumë e shkurtër për të jetuar me negativitet, apo për t’i lejuar të tjerët të diktojnë jetën tënde. Jeta është e shkurtër për të mos bërë gjërat që do, ndërkohë që ke mundësitë për t’i bërë. Por mbi të gjitha këto, jeta është shumë e shkurtër për t’u ankuar mbi çështje apo probleme të vogla dhe ndonjëherë, të kota.
Nëse edhe ti je një nga personat që e vret mendjen për arsyet më poshtë, unë shpresoj që ky material të të nxisë të shqetësohesh më pak dhe të jetosh më shumë, ndërkohë që e ke mundësinë e artë ta bësh një gjë të tillë.
Këto janë disa nga shqetësimet dhe ankesat e kota, për të cilat nuk duhet të shqetësohesh më që tani e tutje:
Mos u shqetëso për njerëzit që të urrejnë pa arsye. Le të urrejnë. Me siguri nuk të arrijnë dot dhe ajo që u mbetet, është të të urrejnë.
Mos u shqetëso se nuk pranohesh nga të gjithë. Ti mund të jesh si të duash dhe je perfekt. Është e pamundur të pranohesh dhe të pëlqehesh nga të gjithë, nëse nuk ndryshon veten për ta.
Mos u shqetëso për të shkuarën. E shkuara iku. Je duke jetuar të tashmen. Shfrytëzo çdo minutë të ditës së sotme për të bërë atë që do. Mos jeto në një periudhë që është mbyllur tashmë.
Mos u shqetëso se si dukesh nëpër foto. Ti je ti dhe je perfekte, gjithsesi. Çdo imazh që ti ke krijuar mbi perfeksionin, me siguri i takon fotoshopit dhe kirurgjisë plastike.
Mos u shqetëso, nëse të tjerët të urrejnë për të qenurit i/e sinqertë. Mos i gënje të tjerët. Qëndro i/e sinqertë me ta, edhe pse ndonjëherë mund të mos u pëlqejë e vërteta. Në fund kanë për të të falenderuar.
Mos u shqetëso se mund të dështosh. Dështimi është një mësim për t’i bërë gjërat siç duhen herët e tjera, ndaj përpiqu dhe, nëse dështon, përpiqu sërish për të triumfuar.
Mos u shqetëso se mund të të refuzojnë. Jo çdokush do të pranojë. Thjesht duhet të mendosh se gjëra më të mira do të vijnë në jetën tënde dhe duhet të ecësh përpara.