- Kuptoni vendosmërinë
Vendosmëria dhe siguria është një aftësi ndërpersonale ku ju demonstroni vetëbesimin e shëndetshëm për të qëndruar fort në mbrojtje të vetvetes, teksa në të njëjtën kohë respektoni të drejtat e të tjerëve. Kur jeni të vendosur, nuk jeni as pasiv as agresiv, por i drejtpërdrejtë dhe i dnershëm. Nuk prisni që të tjerët ta dijnë atë që doni, kështu që ju kërkoni atë që ju duhet me qetësi dhe vetëbesim.
- Mbani në linjë stilin tuaj të komunikimit
Stili i komunikimit është kritik, dhe kyç për të qenë të respektueshëm me ata që po përpiqeni të kommunikoni. Kushtojini vëmendje gjuhës tuaj të trupit si dhe fjalëve që thoni, dhe sigurohuni që fjalët, gjuha e trupit dhe toni të jenë të koordinuara. Asnjëherë mos prisni që njerëzit të lexojnë atë që keni në mendje. Nëse doni diçka, thuajeni, dhe nëse diçka ju bezdis, thuajeni. SHfaquni me vetëbesim kur bëni një kërkesë apo tregoni një preferencë. Rrini drejt, anohuni pakëz fare, buzëqeshni ose ruani një shprehje fytyre neutrale. Shikojeni tjetrin në sy.
- Kuptoni dhe pranoni ndryshimet
Vendosmëria juaj nuk do të thotë që të injoroni këndvështrimet e të tjerëve. Teksa shfaqni mendimin tuaj, ju punoni për të kuptuar pikëvështrimin e të tjerëve. Mos lejoni që ndryshimet në opinion t’ju mërzisin apo zemërojnë; mbani mend që ndryshimet nuk do të thoni që ju keni të drejtë dhe tjetri e ka gabim. Përpiquni të kuptoni këndvështrimin e tyre. Dëgjoni me respekt, dhe mos i ndërprisni kur flasin.
- Flisni thjesht dhe direkt
Kur praktikoni vendosmërinë dhe sigurinë, është e rëndësishme të flisni në një mënyrë që nuk lë vend për akuzime apo ta bëjë tjetrin të ndihet fajtor. Të thoni të vërtetën tuaj me sinqeritet, nuk do të thotë që të bëni të tjerët të ndihen të gabuar. Jini të thjeshtë, të drejtpërdrejtë dhe konçizë, dhe deklaroni atë që dini se është e vërtetë për ju. Mos harroni, kur shfaqni vendosmëri, më pak do të thotë më shumë. Dmth, mos u zgjasni shumë.
- Ushtroni fuqinë e “Unë”
Përdorni deklarata që nisin me unë. Bëjeni zakon që të përdorni gjëra të tilla si “Unë mendoj”, ose “Unë besoj”. Mos përdorni asnjëherë gjuhë agresive apo fraza si “Ti kurrë…”, apo “Ti gjithmonë…”. Këto lloje deklaratash i nxisin të tjerët të zemërohen, dhe ata e mbyllin bisedën. Deklaratat që nisin me “Unë”, ju lejojnë të shfaqeni të vendosur pa armiqësuar ata që keni përballë.
- Ruani qetësinë
Të qënit të vendosur mund t’ju shtojë dozën e emocioneve, por ndonjëherë këto shfaqen si agresion. Mësoni të ruani qetësinë kur shpreheni; do ju bëjë të dukeni me më shumë vetëbesim dhe do e lejojë tjetrin të relaksohet. Mbani mend që të merrni frymë normalisht dhe të kini parasysh gjuhën e trupit dhe kontaktin me sy. Jini të pranishëm. Mendje e qetë, e folur e qetë, veprim i qetë – këto vetëm ju shtojnë vetëbesimin.
- Vendosni kufij
Kufijtë janë rregullat dhe limitet që ju krijoni për veten,q ë ju ndihmojnë të vendosni atë që do lejoni dhe nuk do lejoni. Nuk doni që njerëzit të shkelin mbi ju, por as nuk doni që të tjerët t’ju shohin si agresivë. Vendosja e kufijve do ju mundësojë të dini se kur duhet të thoni po dhe kur duhet të thoni jo.