HomeFokusGjërat që secili prej nesh i dëshiron
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Gjërat që secili prej nesh i dëshiron

Çdo person dëshiron diçka, që ndryshe nga sa mund të mendohet, pavarësisht se janë të ndikuar nga famë, paraja, pushteti apo suksesi, këto nuk janë gjërat që qeniet njerëzore i dëshirojnë thellë brenda vetes. Megjithëse mund të përpiqemi të përmbushim nevojat tona më të thella, ato nuk realizohen gjithmonë.

Në thelb, 3 janë gjërat që secili prej nesh dëshiron:

 

I Të shfaqemi në sytë e atyre që na duan, ashtu si jemi vërtetë

Të shihemi si personi që jemi, pa stereotipe, është gjëja më e vështirë. Të shohim të tjerët ashtu siç, kërkon që edhe ne vetë të “zhvishemi”. Kjo do të thotë që duhet të braktisim të gjitha pretendimet dhe të shembim të gjitha muret që kemi ndërtuar rreth nesh. Ne duhet të braktisim idetë tona, prirjet romantike, pritshmëritë. Dhe kjo është gjëja më e frikshme, sepse kjo gjë ka edhe komplikime. Por, sado e frikshme që mund të jetë, mbajtja fort pas këtyre gjërave, na pengon që të shohim të tjerët për atë që ata vërtet janë dhe pengon të tjerët që të shohin se si jemi ne, në të vërtetë. Mënyra se si arrijmë të çlirohemi nga perceptimet që kemi për të tjerët, do të jetë një moment çlirimi për ne.

 

II Të jemi të përqafuar nga dikush

Të jemi të përqafuar nga dikush, që na jep hapësirën për të shprehur pikëllimet tona, gëzimet tona, dëshirat e brendshme, dëshirat dhe reflektimet. Kjo do të thotë pranim i vetes sonë, me të gjitha dobësitë dhe gabimet. Përqafimi është një dhuratë që mund t’u japim të tjerëve. Të qenit të përqafuar, ose të përqafosh dikë, i jep kuptim jetës. Kjo nuk do të thotë që duhet të përqafoni çdo ditë ata që doni, por duke qëndrimi të përqafuar herë pas here, do të thotë të kemi një mbështetje të pakushtëzuar emocionale. Kjo do të thotë që ju mund të “derdhni” emocionet kur keni nevojë, dhe se do të jeni gati për të bërë të njëjtën gjë nëse të tjerët kanë nevojë.

 

III Të jemi thjesht vetvetja

Shumë njerëz besojnë se na njohin, në bazë të informacioneve që kanë marrë, por jo gjithmonë kjo i korrespondon të vërtetës. Nuk na njohin vërtetë. Ajo që duam vërtetë është që të tjerët të dijnë se cilët jemi, si ndihemi dhe si është ta jetojmë jetën tonë. Duam që të tjerët të njohin thellësinë tonë, frikërat, ankthet, dhimbjet, trishtimin. Për të qenë vërtetë vetja, duhet të jemi mjaftueshëm kurajozë sa për të riskuar që të na gjykojnë. Shumë njerëz mendojnë se fama, paraja janë gjithçka në jetë, por për të qenë vërtetë vetvetja, kemi nevojë për vetëm një gjë, kemi nevoje për ata që duan të na njohin vërtetë.

Pra, tre gjërat që duam vërtetë janë: dëshira për t’u shfaqur ata që jemi, të jemi të përqafuar dhe të jemi thjesht vetvetja.

Të fundit