Të mësosh diçka të re rreth vetes është gjithmonë interesante dhe argëtuese. Të kuptuarit e psikologjisë rreth mënyrës sesi sillemi, sesi trajtojmë të tjerët dhe e shprehim veten mund të jetë edhe më tërheqëse.
Kemi përpiluar një listë të fakteve më të habitshme psikologjike që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë veten dhe të tjerët.
Sa më shumë që shpenzoni për të tjerët, aq më të lumtur jeni. Sipas studimeve të ndryshme kjo është e vërtetë, kështu që ndihmoni dikë.
Shpenzimi i parave për përvoja, në vend se për sende, gjithashtu ju bën të lumtur. Koleksiononi kujtime, jo gjëra, apo jo?
Paraja blen lumturi, por vetëm deri në 75,000 dollarë në vit. Për amerikanin mesatar, 75 mijë dollarë në vit blejnë lumturi. Kjo shumë çliron nga varfëria dhe ofron atë që nevojitet në jetë.
Të jesh me njerëz të lumtur, bëhesh dhe vetë i lumtur. Kjo nuk duhet të na befasojë. Lumturia është ngjitëse.
Njerëzit e zgjuar nënvlerësojnë veten dhe njerëzit injorantë mendojnë se janë të shkëlqyer. Është quajtur “Dunning Kruger Effect”. Eshtë e vërtetë, thjesht futuni në Facebook dhe do të shihni se për çfarë bëhet fjalë.
Kur ju kujtohet një ngjarje e kaluar, ju jeni duke kujtuar herën e fundit që e keni kujtuar atë ngjarje. Kjo është arsyeja pse kujtimet tona zbehen dhe shtrembërohen me kalimin e kohës.
Vendimet tuaja janë më racionale kur mendoni në një gjuhë tjetër. Një studim i Universitetit të Çikagos tregoi se qytetarët koreanë që mendonin në gjuhë të huaja ulnin paragjykimet e tyre të përgjithshme.
Nëse shpallni qëllimet tuaja, ka më pak të ngjarë që të keni sukses.
Njerëzit duken më tërheqës kur flasin për gjërat për të cilat ata me të vërtetë janë të interesuar.
Njerëzit inteligjentë kanë tendencë të kenë më pak miq sesa personi mesatar. Njeriu sa më i zgjuar të jetë, aq më selektiv bëhet.
Njerëzit që përpiqen t’i bëjnë të gjithë të lumtur shpesh përfundojnë duke ndier të vetmuar.
Mesazhet e urimit të mirëmëngjesit dhe natës së mirë aktivizojnë pjesën e trurit përgjegjëse për lumturinë.
Çdo miqësi që ka lindur në periudhën ndërmjet moshës 16 dhe 28 vjeç ka më shumë gjasa të jetë e qëndrueshme dhe të zgjasë gjatë.