Përgjithësisht, për ndërrimin e viteve apo për ditëlindjen e vet, secili fillon të mendojë mbi rrugëtimin e jetës së tij/saj dhe të krahasojë veten tashmë me veten e tij/saj shumë vite më parë. Secili nga ne synon të korrë sukses në jetë, por njëkohësisht kërkon edhe të jetë i/e lumtur. Ndaj, ne ju japim këto 15 mësime jetë për të korrur sukses dhe për të mos lënë mënjanë as lumturinë në rrugën e suksesit tuaj:
- Mësoje mirë se ajo çfarë mendon vazhdimisht, bëhet realitet. Ligji i tërheqjes ekziston.
- Mos i merr gjërat në mënyrë personale. Jo çdo gjë e keqe lidhet personalisht me ty.
- Ji mirënjohës/e çdo ditë. Nëse sheh mirë rreth vetes, ke plot gjëra për të qenë mirënjohës/e.
- Lufto për veten dhe të drejtat e tua, por vetëm kur ke të drejtë. Mos nis beteja që nuk i fiton dot.
- Kërko 100% nga vetja për gjërat që do, si dhe 100% përkushtim nga njerëzit rreth teje gjatë gjithë kohës.
- Mëso të pranosh edhe refuzimet. Jo të gjithë personat do të pëlqejnë dhe do të pranojnë.
- Prano se paraja të jep liri. Dakord, paraja nuk është gjithçka, ama të jep goxha liri.
- Gjithmonë bjer dakord me diçka. Kjo gjë do të ndihmojë shumë t’i arrish më lehtë synimet e tua.
- Trajtoji të tjerët me mirësjellje dhe mirëkuptim. Të sillesh keq nuk të sjell asgjë të mirë në jetë.
- Bëji gjërat me radhë. Ndonjëherë duke bërë shumë gjëra njëkohësisht, përfundon duke mos përfunduar asgjë në mënyrë të saktë.
- Pranoje dhe ji krenar për çdo arritje të jetës tënde. Nuk ka rëndësi madhësia e hapave, por fakti që po ecën.
- Kalo kohë në natyrë. Studimet tregojnë se natyra të ndihmon shumë për t’u qetësuar.
- Mëso se njerëzit që flasin keq për të tjerët prapa shpine, pas teje janë duke folur keq edhe për ty.
- Mos mbaj inate. Nuk është mirë të ecësh në jetë duke mbajtur inat apo mllef brenda vetes për të tjerët.
- Bëj gjithmonë më të mirën, në mënyrë që asnjëherë të mos lindë brenda teje pyetja “Po sikur…?”.