Ndryshe njihet edhe si KOMANDANTI
Koha jote është e limituar andaj mos e harxho duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos bie në gracka të dogmave- që do thotë të jetosh në bazë të mendimit të dikujt tjetër. Mos lejo zërin tënd të brendshëm të zhytet në zhurmën e mendimeve të të tjerëve. Dhe më e rëndësishmja ki kurajon të ndjekësh zemrën dhe intuitën. Ato disi e dinë se çfarë ti do të bëhesh në të vërtetë. Gjithçka tjetër është sekondare. Steve Jobs
ENTJ-të janë udhëheqës të lindur. Njerëzit me këtë personalitet kanë sharmin dhe vetëbesimin dhe shfaqin autoritetin në një mënyrë që i ngreh turmat bashkë për një qëllim të caktuar. Sidoqoftë, ENTJ-të gjithashtu karakterizohen me një nivel të pamëshirmshëm të racionalitetit, e përdorin këtë nxitje, vendosmëri dhe mendje të mprehtë të arrijnë çdo qëllim që i caktojnë vetes. Ndoshta është më mirë që përbëjnë vetëm 3 përqind të popullsisë, sepse ata i trondisin personalitetet më të turpshme dhe të ndjeshme që përbëjnë pjesën tjetër të botës- por ne duhet të falenderojmë ata për bizneset dhe institucionet që sot i marrim për të mirëqena.
Lumturia shtrihet në gëzimin e suksesit
Nëse ka diçka që ENTJ-të duan janë sfidat, të mëdha ose të vogla, dhe me vendosmëri besojnë që nëse kanë kohë të mjaftueshme dhe burimet e duhura ata mund të arrijnë çdo qëllim. Kjo cilësi i bën njerëzit me këtë personalitet ndërmarrës të shkëlqyer dhe aftësia e tyre e të menduarit në mënyrë strategjike dhe të mbajturit një përqendrim afatgjatë e në të njëjtën kohë të ekzekutojnë çdo hap në planin e tyre me precizitet dhe vendosmëri i bën ata udhëheqës të fuqishëm biznesi. Kjo vendosmëri është shpesh një profeci vetëpërmbushëse sepse aty ku të tjerët mund të dorëzohen ata i shtyjnë qëllimet e tyre me vullnet të plotë. Për shkak të natyrës së tyre Ekstroverte (E) ata i shtyjnë edhe të tjerët bashkë me ta duke arritur rezultate spektakulare gjatë procesit.
Në tryezën e negociatave, qoftë në një koorporatë apo për blerjen e një veture, ata janë dominues, të papërkulshëm dhe nuk falin. Kjo nuk është se ata janë të këqinj apo zemërftohtë- është sepse ky personalitet vërtetë e shijon një sfidë, një betejë zgjuarsie, fjalët me vend që vinë nga ky ambient. Edhe nëse pala tjetër nuk mund të jetë në hap me ta, ata prapë do vazhdojnë me parimet e tyre drejt fitorës përfundimtare. Nëse është dikush që ENTJ-të e respektojnë janë personat që mund të maten me ta nga ana intelektuale, dikush që vepron me cilësi dhe precizitet të njëjtë me ta. Ata kanë një talent të veçantë për të vërejtur talentin e të tjerëve dhe kjo ndihmon në përpjekjet e tyre për të krijuar një ekip (sepse askush, pavarësisht sa madhështor, nuk mund t’ia del i vetëm) dhe ti ndaloj ata nga shprehja e madhe e arrogancës. Sidoqoftë, ata poashtu kanë një aftësi të veçantë që të vënë në dukje mangësitë e të tjerëve në mënyrë jo të ndjeshme dhe kjo është pika ku ENTJ-të futen në telashe.
Të kultivosh shkencën e marrdhënieve njerëzore
Shprehja emocionale nuk është pikë e fortë e asnjë prej Analistave, mirëpo distanca e ENTJ-ve nga emocionet është veçanërisht e njohur dhe e ndjerë në mënyrë direkte nga një numër i madh njerëzish. Sidomos në një ambient profesional, ENTJ-të thjesht do shkelin ndjenjat e atyre që i shohin si joefikas, të paaftë ose përtac. Për ta, shprehja e emocioneve është dobësi dhe kështu është lehtë të bësh armiq- ENTJ-të duhet të mbajnë mend se duhet të kenë një grup rreth vetës, jo vetëm për të arritur qëllimet por edhe për vlerësimin e tyre, diçka që ata janë shumë të ndjeshëm.
ENTJ-të janë vërtetë njerëz me shumë energji dhe fuqi dhe ata kanë krijuar një imazh të të qenët më të rëndësishëm se vetë jeta- dhe shpesh ata janë. Sidoqoftë duhet të mbajnë mend se lartësia e tyre vjen jo vetëm nga veprimet e tyre, por edhe nga veprimet e grupit që i mbështet ata dhe është e rëndësishme të kenë dijeni për kontributet, talentet dhe nevojat, sidomos nga një perspektivë emocionale, e grupit të tyre mbështetës. Edhe nëse u duhet të marrin një mentalitet “shtiru deri sa ta arrish”, nëse ENTJ-të janë në gjendje të kombinojnë emocionet bashkë me cilësitë e tyre të shumta ata do shpërblehen me lidhje të kënaqshme e të thella dhe me të gjitha fitoret sfiduese që ata mund të përballojnë.
Pikat e forta dhe të dobëta
Pikat e forta
Të aftë – ENTJ-të e shohin paaftësinë jo vetëm si një problem në vete, por si diçka që pengon kohën dhe energjinë drejt qëllimeve të ardhshme, një sabotim që përmban paarsyeshmëri dhe përtesë. Njerëzit me këtë personalitet do largojnë këtë lloj sjelljeje ngado që shkojnë.
Energjikë – Në vend se ta shohin këtë proces si lodhës, ata marrin energji nga kjo, duke e shijuar vërtetë udhëheqjen e grupeve të tyre përpara përderisa janë duke zbatuar planet dhe qëllimet e tyre.
Të sigurt në vete – ENTJ-të nuk do mund të bënin këtë nëse do kishin dyshime në vete- ata besojnë në aftësitë e tyre, i shfaqin hapur mendimet dhe besojnë në kapacitetin e tyre si udhëheqës.
Me vullnet të hekurt – Ata nuk dorëzohen në situata të vështira- ENTJ-të përpiqen t’i arrijnë qëllimet e tyre, por asgjë nuk është më e kënaqshme për ta sesa ngritja nga pengesat sfiduese gjatë vrapimit për te vija e finishit.
Mendojnë në mënyrë strategjike – ENTJ-të tregojnë me shembuj ndryshimin mes krizave menaxhuese të momentit, shmangien e sfidave dhe hapat te një plan më i madh si dhe janë të njohur për të ekzaminuar çdo anë të problemit. Ata nuk merren vetëm me çështjet e momentit por e çojnë tërë projektin përpara me zgjidhjet e tyre.
Sharmant dhe inspirues – Kombinimi i këtyre cilësive krijon persona që janë në gjendje të inspirojnë dhe gjallërojnë të tjerët. Njerëzit duan që këta të jenë udhëheqësit e tyre dhe kjo i ndihmon ENTJ-të të përmbushin synimet e tyre ambicioze sepse nuk do ia dilnin vetëm asnjëherë.
Dobësitë
Kokëfortë dhe dominues – Ndonjëherë gjithë ky vetëbesim dhe vullnet mund të shkoj shumë larg dhe ata do shohin vetëm mënyrën e tyre, duke u munduar të fitojnë çdo debat dhe besuar verbërisht vetëm në vizionet e tyre.
Jo tolerantë – “Nëse nuk bëhet si them unë, atëherë nuk bëhet fare”- Njerëzit me këtë personalitet janë jashtëzakonisht jopërkrahës të njohur të çdo ideje që u heq mendjen nga synimet primare, edhe më shumë nga idetë e bazuara në emocione. Ata nuk do hezitojnë asnjë sekond që ta bëjnë këtë të ditur.
Të paduruar – Disa njerëz kanë nevojë për më shumë kohë për tu menduar, një vonesë e patolerueshme për ENTJ-të që mendojnë shpejt. Ata mund ta keqinterpretojnë zhytjen në mendime si marrëzi ose jo interesim, një gabim i tmerrshëm për udhëheqës.
Arogantë – ENTJ-të respektojnë mendimet e shpejta dhe bindjet e qëndrueshme, cilësitë e tyre, dhe i ulin poshtë ata që nuk i kanë këto. Kjo mënyrë është një sfidë për pjesën më të madhe të personaliteteve që ndoshta nuk janë edhe aq të pasigurt në mendimet e tyre, por do duken ashtu para ENTJ-ve.
I përballojnë dobët emocionet – Gjithë kjo mburrje, bashkë me racionalitetin superior i bën ata të largët nga shprehja e tyre emocionale dhe përbuzës ndaj të tjerëve. Njerëzit me këtë personalitet shpesh shkelin ndjenjat e të tjerëve, duke lënduar pa dashje partnerët dhe miqtë, sidomos në situatat emocionale.
Të ftohtë dhe të pamëshirshëm – Fiksimi i tyre me efikasitet dhe besimi i palëkundur në meritat e racionalitetit, sidomos nga ana profesionale i bën ata jashtëzakonisht të pandjeshëm në ndjekjen e synimeve të tyre, duke anashkaluar situatat personale, ndjeshmëritë dhe preferencat si të paarsyeshme dhe të parëndësishme.
LIDHJET E ENTJ-VE
Si në fushat e tjera të jetës, ENTJ-të i afrohen lidhjeve dhe takimeve me një seri synimesh dhe planesh për ti arritur dhe e vazhdojnë këtë me një energji dhe entuziazëm impresiv. Njerëzit me këtë lloj personaliteti i hyjnë kësaj pune për të fituar dhe që nga fillimi me qejf do marrin rolet udhëheqëse në lidhje, duke supozuar se kanë përgjegjësi personale për mënyrën sesi gjërat shkojnë dhe duke u përpjekur që të jetë përvojë shpërblyese për të dy. Lidhjet romantike janë një punë serioze dhe ENTJ-të duan që ato të zgjasin.
Ne mund të kemi sukses vetëm nëse zgjedhim në mënyrë të mençur
Kjo ndjenjë e përgjegjësisë personale do të thotë që ENTJ-të harxhojnë shumë energji në lidhjet e tyre dhe ata shfaqin kreativitetin e tyre duke pasur gjithmonë diçka të re në agjendë, ti bëjnë gjërat interesante, sidomos në fazën e takimeve. Sidoqoftë në të njëjtën kohë, ENTJ-të shikojnë për lidhjet e gjata dhe nëse e shohin se një lidhje po shkon drejt fundit, do e ndërprejnë atë dhe do i japin fund vëmendjes që kishin për partnerët e tyre.
Kjo mizori e rastit me lidhjet personale është dobësia primare e ENTJ-ve dhe mund të shkoj edhe më keq nëse nuk janë të kujdesshëm. Të ndjejnë ndjenjat dhe emocionet e të tjerëve nuk është aftësi që u vjen lehtë, por është e rëndësishme që të mundohen ta zhvillojnë atë, si për të mirën e partnerëve ashtu edhe për vete. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata janë në rrezik që të dominojnë partnerët dhe kjo jondjeshmëri lehtë mund të shkatërroj një lidhje, sidomos në fillim të saj. Por nëse gjithçka shkon mirë dhe e ardhmja duket e ndritur, njerëzit me këtë personalitet do vazhdojnë të impresionojnë me kreativitetin dhe energjinë e tyre. Siguria e tyre origjinale e bën jetën seksuale dinamike dhe shpesh eksplorojnë mënyra të reja të shprehin dashurinë me entuziazëm imagjinativ. Sidoqoftë ENTJ-të i kanë këto inovacione të planifikuara më parë, me struktura të parashikuara për jetët e tyre seksuale, duke e lënë spontanitetin personaliteteve që janë më pak të organizuara.
ENTJ-të janë jashtëzakonisht të orientuar nga zhvillimi dhe do shfrytëzojnë çdo mundësi të përmirësojnë veten, duke pranuar kritikat, për aq kohë sa janë logjike dhe gjithmonë duke u përpjekur të zhvillojnë diturinë. Në të njëjtën kohë, ata presin këtë edhe nga partnerët e tyre dhe është befasuese për ta që të tjetër nuk e ndajnë këtë qëndrim. Edhe më befasuese është kur njerëzit e tjerë mundohen ti shmangin këto situata të tensionuara. Në veçanti ENTJ-të do bënin mirë të mbajnë mend se qasja e tyre është vetëm një kënd në mesin e një spektri alternativash. Përderisa ENTJ-të mund ti shohin kritikat si rruga më efikase (dhe shpesh kanë të drejtë) ata duhet të mbajnë mend se partnerët e tyre mund të jenë më të interesuar në mbështjetje dhe rritje emocionale, një fushë zhvillimi që ENTJ-të vetë e shmangin shpesh. Si me shumicën e gjërave, balanci është çelësi dhe ENTJ-të duhet të përpiqen të mbajnë një qëndrim të njëjtë, çfarëdo qofshin nevojat e tyre, qoftë mes kritikave të sinqerta ose mbështetjes emocionale e lavdërimeve.
Njëjtë si me tipet tjera Analiste, ata që përshtaten më së shumti me ENTJ-të janë tipet Intuitiv (N), me një ose dy veçori të kundërta që të krijohet një balancë në lidhje. ENTJ-të e pjekur janë në gjendje të përshtaten me nevojat e partnerëve dhe e dinë që edhe personat më racionalë kanë nevoja emocionale që duhet plotësuar. Fatmirësisht e njëjta logjikë që largon emocionet është në gjendje të kuptoj se një qëndrim pajtues është vegla më e mirë për të kryer punën. Me ndjenjën e fortë të përgjegjësisë dhe dedikimit, njerëzit me këtë lloj personaliteti është e sigurt që do e bëjnë këtë përpjekje, duke krijuar lidhje të gjata e të lumtura.
MIQËSITË
ENTJ-TË SI SHOKË
Si në shumicën e aspekteve në jetë, edhe në miqësi ENTJ-të kërkojnë rritje personale dhe inspirim dhe shpesh kanë një plan sesi ta arrijnë atë. Miqësitë e rastit, të ndërtuara në gjëra si rutina e përbashkët nuk është metoda e preferuar për ENTJ-të- në vend të kësaj ata kërkojnë miq, kërkojnë persona të cilët e ndajnë pasionin e tyre për diskutime të rëndësishme e të thella dhe të cilëve u pëlqen të mësojnë e të zhvillohen po aq sa ENTJ-ve. Nuk është gjithmonë lehtë të jesh mik i tyre- ata kërkojnë shumë nga këto lidhje- por u kushtojnë shumë vëmendje miqësive. Miqësitë e ENTJ-ve ndërtohen në ide dhe ajo që u pëlqen atyre janë fjalët e mençura, të shprehurit të mendimeve dhe mbrojtja e atyre nga sulmet që vinë nga çdo kënd. Njerëzit me këtë personalitet janë shumë të zgjuar dhe kritikë dhe nuk do dorëzohen nëse kritikohen ose sulmohen- në fakt, nuk ka mënyrë më të mirë për të fituar respektin e tyre. Nuk është lehtë të matesh me një personalitet aq të madh dhe të vrullshëm sa ENTJ-të dhe ata vërejnë që të tjerët do fshihen për shkak të forcës së tyre, pikërisht në momentin që ata fillojnë të kënaqen. Vetëm racionalistët më të fortë mund të maten me ENTJ-të që shprehen fuqishëm, që as nuk kanë nevojë për mbështetje emocionale e as nuk e kuptojnë nevojën e të tjerëve për të. Kjo mungesë ndjeshmërie është dobësia kryesore e ENTJ-ve. Tendenca e tyre për të sfiduar shokët, të vënë në pyetje rezultatet e tyre dhe ti marrin argumentet emocionale si të parëndësishme janë gjëra të vështira për miqtë e tyre të ndjeshëm. Një argument ose është i bazuar në logjikë dhe arsye, ose është i gabuar.
Të burgosurit e mendjes sonë
ENTJ-të më mendjendritur e kuptojnë se nëse është një fushë ku mund të mësojnë nga të tjerët e të përmirësojnë veten është fusha e ndjeshmërisë emocionale- të larguarit e çdo lloj aspekti të rritjes personale është hipokrizi. Miqësitë me njerëzit me tipin e personalitetit Diplomat janë veçanërisht shpërblyese për ENTJ-të, sepse veçoria e përbashkët Intuitive (N) krijon një lidhje të menjëhershme që mund të jetë urë mes logjikës dhe njohjes se bashkëpunimi dhe pajtimi mund të përmbush më shumë gjëra sesa logjika vetëm. Prapëseprapë, pjesa më e madhe e shokëve të ENTJ-ve janë Analistët, sepse të gjithë këta tipa e ndajnë pasionin e njëjtë për logjikën, idetë dhe debatet kritike. Çdokush që mund të arrij aftësinë e ENTJ-ve për diskutimin e ideve dhe ti kuptoj ato teori do gjej te ta një shok të sinqertë dhe të dedikuar. Çdokush që nuk mundet ose nuk do e bëj këtë, psh ata njerëz me këmbë në tokë që e vënë në pyetje qëllimin e diskutimeve të tilla, do përfundojnë të injoruar- ndoshta situata më e mirë për të gjithë.
Si prindër
ENTJ-të prindër
Shpesh, duke marr parasysh vullnetin e fortë dhe natyrën kritike, është mjaft sfiduese të shpenzosh kohë me ENTJ-të, si në miqësi ashtu edhe në romancë- të jesh i detyruar të qëndrosh me ta, si në lidhjet prindër-fëmijë, mund të jetë gati e pamundur. Kjo aspak nuk do të thotë që ENTJ-të janë prindër të këqinj- larg asaj- thjesht se lidhjet e tyre me fëmijë, të cilët janë më të ndjeshëm dhe më pak të aftë të kuptojnë një analizë racionale, kërkojnë shumë më shumë takt emocional dhe liri personale sesa ata janë mësuar të japin. Sidoqoftë ENTJ-të janë gjithmonë të gatshëm për një sfidë dhe do e marrin rolin si prindër seriozisht dhe me një ndjenjë të madhe të përgjegjësisë personale. Pasi që e mbajnë veten në standarde më të larta se shumica, ky personalitet e sheh suksesin e fëmijëve si një reflektim të këtyre standardeve personale dhe nuk duan asgjë më shumë sesa fëmijët e tyre të bëhen njerëz të mençur e të pavarur që përpiqen të përmbushin synimet e tyre. Të krijuarit e vlerave të caktuara morale është më pak e rëndësishme sesa kultivimi i zgjuarsisë dhe mendimit racional e të pavarur.
Rregullat nuk duhet të jenë të shenjta
ENTJ-të i mirëpresin dallimet në mendime dhe kjo vlen edhe me fëmijët e tyre. Mirëpo përderisa me qejf bëjnë diskutime mirë të menduara e racionale për role dhe përgjegjësi, në fund të ditës ata presin që autoriteti i tyre të respektohet. Një mospajtim nuk është arsyetim i shmangjes së përgjegjësive të krijuara dhe ENTJ-të prindër nuk lëshojnë pe në mbajtjen e kësaj strukture. Kjo rreptësi mund të bëhet një burim i madh tensioni në shtëpi- pak fleksibilitet mund të bëjë mirë. Kur këto debate kalojnë në lutje emocionale ENTJ-të prindër do kenë telashe sepse dobësia e tyre e vazhdueshme me tolerancën emocionale e bën rritjen e fëmijëve, sidomos adoleshentëve, një sfidë të madhe. Si në lidhjet e tjera, ata duhet të përpiqen ta forcojnë këtë cilësi- shpesh fëmijët e vegjël nuk kanë mundësi të shprehin nevojat e tyre në mënyrë logjikë dhe adoleshentët nuk e kanë durimin për ta bërë këtë. Duke mësuar të kuptojnë shprehjet emocionale si një formë e vlefshme e komunikimit dhe duke u përgjigjur atyre njëjtë, ENTJ-të mund ti zvogëlojnë konfliktet emocionale me fëmijët e tyre dhe të ndërtojnë besimin që do zbus vitet rebeluese të adoleshencës. Prindërit ENTJ duhet të mbajnë mend se një pjesë e të zhvilluarit të asaj ndjenje të nevojshme pavarësie është të jesh në gjendje të kontrollosh orarin dhe aktivitetet tua, të krijosh orarin tënd. Njerëzit me këtë personalitet nuk do kursejnë asnjë përpjekje për fëmijët e tyre, por ndonjëherë të marrin frymë thellë e ti zbusin strukturat do ndihmonte më shumë se rregullat strikte në rritjen e fëmijëve të aftë e të mençur.
KARRIERA
Bota e karrierës është vendi ku guximi dhe nxitja e ENTJ-të janë në kulm të tyre. Asnjë personalitet tjetër nuk është më i përshtatshëm sesa ENTJ-të të jetë udhëheqësi i respektuar i një organizate ose ekipi, dhe asnjë personalitet tjetër nuk e shijon më shumë. Duke kombinuar vizionin, zgjuarsinë dhe vendosmërinë për ti realizuar idetë pavarësisht pengesave, ata janë një forcë që duhen marrë në konsideratë.
Në botën e biznesit, vetëbesimi i tyre ndonjëherë autoritar që shpesh është pengesë në lidhjet personale kalon në autoritet të admirueshëm, duke i mbajtur njerëzit në rrugën e duhur dhe duke përfunduar punët. Natyrshëm profesionet më të mira për njerëzit me këtë personalitet i shfrytëzojnë në maksimum këto cilësi dhe shumë do i përshkruanin pozicionet ekzekutive dhe ndërmarësinë si linjat ideale të punës- çfardo pozicioni që është mjaftushëm i lartë për të parë qartazi horizontin.
Për ENTJ-të dështimi nuk është opcion- ata krijojnë një vizion për të ardhmen, formulojnë një strategji për të arritur atë vizion dhe ekzekutojnë çdo hap me precizitet.
Struktura dhe rregulli janë kyçe, dhe nëse dikush është i pakujdesshëm ose i ngadalëson gjërat për shkak të paaftësisë, përtacisë ose jokorrektësisë, ENTJ-të nuk do hezitojnë të përgjigjen në mënyrë të vrazhdë. Ata ndjekin synimet e tyre me një vizion të vetëm dhe kanë standarte strikte për vete dhe të tjerët që janë të dizanuajnuara të jenë efektive. Kjo i bën ENTJ-të strategë të shkëlqyeshëm koorporate dhe qartësia dhe objektiviteti i të menduarit i bën ata avokatë dhe gjygjtarë të respektuar. Asgjë nga këto nuk do kishte sukses nëse askush nuk do kuptonte se çfarë ENTJ-të po mendojnë dhe ata e kanë fatin e mirë e të qenët komunikues të qartë sidomos personalisht duke iu përshtatur administrimit të biznesit- për aq kohë sa detyrat e tyre nuk kalojnë në rutinë. ENTJ-të poashtu kanë etje për dituri dhe ata nuk kanë frikë ta përdorin këtë parim pasi i kanë kuptuar mekanikat themelore. Kur kjo të kombinohet me udhëheqësinë e tyre i bën ata profesorë të aftë universiteti.
Ende jemi duke u zhvilluar
Problemi i vetëm është se duhet kohë që aftësitë e ENTJ-ve të vihen në dukje dhe nëse mbesin si punëtorë të thjeshtë nervozohen dhe janë thellësisht të palumtur. Njerëzit me këtë personalitet duan udhëheqësi dhe përgjegjësi, rritje e mundësi dhe sinqerisht e shijojnë menaxhimin e të tjerëve në kryerjen e një pune. Ata janë vizionarë dhe udhëheqës, jo administatorë të përditshëm. Kjo nuk është lehtë për tu kuptuar, sidoqoftë ENTJ-të e dinë që janë në gjendje për të përfunduar punët.
ENTJ-TË NË VENDIN E PUNËS
Për njerëzit me personalitetin ENTJ vendi i punës është një ambient i natyrshëm. Efikasiteti dhe komunikimi i tyre i qartë vlerësohet, udhëheqësia e tyre admirohet dhe aftësia e tyre që thjesht ti përfundojnë gjërat është e pakrahasueshme. Meqë i thamë këto, disa situata janë më të përshtatshme për ENTJ-të sesa të tjerët- këto cilësi të gjitha drejtohen nga pozita menaxheriale ose ekzekutive, duke bërë çdo pozitë më të ulët të padëshiruar. Sidoqoftë ENTJ-të janë të zhurmshëm e të vrazhdë, janë në gjendje të përshtaten pothuajse në çdo hierarki duke bërë atë që ata bëjnë më së miri: duke iu përmbajtur mendimeve të tyre, duke marr iniciativën dhe duke përmbushur gjërat që të tjerëve u duken të pamundura.
ENTJ-të si nënpunës
Pozicionet si nënpunës janë sfiduese për ENTJ-të dhe duhen të kenë menaxhim aktiv për të siguruar që ata janë të kënaqur dhe angazhuar. Pasi janë ambicioz, ENTJ-të nënpunës mësojnë aftësitë e reja dhe kërkojnë sfida dhe përgjegjësi të reja, të etur të dëshmojnë se asgjë nuk është e pamundur me pak punë. Nëse gjërat ngadalësohen pak, ky personalitet mund të rrëshqet në perioda të hutimit, mirëpo nëse ndihen se janë të përfshirë në projektet rreth tyre ata dëshmojnë se janë të organizuar mirë. ENTJ-të mbajnë veten në standarte shumë të larta, por ajo çka e shkakton këtë është reagimi nga ambienti i tyre- domethënë kritikat nga menaxherët e tyre. Deklaratat objektive e racionale për atë që është bërë mirë dhe çka mund të bëhet më mirë janë ndihmesë për ENTJ-të, dhe ata nuk i kanë inat kritikat, në fakt i vlerësojnë ato. Mundësitë për zhvillim i mbajnë ENTJ-të të përfshirë dhe produktivë dhe për aq kohë sa menaxherët e tyre e kuptojnë këtë si përgjegjësinë e tyre primare, do jetë një marrëdhënie e frytshme dhe e kënaqshme.
ENTJ-të si kolegë
Mes kolegëve, ENTJ-të janë të shoqërueshëm dhe u pëlqen shumë të ndajnë ide dhe kritika gjatë mbledhjeve. Si udhëheqës të natyrshëm që janë, ENTJ-të kanë prirje të shpallin veten në pozita që udhëheqin projektin ose si përfaqësues, duke konsideruar objektivitetin dhe sharmin e tyre si cilësi të përkryera për këto role. Ky personalitet shijon punën me njerëz të njëjtë me ta, por njerëzit duhet të dëshmojnë se janë po aq të mirë- ENTJ-të i trajtojnë ata që i shohin si të paaftë me arrogancë. ENTJ-të janë shumë të vendosur, madje edhe dominues. Edhe pse u pëlqen të inspirojnë dhe mësojnë të tjerët, energjia që ata sjellin në proces mund të duket e padurueshme. Kur këto role ndërrohen, mentorët e ENTJ-ve duhet mbajtur mend që studentët e tyre janë shumë racionalë dhe e respektojnë besimin e prerë – mbajtja e dorës, lutjet emocionale ose pasiguria hezituese do e prish lidhjen. Në një lidhje pune, gjëja më e mirë është edhe më efektive, ndërsa zbukurimi i realitetit është humbje kohe.
ENTJ-të si menaxherë
ENTJ-të menaxherë janë të sigurt, komunikues sharmant dhe ata shfaqin vetëm një vizion- të përfundojnë punën sa më mirë që është e mundur dhe në standartin më të lartë të cilësisë. Gjithçka tjetër është dytësore, por mënyra sesi ENTJ-të e arrijnë këtë çështje i bënë edhe të tjerët ta pranojnë si të tyren. Ata janë udhëheqës të natyrshëm dhe aftësia e tyre për të formuluar një strategji dhe të identifikojnë cilësitë e çdo anëtari të grupit, duke përfshirë këto aftësi në planet e tyre ashtu që çdo person të ketë një rol unik e të rëndësishëm, kjo i bën ata motivues të aftë. Por përderisa këto përpjekje ngrisin moralin dhe kënaqësinë me nënpunësit e ngjashëm me ENTJ-të, ata janë ende të prerë për të përmbushur qëllimin përfundimtar dhe për të bërë një punë të jashtëzakonshme. Atyre që shihen si të paaftë nga menaxherët ENTJ, ose atyre që janë përtacë ose nuk bëjnë punë të mirë do u bëhet e ditur se kanë dështuar. Mënyra e vetme është të binden, e vetmja alternativë tjetër është të gjejnë një menaxher të ri për ta impresionuar, diku tjetër.