HomeFokusTipi ESTJ
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Tipi ESTJ

 

Ndryshe njihet edhe si ZBATUESI

Rregulli i mirëfilltë është baza e të gjitha gjërave. Edmund Burke

ESTJ-të janë përfaqësues të rregullit dhe traditës, duke përdorur të kuptuarit e tyre për çfarë është e drejtë, e gabuar dhe e pranuar nga shoqëria për të bërë bashkë familjet dhe komunitetet. Duke përfaqësuar vlerat e sinqeritetit, përkushtimit dhe dinjitetit, njerëzit me personalitetin ESTJ vlerësohen për këshillën dhe udhëzimin e qartë dhe ata me qejf prijnë në rrugë të vështira. Duke u ndjerë krenarë që bashkojnë njerëzit, ESTJ-të shpesh marrin përsipër rolet si organizues të komunitetit, duke punuar shumë që t’i bashkojnë të gjithë në festimin e evenimenteve lokale ose në mbrojtje të vlerave tradicionale që mbajnë familjet dhe komunitetet së bashku.

Kërkesa për udhëheqje të tillë është e lartë në shoqëritë demokratike dhe pasi që përbëjnë jo më pak se 11% të popullësisë nuk është për tu habitur pse shumë presidentë të Amerikës kanë qenë ESTJ. Besimtarë të mëdhenjë në ligjin dhe autoritetin që duhet të fitohet me mund, personalitetet ESTJ janë shembull se si duhet udhëhequr, duke demonstruar përkushtim dhe sinqeritet të vendosur si dhe një refuzim total të përtacisë dhe mashtrimit, sidomos në punë. Nëse ndokush deklaron se puna e fortë dhe manuale janë një mënyrë e shkëlqyer për të formuar një karakter, ata janë ESTJ-të.

ESTJ-të janë në dijeni të gjërave që i rrethojnë dhe jetojnë në një botë të fakteve të qarta dhe të verifikueshme- siguria e diturisë së tyre nënkupton se edhe nën presion të rëndë, ata ngulin këmbë në parimet e tyre dhe krijojnë një vizion të qartë të asaj se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo. As mendimet e tyre nuk janë fjalë boshe, pasi që ESTJ-të janë shumë të gatshëm të zhyten në projektet më sfiduese, duke përmirësuar planet e veprimit dhe zgjidhur detajet në të njejtën kohë, duke bërë madje edhe detyrat më të komplikuara të duken si të lehta.

Sidoqoftë, ESTJ-të nuk punojnë vetëm dhe presin që besueshmëria dhe etika e tyre e punës të jenë reciproke- njerëzit me personalitetin ESTJ i mbajnë premtimet e tyre dhe nëse partnerët e tyre ose nënpunësit i rrezikojnë ata nëpërmjet paaftësisë ose përtacisë, ose akoma më keq, josinqeritetit, ata nuk do të hezitojnë të shfaqin tërbimin e tyre.  Kjo mund të bëj që ata të fillojnë të njihen për jofleksibilitet, një tipar që e kanë të gjithë Sentinals, por nuk është shkaku që ESTJ-të janë tepër kokëfortë, por sepse vërtetë besojnë se janë këto vlera ato që e bëjnë një shoqëri të funksionoj.

… por akoma më të mirë janë ata që e pranojnë kur janë gabim.

ESTJ-të janë shembull tipik i një qytetari shembullor: ata u ndihmojnë fqinjëve, mbështesin ligjin dhe përpiqen të sigurohen që të gjithë marrin pjesë në komunitete dhe organizata që i kanë shumë për zemër.

Sfida më e madhe për ESTJ-të është të kuptojnë që jo të gjithë ndjekin rrugën e njëjtë ose kontribojnë në të njëjtën mënyrë. Një udhëheqës i vërtetë i kupton pikat e forta të individit po aq mirë sa ato të grupit dhe ndihmon që të merren parasysh idetë e tyre. Në këtë mënyrë, ESTJ-të i kanë të gjitha faktet dhe janë në gjendje t’i caktojnë detyrat në atë mënyrë që do tu përshtateshin të gjithëve.

Pikat e forta dhe të dobëta të ESTJ-ve

Pikat e forta të ESTJ-ve

Të përkushtuar– është një obligim moral për ESTJ-të t’i shohin gjërat duke u përfunduar. Detyrat nuk lihen në gjysmë thjesht sepse janë bërë të vështira ose të mërzitshme- njerëzit me personalitetin ESTJ i marrin ato pasi që janë gjëja e duhur për tu bërë dhe do të përfundohen për aq kohë sa vazhdojnë të jenë të tilla.

Të vendosur– vullneti i hekurt e bën këtë përkushtim të mundur dhe ESTJ-të nuk heqin dorë nga besimet e tyre për shkak të kundërshtimeve të thjeshta. ESTJ-të i mbrojnë idetë dhe parimet e tyre në mënyrë rigoroze dhe për të ndryshuar qëndrimin e tyre do të duhet të vërtetohet që janë gabim në mënyrë të qartë dhe bindëse.

Të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë– ESTJ-të u besojnë fakteve më shumë se ideve abstrakte dhe mendimeve. Deklaratat e drejtpërdrejta janë kryesoret dhe personalitetet ESTJ shprehin sinqeritetin (pa marrë parasysh se a dëshirojnë të tjerët apo jo).

Besnik dhe të durueshëm– ESTJ-të punojnë për të qenë shembull të vërtetësisë dhe besnikërisë, duke konsideruar si shumë të rëndësishëm stabilitetinë dhe sigurinë. Kur ESTJ-të thonë se do të bëjmë diçka, ata e mbajnë fjalën gjë që i bën ata anëtarë shumë të përgjegjshëm në familje, kompani dhe komunitet.

Pëlqejnë të krijojnë rregull– kaosi i bën gjërat të paparashikueshme dhe gjërat e paparashikueshme nuk mund të jenë të besueshme atëherë kur të nevojiten më së shumti- me këtë gjë në mendje, ESTJ-të përpiqen të krijojnë rregull dhe siguri në ambientet e tyre duke krijuar rregulla, struktura dhe role të qarta.

Organizues të shkëlqyeshëm– ky përkushtim ndaj së vërtetës dhe standarteve të qarta i bën ESTJ-të udhëheqës të aftë dhe me vetbesim. Njerëzit me këtë lloj personaliteti nuk kanë fare problem të ndajnë detyrat dhe përgjegjësitë në mënyrë të drejtë dhe objektive gjë që i bën ata administratorë të shkëlqyer.

Dobësitë e ESTJ-ve

Jofleksibil dhe kokëfortë– Problemi me të qënit shumë të fiksuar në çfarë funskionon është se ESTJ-të shpesh e nuk pranojnë të shikojnë se çfarë mund të funksionoj më mirë. Çdo gjë është thjesht mendim deri sa të vërtetohet dhe personalitetet ESTJ ngurrojnë t’i besojnë një mendimi dhe nuk i japin fare mundësi.

Nuk ndihen rehat në situata jo të zakonta– ESTJ-të janë përkrahës të fuqishëm të traditës dhe kur janë të detyruar të provojnë zgjidhje të pashqyrtuara ata do të ndihen të stresuar dhe në siklet. Idetë e reja nënkuptojnë se metodat e tyre nuk ishin mjaft të mira dhe braktisja e diçkaje që ka funksionuar gjithmonë më parë për të përdorur diçka që ka rrezik të dështoj u duket jo e pranueshme.

Gjykues– ESTJ-të kanë bindje të fuqishme rreth asaj se çka është e drejtë, e gabuar dhe e pranuar nga shoqëria. Prirja për të krijuar rregull shpesh shtrihet tek çdokush dhe çdo gjë, duke injoruar mundësinë se ekzistojnë dy mënyra te drejta për të bërë gjërat. ESTJ-të nuk hezitojnë tu tregojnë çfarë mendojnë këtyre “të devijuarve” duke e konsideruar këtë si gjënë e duhur për t’i bërë gjërat mirë.

Shumë të përqëndruar në pozitën shoqërore– ESTJ-të krenohen me respektin e shokëve, kolegëve dhe komunitetit dhe megjithëse vështirë për ta pranuar, ata janë shumë të brengosur se çfarë mendojnë të tjerët. ESTJ-të  mund përqëndrohen aq shumë në plotësimin e pritjeve të të tjerëve sa të dështojnë në plotësimin e nevojave të tyre.

E kanë vështirë të relaksohen– nevoja për respekt nxit një nevojë për të mbajtur dinjitetin, gjë që mund të bëj të vështirë të lirohen dhe relaksohen nga rreziku se mund të duken si budallenjë madje edhe në kontekstin e mirë të fjalës.

Vështirësi në shprehjen e emocioneve– kjo është provë e dobësisë më të madhe të ESTJ-ve: shprehja e emocioneve dhe ndjenjave. Njerëzit me personalitetin ESTJ hutohen aq shumë në fakte dhe metodat më të dobishme sa që harrojnë të mendojnë se çfarë i bën të tjerët të lumtur, apo ndjeshmërinë e tyre. Një udhëtim rreth e qark qytetit mund të jetë gjë e jashtëzakonshme, një kënaqësi për familjen por ESTJ-të mund t’i shohin pasojat e arritjes në destinacion një orë me vonesë, duke i lënduar më të dashurit e tyre sepse e refuzojnë këtë.

Lidhjet e ESTJ-ve

ESTJ-të janë jashtëzakonisht të veçantë në aspektin që lidhjet e tyre nuk ndryshojnë gjatë kohës që kalojnë nga faza e takimeve në lidhje më të qëndrueshme afatgjata dhe më tej në martesë. Shkaku që vlerësojnë sinqeritetin dhe çiltërsinë aq shumë, njerëzit me personalitetin ESTJ ka gjasa të jenë të qartë për atë se kush janë, si është të jesh me ta dhe çfarë qëllime kanë që nga fillimi dhe do t’i qëndrojnë pas atyre deklaratave për një kohë të gjatë. Aq gjatë saqë partneri i tyre mund tu besoj fjalëve të tyre. Ata janë të prirur për të qenë shumë të qëndrueshëm në lidhje.

Kjo është mundësi për të bërë diçka

Kuptohet që kjo nuk do të thotë se nuk ka asnjë rritje – zhvillimi i karakterit është gjithmonë një prioritet i lartë për ESTJ-të dhe çdo qëllim jetësor është i rëndësishëm. Më shumë, është që ndryshimi i disponimit, qëllimet dhe dëshirat kanë pak gjasa të ndryshojnë rrënjësisht bazat e lidhjes së ESTJ-ve. Sigurisht që ka sfida, por ESTJ-të i marrin lidhjet e tyre seriozisht dhe janë në gjendje të vendosin sasi të madhe të përpjekjeve për tu siguruar që do të qëndrojnë të fuqishëm dhe të përkushtuar dhe ajo paguhet.

Kjo mund të duket si gjë e mërzitshme dhe me të vërtetë njerëzit ESTJ-të nuk janë njerëz spontan dhe të parashikueshëm, por ata me të vërtetë shijojnë shëtitjet dhë argëtimin me partnerët e tyre.  ESTJ-të i shohin aktivitetet dhe evenimentet shoqërore si argëtuese dhe megjithëse mund të varen nga njerëzit dhe vendet familjare, ata sjellin shumë energji dhe entuziazëm gjë që ndihmon në mbajtjen e interesimit.

ESTJ-të u afrohen intimitetit me qëllime të ngjashme fizike, aktive por gjithashtu edhe tradicionale. Idetë e çmendura dhe poezia janë për personalitetet më pak të pjekura, ose kështu mund të thonë ESTJ-të, edhe pse ata e vlerësojnë mirënjohjen dhe komplimentet e thëna mirë sa për të mbajtur lart vetëbesimin. Ata mund të kërkojnë për më së shumti stabilitet në jetën e tyre seksuale, por ESTJ-të kurrë nuk dështojnë të sjellin vrullin e tyre karakteristik. Sidoqoftë sfidë për lidhjet e ESTJ-ve është intimiteti emocional. Ka pak momente me ledhatime, njejtë si me shprehje verbale të dashurisë; kjo zakonisht nuk paraqet problem pasi që ESTJ-të gjejnë mënyra tjera për të shprehur dashurinë e tyre. Problemi është të vlerësosh rëndësinë e cilësive të tilla tek të tjerët, më shumë se thjesht të mos ua vësh veshin atyre si gjëra të pakuptimta ose joracionale, diçka që mund të jetë shumë lënduese nëse partnerët e ESTJ-ve janë më të ndjeshëm.

ESTJ-të u afrohen ballë për ballë konfliktit me shprehje të thjeshta faktike- një qasje shumë racionale- por finesa dhe takti emocional sakrifikohen në këtë proces. Përderisa qasja e qetë dhe racionale vlerësohet nga shumë, për të tjerët një qasje shumë direkte nuk pëlqehet. Nga të gjitha aftësitë e tyre shoqërore, ESTJ-të janë veçanërisht të dobët në leximin e anës emocionale tek të tjerët dhe kur vjen fjala tek partnerët e tyre, është më e rëndësishme se kurrë të përpiqen që të ndryshojnë. ESTJ-të janë njerëz shumë parimorë dhe me vetëbesim të lartë. Ata i përdorin këto cilësi për të mbrojtur partnerët e tyre me qëndrueshmëri të admirueshme. Por njerëzit me personalitetin ESTJ janë gjithashtu kokëfortë, me besim të madh që kanë të drejtë dhe shumë shpejt mund të dëmtojnë ndjenjat delikate të partnerëve të tyre. Kështu, më së miri për ESTJ-të është të gjejnë një partner Shqisor (S) në mënyrë që të minimizojnë barrierat në komunikim, me një apo dy tipare të kundërta për të balancuar karakterin e tyre të fortë dhe ofruar mundësi rritje.

ESTJ-të si shokë

ESTJ-të janë shokë të fortë dhe tradicional të cilët e çmojnë besnikërinë dhe vlerat e përbashkëta. Shoqëritë me ESTJ-të shpesh definohen nga rutinat dhe aktivitetet e përbashkëta, nga faktorë të jashtëm, më shumë se nga ndjenja e ngjashmërisë së intelektualitetit dhe misticizmit që shumë Analistë dhe Diplomatë e ndajnë me njëri-tjetrin. Por kjo në asnjë mënyrë nuk zvogëlon lidhjet- shoqëritë e ESTJ-ve të krijuara nga besueshmëria dhe interesi i përbashkët. Ato mund të jenë lidhje të forta që i rezistojnë ndryshimeve të jetës me qëndrueshmëri të përhershme. Mes shokëve të tyre, ESTJ-të tregojnë se janë të shoqërueshëm dhe entuziastë, gjithmonë shumë të lumtur të marrin të tjerët me vete për sport të shëndetshëm ose një aktivitet jashtë shtëpisë. ESTJ-të nganjëherë bëhen të padurueshëm me dëshirën që kanë që të gjithë të jenë pjesëmarrës, por kjo është vetëm shkaku që duan që të gjithë të kalojnë mirë. ESTJ-të si shokë nuk kanë kurrë mungesë të ftesave për aktivitete dhe evenimente shoqërore, nga biletat për një lojë lokale, një udhëtim në fundjavë, e deri në festat për barbekju të dielave. ESTJ-të kërkojnë shoqëri të forta të bazuara në besnikëri (edhe pse besnikëria ndaj familjes vjen e para). Aktiv dhe me mendje të shpejtë, njerëzit me personalitetin ESTJ kurrë nuk mund të akuzohen që nuk bëjnë shumë për ta larguar mërzinë. Mëgjithëse ESTJ-të mund të mos jenë gjithmonë jeta e festave, ata dinë si të sillen për tu siguruar që shokët e tyre po kalojnë mirë.

Mënyra se si ESTJ-të i formojnë dhe mbajnë shoqëritë e limiton numrin e shokëve të tyre pasi që ata priren të kërkojnë për njerëz të cilët janë të ngjashëm me ta, të cilët kanë të njëjtin respekt për traditat dhe institucionet. Personalitetet ESTJ janë kokëfortë dhe mund të jetë e vështirë për ta të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të krijojnë shoqëri me njerëz që vazhdimisht nuk pajtohen me parimet dhe besimet e tyre. Sfida e ESTJ-ve në shoqëri nuk është që të gjejnë gjëra argëtuese për të bërë ose persona me të cilët t’i bëjnë ato, por që të gjejnë shumëllojshmëri në shokët dhe aktivitetet e tyre. Me gjithë pjesëmarrjen në komunitet, ESTJ-të hasin probleme ekstreme madje edhe në të dëgjuarit e mendimeve të ndryshme, e lëre më të bëhen shokë me njerëz që vazhdimisht shprehin mendime tilla. Pa marrë parasysh a janë rreth çështjeve politike apo thjesht një qëndrimi më emocional apo idealistë se që ata mendojnë se është i arsyeshëm, ESTJ-të duhet të përpiqen që t’i kuptojnë këto pikëpamje të ndryshme.

Thënë thjesht, është e shëndetshme për ESTJ-të të kenë pak kundërshtime.

Ekspozimi i vetes ndaj ideve të reja mes të afërmve të cilët mendojnë më ndryshe nuk do tu bënte keq- ose njerëzit me personalitetin ESTJ zbulojnë mënyra më të mira dhe një bazë më të fortë, ose do të fitojnë akoma më shumë vetëbesim në besimet e tyre për mënyrën se si i kanë mbrojtur ato me sukses. Në të njëjtën mënyrë që ESTJ-të mendojnë se ata vetmitarët të cilët kalojnë jetët e tyre në bodrume duke luajtur videolojëra duhet të dalin jashtë më shumë, vetë ESTJ-të duhet të sigurohen që të dalin nga fluskat e tyre të besimeve dhe mendimeve të pasfiduara.

ESTJ-të si prindër

Motoja e ESTJ-ve për “punë të palodhshme, traditë dhe respekt” është më së miri e paraqitur në lidhjet që kanë me fëmijët e tyre. Në shumë mënyra personalitetet ESTJ janë modeli i babait të viteve 50-ta- shumë të rreptë dhe mbrojtës të traditave familjare të cilët nuk hasin asnjë problem kur vjen puna për të imponuar rregullat dhe standartet që i kanë krijuar. Shpesh të konsideruar si qytetar shembullor, ESTJ-të presin nga fëmijët e tyre të mbajnë të njëjtin imazh, të vazhdojnë shembullin që ata kanë vendosur duke qenë të sjellshëm dhe të respektueshëm- rebelimi është i papranueshëm.

ESTJ-të kanë një jetë shumë të orientuar drejt përgjegjësisë, një besim të plotë në idenë se njeriu bën atë që mundet që të kontriboj në familje dhe komunitet. Ky qëndrim patjetër se zgjerohet edhe tek fëmijët e tyre, posa të jenë të aftë, fëmijët e tyre duhet të kontribojnë në mënyrën e tyre, duke pastruar pjatat dhe dhomat e tyre dhe duke shkuar në shtrat me kohë- duke mbajtur në rregulll çdo gjë.

Ky jofleksibilitet mund të bëhet sfidë gjatë kohës që fëmijët e tyre hyjnë në vitet më rebele të adoleshencës. ESTJ-të mbrojnë vetën e tyre dhe lidhjet me fëmijët e tyre nuk kanë dallim, por ata presin nga fëmijët t’i bashkangjiten strukturave që ata i kanë vendosur për të siguruar atë mbrojtje. ESTJ-të pëlqejnë të krijojnë ambiente të sigurta dhe stabile dhe konsiderojnë si fyerje refuzimin e tyre- prapë, rebelimi është i paparanueshëm. Nuk është se ESTJ-të kanë shpresa të egra e ektravagante për perfeksionizëm tek fëmijët e tyre- ESTJ-të janë njerëz me këmbë në tokë dhe thjesht duan të shohin fëmijët e tyre të bëhen të rritur të respektuar dhe të përgjegjshëm. Por ESTJ-të gjithashtu duan që fëmijët e tyre të jenë të vendosur dhe të aftë dhe kjo është diçka që mund të ndodhë vetëm kur ata kanë mundësinë të marrin vendimet e tyre si dhe mundësinë të përballen me pasojat e atyre vendimeve, të mira apo të këqija, me dashurinë dhe përkrahjen e prindërve të tyre.

Ata mund të përballen me sfida gjatë kohës që fëmijët e tyre në rritje mësojnë të balancojnë dëshirën për pavarësi me respektin dhe zbatimin e detyrave që u kërkohen, por ESTJ-të e kanë përparësinë e sinqeritetit të drejtpërdrejtë që asnjëherë nuk i lë kërkesat e tyre të pakuptuara. Mund të jetë urdhër i vështirë, por fëmijët e prindërve ESTJ e dinë gjithmonë se çfarë kërkohet prej tyre dhe shumica prej tyre do të vlerësojnë dhe jenë mirënjohës ndaj përkushtimit dhe punës së palodhshme që ua kanë ofruar prindërit e tyre.

Karriera

Rrugët e karrierës së ESTJ-ve janë shpesh po aq të qarta dhe të drejtpërdrejta siç janë vet ata. Edhe pse ka shumë drejtime në të cilat ata mund të shkojnë, njerëzit me personalitetin ESTJ thujase gjithmonë përfundojnë në situata ku ata kanë mundësinë të ushtrojnë afinitetin e tyre për organizim, strukturë dhe vijueshmëri. ESTJ-të kanë një respekt të thellë për traditën, stabilitetin dhe sigurinë, cilësi që çojnë në përparim në rrugë të qarta të përgjegjësisë dhe besueshmërisë.

Ndjenja e besnikërisë së ESTJ-ve çon në qëndrimin e tyre sa më të gjatë me një punëdhënës dhe nderimi që kanë për institucionet shpesh çon në punë me organizata shumë të respektuara. Ligji, shërbimi ushtarak, spitalet dhe firmat e mirënjohura ligjore janë në gjendje të vlerësojnë shërbimin shumëvjeçar të ESTJ-ve. Personalitetet ESTJ punojnë shumë mirë në çdo situatë dhe përmbushin obligimet e tyre me vijueshmëri që duhet patur zili, zgjidhje të qarta që çojnë në përparim.

ESTJ-të janë shembull i qytetarëve shembullor dhe ata përpiqen të mbajnë këtë ideal përgjatë karrierës së tyre. Kjo u ndihmon të ngriten gjithashtu edhe në udhëheqësi- njerëzit me këtë personalitet kanë shumë cilësi të natyrshme për udhëheqësi, diçka që shpesh njihet pa marrë parasysh fushën e zgjedhur. Duke filluar nga kënaqësia e sinqertë që ESTJ-të ndjejnë në organizimin e njerëzve të tjerë e deri tek aftësia për t’i shprehur qartë parimet, vlerat dhe pritjet e tyre, ESTJ-të janë menaxherë janshtëzakonisht efikas.

ESTJ-të janë gjithashtu liderë të frikshëm, urrejnë mosorganizimin, ngathtësinë, përtacinë e sidomos jo sinqeritetin dhe kur përballen me këto gjëra, ata nuk hezitojnë të shfaqin mospajtimin e tyre. Për aq kohë sa të gjithë u përmbahen rregullave, ESTJ-të janë efikas dhe dashuria e tyre për strukturën dhe gjërat e kryera plotësisht vë një rekord të punës së saktë dhe të përfunduar me kohë. ESTJ-të janë auditorë, zyrtarë financiar dhe administrator të natyrshëm biznesi dhe role të tilla dhe të ngjashme me to janë zgjedhje të shkëlqyera për ta. Puna e palodhshme dhe motivimi i vetës janë gjithashtu parime të fuqishme të ESTJ-ve, të cilat i bëjnë ata përfaqësues të shkëlqyer në shitje, pa marrë parasysh a është shitje me pakicë, pjesë e një grupi apo agjentë të pavarur. Njerëzit me personalitetin ESTJ nuk heqin dorë nga projektet derisa t’i përfundojnë ato, të mëdha apo të vogla dhe janë mjaft të organizuar sa të mos e bëjnë të madhe asnjë dokument që u duhet klientëve të tyre. Këto cilësi bashkohen për të krijuar hapa të qartë drejt përparimit që ESTJ-të kërkojnë në mënyrë të mbajnë ndjenjën e përmbushjes, jo vetëm të mundshme, por thuajse të paevitueshme.

ESTJ-të në vendin e punës

ESTJ-të kanë tendenca të qarta dhe të përhershme dhe këto janë veçanërisht të dukshme në vendin e punës. Pa marrë parasysh se a janë nënpunës, mes kolegëve apo si menaxherë, njerëzit me personalitetin ESTJ krijojnë rend, ndjekin rregullat dhe punojnë që të sigurohen që puna e tyre dhe e njerëzve rreth tyre përfundohet në standartet më të larta të mundshme. Shmangia e përgjegjësive është mënyra më e shpejtë për të humbur respektin e ESTJ-ve.

 

ESTJ-të si nënpunës

ESTJ-të janë punëtorë dhe i bëjnë punët sipas rregullave. Edhe pse nganjëherë janë kokëfortë dhe jofleksibil, sidomos kur u prezentohen ide të reja që nuk janë të zhvilluara plotësisht, personalitetet ESTJ janë të hapur ndaj metodave të reja që dëshmojnë se janë më të mira. Megjithatë, ESTJ-të kanë pak gjasa që të ekperimentojnë vetë- brenga e tyre kryesore është të marrin pjesë në përgjegjësitë e caktuara dhe të përmbushin detyrat e tyre. ESTJ-të janë të njohur për besnikërinë dhe përkushtimin e tyre, por në disa mënyra kjo varet nga respekti i tyre. Njerëzit me këtë lloj personaliteti janë të gatshëm t’i shprehin mendimet e tyre, sidomos kur vendosin në çfarë është e pranueshme e çfarë jo- nëse pajisen me përgjigje të arsyeshme që përputhen me shqetësimet e tyre, ata janë shpesh të kënaqur me atë. Nëse ESTJ-të i shohin menaxherët e tyre si jologjik, të pasinqertë apo frikacak në metodat e tyre, ata mund të jenë tmerrësisht të sinqertë, ata do t’i shprehin mendimet e tyre në këtë aspekt gjithashtu.

 

ESTJ-të si kolegë

ESTJ-të shijojnë energjinë dhe ngazëllimin e vendeve të punës të cilat janë mirë të organizuara. Të sinqertë, shoqërueshëm dhe me këmbë në tokë, personalitetet ESTJ janë komunikues të shkëlqyeshëm të cilët kanë qejf të lidhen me të tjerët për të përfunduar punët. Ka pak gjasa që ata të shfrytëzojnë këtë për avancim në pozitë dhe në fakt kjo është diçka të cilën ata e urrejnë. Rrugët më të shpejta janë të papërgjegjshme dhe njerëzit me personalitetin ESTJ e humbasin shpejtë respektin për personat që provojnë të përparojnë duke u lavdëruar apo duke dhënë ide të guximshme dhe të rrezikshme, gjë që i bën sfiduese lidhjet me kolegët më të orientuar drejt inspirimit. ESTJ-të pëlqejnë të ndjejnë sikur janë pjesë e skuadrës dhe pjesë e organizatës më të madhe për të cilën punojnë. Për tu siguruar për këtë gjë, ESTJ-të janë të gatshëm të pranojnë kritikat që u ndihmojnë të përmirësojnë efikasitetin e tyre dhe gjithmonë vëzhgojnë gjërat që i rrethojnë për tu siguruar që skuadra e tyre jep rezultate që priten prej tyre.

 

ESTJ-të si menaxherë

ESTJ-të marrin kënaqësi të paparë në organizimin e të tjerëve në skuadra efikase dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të bërë këtë përveq si menaxher. Megjithëse nganjëherë janë të padurueshëm e madje edhe shumë kontrollues, vullneti i fortë i ESTJ-ve gjithashtu shërben për të mbrojtur skuadrat dhe parimet e tyre ndaj reduktimeve, pa marr parasysh kush i sjell ato. Përtacia dhe puna e dobët nuk tolerohen në asnjë rrethanë. ESTJ-të shfaqin autoritet të natyrshëm, por ata shpesh presin që ky autoritet të respektohet pa asnjë kusht, duke i rezistuar ndryshimit dhe kërkuar që gjërat të bëhen sipas rregullit. Se a përdoren rregullat e ESTJ-ve apo traditat varet nga situata, por ata me të vërtetë qetësohen nga siguria që jep tradita dhe rregullat paraprake. Pa marrë parasysh, rregullat e ESTJ-ve janë të shprehura qartë dhe nuk lënë hapësirë për devijim nga axhenda.

 

 

Previous article
Next article

Të fundit