Lumturia e bën trurin tuaj të funksionojë më mirë, konfirmojën studiuesit e Harvardit.
Të gjithë ne, por veçanërisht pronarët e bizneseve, patjetër që mund të përdorim trurin për të qenë më të mprehtë në mes të krizës aktuale. Por le të jemi të sinqertë, tani nuk është koha më e kollajtë për të qëndruar pozitivë. Për disa njerëz me probleme të shëndetit mendor, sfidat shkojnë përtej atyre çështjeve dhe shqetësimeve të përditshme. Por, për ne të tjerët me fat që mërzitemi për gjëra paksa ndryshe, shkenca ka një lajm të mirë.
Disa ndërhyrje të thjeshta që janë të realizueshme për pothuajse të gjithë mund të kenë një efekt të thellë në gjendjen tonë shpirtërore. Shkruesi i artikujve mbi psikologjinë Nick Wignall i përmblodhi shkëlqyeshëm ato në tre shkronja: LBT. Mos e nënvlerësoni fuqinë e këtyre hapave të thjeshtë për t’ju ndihmuar të rigjeni kontrollin e gjendjes tuaj, kështu që mund ta përballoni atë stuhinë e papritur të ankthit me më shumë qetësi dhe një mendje më të kthjellët.
L – është për të lëvizur
Nuk janë vetëm mësuesit e yogës dhe vrapuesit e maratonave që këmbëngulin se njeriu është krijuar që të lëvizë. Shkenca pajtohet me këtë. “Ushtrimet bëjnë të njëjtën lloj gjëje që bëjnë shumë prej ilaçeve tona,” shpjegon studiuesi i Harvardit John Ratey. Ushtrimi pa dyshim që është më i vështirë kur jeni mbërthyer në shtëpi. Por jo i pamundur. Ecja ose vrapimi është aktiviteti i përsosur i distancës sociale, Apple ka një listë të plotë të aplikacioneve që mund t’ju ndihmojnë të mbani veten aktive brenda, dhe, nëse këto nuk ju tërheqin, ju thjesht mund të praktikon stilin e vjetër me shtytje dhe kërcime.
B – është për të bërë
Në kohë të paqeta, është mirë t’i kujtoni vetes të gjitha gjërat që mund t’i kontrolloni dhe të bëni. Një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është të bësh diçka me dy duart e tua. Nuk ka pse të jetë zbukuruese. Madje nuk ka pse të jetë perfekte. “Kërkoni për mundësi të vogla për të bërë diçka, për të rregulluar diçka, ose thjesht për të pastruar diçka. Pse të mos piqni disa biskota, ose të pastroni tryezën tuaj, ose të shkurtoni trëndafilat? Puna me duart tuaja mund të jetë thellësisht e këndshme dhe ka kënaqësi në shikimin e rezultateve e punës tuaj në një mënyrë kaq të prekshme”.
T – është për t’u takuar
Në një kohë të distancimit shoqëror, nuk mund të takoni fizikisht miqtë tuaj, por kjo nuk do të thotë se duhet të qëndroni të puthitur. Ka klube virtuale librash, dhe netë të bardha që po zhvillohen në të gjithë botën tani. Bashkohuni me ta. Shoqet, thotë shkenca, janë forma më e fuqishme e largimit të stresit në dispozicionin tënd.
Një kujtesë e vogël nga psikologjia: Ju jeni në kontroll të humorit tuaj, jo e kundërta.