HomeFokusDomethënia do t’iu ndihmojë ta kapërceni një krizë
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Domethënia do t’iu ndihmojë ta kapërceni një krizë

Sot ka shumë njerëz të trishtuar dhe të stresuar, që sillen vërdallë nëpër shtëpitë e tyre, duke menduar se si të jenë më të lumtur. Por a është lumturia qëllimi i duhur që duhet ndjekur?

Përgjigja e habitshme jo, vjen nga psikologu fitues i Çmimit Nobel, Daniel Kahneman, që ka argumentuar se shumica e njerëzve nuk synojnë në fakt lumturinë në jetë.

Në fillim ky pohim duket tronditës. Por ai ka shumë domethënie, sapo arrini ta kuptoni dallimin midis lumturisë dhe kënaqësisë. Lumturia është ndjenja pozitive, të cilën ju mund ta merrni nga një shëtitje në natyrë, apo nga konsumimi i një ëmbëlsirë të shijshme. Kjo është padyshim diçka e mirë. Por kënaqësia shkon më thellë sesa kaq.

Ajo ndjenja e kuptimit dhe e arritjes, që vjen nga një jetë e jetuar mirë. Në fund të ditës, shumica e njerëzve e vlerësojnë më shumë kënaqësinë. Dhe lloji i gjërave që sjellin kënaqësi – ndërtimi i një biznesi, rritja e fëmijëve – përfshijnë shumë pakënaqësi nga momenti në moment. Për shumicën prej nesh, ajo e tejkalon lumturinë. Ekspertët këmbëngulin që kjo është edhe më e vërtetë gjatë një krize.

Për shembull, kërkimet nga profesori i Shkollës së Biznesit në Universitetin e Harvardit, Xhon Xhahimovic, tregojnë se ndjekja e një qëllimi në karrierën tuaj, ka më shumë të ngjarë të çojë në qëndrueshmëri dhe sukses, sesa ndjekja e idealit të ndjenjës së mirë të “pasionit”. Sipas tij, kur vazhdimi bëhet i vështirë, është një kuptim që ju ndihmon të ecni përpara. Në një artikull botuar së fundmi në “Neë York Times”, autorja e librit “Fuqia  kuptimit” Emili Smith argumenton se i njëjti parim qëndron në krizën aktuale.

Mbajtja lart e gjendjes tuaj shpirtëror përmes ushtrimeve fizike, gjumit të mjaftueshëm dhe angazhimit social, është një ide e mirë. Por studimi tregon se mënyra më e mirë për t’ia dalë në kohë të vështira, është identifikimi i kuptimit në përpjekjen tuaj.

“Mund të duket e papërshtatshme që t’u thuash njerëzve të gjejnë të mirën në një krizë të madhe. Por studime të ndryshme pas tragjedive dhe katastrofave, thonë kjo është ajo që bëjnë njerëzit e qëndrueshëm”-thotë Smith.

“Në një studim me mbi 1000  njerëz, 58 për qind e të anketuarve raportuan se gjetën një kuptim pozitiv pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, si një vlerësim më të madh për jetën, dhe një ndjenjë më të thellë shpirtërore”- thekson ajo. Ndërkohë një studim tjetër tregoi se të mbijetuarit e sulmit në zemër që gjejnë kuptim në vuajtjen e tyre, përfundojnë duke u bërë më të shëndetshëm.

Nën dritën e gjetjeve të tilla, këshilla e saj për ata që kërkojnë forcë mendore për të kaluar një krizë, është që t’u kushtojnë më shumë kohë kuptimit në jetë dhe më pak lumturisë. “Në kulturën amerikane, kur njerëzit ndihen të dëshpëruar apo të shqetësuar, ata këshillohen shpesh të bëjnë atë që i bën të lumtur.

Edhe pjesa më e madhe e këshillave të shëndetit mendor gjatë kësaj pandemie, kanalizohen tek ai mesazh, duke i inkurajuar njerëzit ta shpërqendrojnë veten nga lajmet e këqija dhe ndjenjat e vështira, për të kufizuar kohën e tyre tek mediat sociale, si dhe tek ushtrimet fizike”- shkruan ajo.

“Unë nuk them që ato nuk janë aktivitete të denja. Por nëse qëllimi është përballja me situatën, ato nuk depërtojnë aq thellë në psikikën tonë, sa gjetja e një kuptimi”- shprehet ajo. Prandaj regjistrohuni në një kurs online të Jogës, apo organizohuni për të ndihmuar fqinjët tuaj më të prekshëm nga pandemia, ose mendoni sesi mund ta përdorni biznesin juaj në këtë kuadër. Kjo nuk do ta bëjë këtë pandemi diçka të mirë. Por ndjekja e kuptimit, ka më shumë të ngjarë të ngrejë humorin tuaj, dhe t’ju bëjë më të fortë sesa çdo përpjekje tjetër.

 

Të fundit