HomeArtikujAnkthiMBI BURIMET E ANKTHIT
spot_img

Artikuj të ngjashëm

MBI BURIMET E ANKTHIT

Intervistuesi: Desha tu pyes në lidhje me ankthin. Shumë nga shoqëria ime, kanë vuajtur apo vuajnë nga ankthi dhe sulmet e panikut. Shumica e tyre janë 20 dhe 30 vjeçarë. Më intereson të di, nëse ankthi i tyre është i mishëruar nga fëmijëria, dhe çfarë këshilla do tu jepje të gjithë atyre që vuajnë nga ankthi?

Gabor Mate: Besoj se shumica e çrregullimeve të shëndetit mendor, në fakt, do të thoja pothuajse çdo çrregullim i shëndetit mendor, e ka origjinën në përvojën e fëmijërisë, dhe zë fill, si një mekanizëm mbrojtës i përballjes (adaptimit). Tani, sa i përket ankthit, nëse unë do të të drejtoja revolen, ti nuk do të kishe ankth, por do ndjeje frikë. Pra, kur kemi ne frikë? Ne kemi firkë, kur jemi të kërcënuar nga diçka, kur diçka e keqe na ka ndodhur, apo nëse, diçka që ne e perceptojmë si të nevojshme rezikon të na largohet.

Në fëmijërinë e hershme, tek fëmija shfaqet ankthi, i cili luan rolin e një alarmi simbiotik. Fëmija, si nevojë më të madhe e ka afërsinë me prindët. Kur prindët nuk gjenden pranë fëmijës, fëmija ndjen frikë e cila është pozitive në këtë rast, sepse fëmija qan, dhe si rjedhojë prindët i afrohen fëmijës dhe kështu largohet frika. Një gjë të ngjashme, mund ta dallojmë edhe te macet dhe të vegjlit e saj. Kur të vegjlit qajnë, maca vjen menjëherë tek ata. Ky lloj mekanizmi që e kanë qeniet e gjalla, përfshi edhe njeriun, në fillim manifestohet si mekanizëm mbrojtës i përballjes.

Por, çfarë ndodh, nëse prindët nuk afrohen kur fëmija qan dhe ka nevojë? Nëse fëmijët do të përjetojnë frikë për kohë të gjata, ajo do të mishërohet, përbrendësohet tek fëmija, dhe ajo që filloi si një mekanizëm mbrojtës, tash është shndërruar në një gjendje të përgjithshme (ankthi). Në situata të caktuara, njeriu duhet të frikë dhe ankth. Por, kur njeriu ka frikë dhe ankth madje edhe në një situate të qetë dhe pa ndonjë kërcënim, atëherë tek ai, është aktivizuar ankthi i mishëruar që nga fëmijëria (ankthi i përgjithshëm).

Në një shoqëri që i bën njerëzit më të izoluar gjatë gjithë kohës, ku kontakti njerëzor zëvendësohet nga bota e ftohtë dhe jo-personale e Internetit, kur të rinjtë kanë më pak mundësi për të gjetur kuptim, punësim dhe përkatësi, apo të kenë qëllime siç mund te kenë patur prindët e tyre, në këtë shoqëri ekziston një rezik i përgjithshëm. Dhe tani, kur njerëzit e ndjenjë këtë rezik nga jashtë, dhe të njejtit, në fëmijërinë e tyre e kanë patur ankthin e mishëruar, sepse prindët nuk ishin aty kur duhej, na shfaqet problemi i ankthit.

Kur jemi tek shokët e tu, do ti zygjeroja që ta ri-shikojjnë fëmijërinë e tyre, sepse ankthi është vetëm e qara e fëmijës brenda nesh, për nevojat tona të hershme, dhe të mësohen ta pranojnë dhe kalojnë atë gjendje. Jo duke marrë qetësues, konsumuar alkool, apo duke u zhytur në botën e internetit si formë e ikjes. Ata duhet të vetëdisohen se ankthi, në fakt, është përgjigje normale e diçkaje që atyre ju ka nodhur më heret dhe se çlirimi mund të vie, nëse analizohen burimet e primare.

Previous article
Next article

Të fundit