HomeFokusNOSTALGJIA DHE KARAKTERISTIKAT
spot_img

Artikuj të ngjashëm

NOSTALGJIA DHE KARAKTERISTIKAT

A e njihni dikë që nuk i mungojnë kohërat e kaluara? A është dikush që nuk i kujton kohët e lumtura të së shkuarës? Të gjithë jemi të vetëdishëm për këtë ndjenjë. Nostalgjia mund të jetë negative por ka edhe anët pozitive. Në këtë artikull do të flasim për karakteristikat e nostalgjisë, shkaqet dhe historinë e saj. Poashtu do tu japim edhe disa këshilla si ta tejkaloni nostalgjinë e tepruar.

Çfarë është nostalgjia?

Kur dëgjojmë fjalën nostalgji menjëherë ajo na asocon në pikëllim, mërzi apo melankoli. Nostalgjia na bën të ndjehemi sikur kemi humbur diçka dhe si rjedhojë nuk ndjehemi komfort. Nostalgjia është ndjenja që na pushton kur mendojmë për të kaluarën. Në fakt, nocioni nostalgji ka origjinë nga greqishtja e vjetër dhe ndërtohet nga fjala “nostos” që është “kthim pas” dhe “algos” që ka kuptimin e dhimbjes. Etimologjia e saj siç shihet është shumë e qartë dhe e drejtpërdrejtë. Megjithatë ne shpesh harrojmë se nostalgjia ka edhe anët e saj pozitive. Nostalgjia ka tendencë të na shfaqet kur jemi të pasigurtë për kohën që po jetojmë apo kur ndodh ndonjë ndryshim në jetët tona. Ndryshimi në vetvete është pozitiv për neve sepse na ndihmon të rritemi, por bashkë me të na vjen edhe ndjenja e nostalgjisë. Si të thuash këto janë të pandashme. Shpesh nostalgjia ndikon që të shtrembërojmë realitetin dhe të idealizojmë të kaluarën duke jetuar kështu në njëfar iluzioni për të kaluarën. Njerëzit kanë tendenca ti kujtojnë vetëm momentet e mira të së kaluarës, duke i harruar momentet e këqija, të mërzitshme dhe shumë anë tjera që na duken të parëndësishme. Një artikull i botuar në revistën “Time” në vitin 2015, thekson se nostalgjia mund të jetë një forcë e rëndësishme për tu stabilizuar. Ajo mund të na forcojë për të vazhduar tutje, duke na kujtuar se posedojmë një bagazh të madh me kujtime të cilat janë thellë të ndërthurura me identitetin tonë.

Tipet e nostalgjisë

Sipas Boym ka dy tipe të nostalgjisë:

Restorative(konservuese, kthyese): Kjo lloj nostalgjie është karakteristke kur ne mundohemi ti ri-jetojmë momentet e së kaluarës.

 

Reflektive: është tip i nostalgjisë me shumë mall dhe kujtime por në të njejtën kohë kur e pranojmë se e kaluara është e kaluar dhe nuk ka kthim pas.

 

PSE NA SHFAQET NOSTALGJIA?

Sipas një studimi nga Universiteti i Southampton, nostalgjia na e rrit optimizmin për të ardhmen. Universiteti organizoi një hulumtim ku të anketuarve ju dha detyra që të shkruajnë për një ngjarje në jetët e tyre që lidhej me ndjenjën e nostalgjisë. Ndërsa një grup tjetër i të anketuarve ju dha detyra të shkruanin në përgjithësi për ndonjë eksperiencë. Nga rezultati doli se shumica e atyre që shkruan përvoja pozitive ishin nga grupi I parë. Poashtu nga një hulumtim tjetër nga i njejti universitet, doli se këngët që prodhojnë nostalgji poashtu nxisin optimizmin. Nostalgjia është e zakonshme kur na ndodhin ndryshime. Situata të tilla si humbja e një miku, një shkëputje sentimentale, apo kur ndryshojmë vendbanimin dhe qytetin dhe detyrohemi të adaptohemi me jetën dhe rrethanat e reja. Nostalgjia mund të ketë dsia dykuptimësi dhe shfaqet në situata të ndryshme dhe në forma të ndryshme. Tiparet dalluese të saj janë:

Nostalgjia është një ndjenjë: Ky tipar është i dukshëm, megjithatë, ne shpesh e përdorim fjalën “ndjenjë” duke e shtrembëruar kuptimin e saj origjinal. Ndjenja është përjetim personal që përcillet me emocione. Me fjalë tjera është një mbresë e lehtë dhe e shkurtër. Poashtu nostalgjia mund të ruhet.

 

Është e njohur për të gjithë: Nostalgjia na përcjell të gjithëve pavarësisht nga mosha, gjinia, kultura, etj. Shumica prej nesh kemi lënë pas momente të jetës të cilat her pas here I kujtojmë me dashuri dhe iluzione.

 

Disa njerëz janë më të prirur për nostalgji: Ndoshta ne jemi ata që synojmë të shohim në të ardhmen, ose jemi nga ata që dëshirojmë që ti ruajmë lodrat nga fëmijëria dhe duam që gjërat të mbeten të njejta. Njerëzit janë të ndryshëm dhe nostalgjia varet edhe nga personaliteti jonë dhe mënyra se si e shohim jetën.

 

Idealizimi i objektit të nostalgjisë: Shpesh themi se “kohët e shkuara ishin më të mirë”, dhe ky mendim apo ndjenjë është prirje e jona që të kujtojmë vetëm anët pozitive të së kaluarës. Kujtesa(memory) na mbron neve duke i ruajtur vetëm kujtimet pozitive dhe duke i lënë në harresë ato negative. Kjo veprimtari e kujtesës në një anë është pozitive sepse por ka edhe anët negative sepse duke I harruar anët negative të së kaluarës, na pamundëson që të përmisojmë edhe gabimet që I kemi bërë.

 

Shkaktarë të ndryshëm: Shumë gjëra mund ta shakaktojnë nostalgjinë, për shembull, aroma e parfumit të gjyshit tënd, apo një ëmbëlsirë nga fëmijëria, një këngë që lidhet me një moment intim, etj. Shqisat tona bëjnë të mundur që të ri-jetojmë lidhjet(asocimet) e kaluara të trurit.

Nostalgjia na ndihmon të rritemi personalisht: Kujtimet shpesh shërbejnë si udhërëfyese në jetë. Duke i kujtuar momentet e lumtura nga e kaluara ne ndjehemi mirë madje edhe në të tashmen. Është ndjenjë e mirë kur e kujtojmë se sa me fat kemi qenë, të dimë se çfarë duam dhe të veprojmë drejt atij qëllimi. Nostalgjia na ndihmon ta njohi vetveten më thellë, na e shton vetbesimin, na mbron nga vetmia dhe na jep fuqi për ti përballuar sfidat e reja. Çelësi i suksesit është të dimë si ta përdorim këtë ndjenjë. Vlerësimi i momenteve pozitive nga e kaluara është pjesë e rëndësishme e mirëqenies tonë.

 

Nostalgjia është ndjenjë që manifestohet edhe në dimensione artistike: Nostalgjia shpesh na inspiron për të bërë gjëra të mëdha si në fushën e muzikës, pikturës, letërsisë, etj.

 

Poashtu nostalgjia ndikon edhe në fushën e shitjeve. Kur jemi nostalgjik ne kemi tendencë të harxhojmë më shumë para. Ekspertët në marketing apo media, janë duke e zhvilluar “marketingun nostalgjik” duke na prekur dhe komunikuar në rrafshin e nostalgjisë. Përmes kësaj spjegohet ta zëmë rikthimi I modës së vjetër, apo veshjeve të vjetra, apo në përgjithësi gjërat nga gjeneratat e kaluara. Nostalgjia është e lidhur edhe me situata të pakëndshme dhe të pafavorshme. Ne shpesh i kujtojmë me nostalgji fëmijërinë apo të kaluarën tonë, ndonëse në të tashmen ne kemi krijuar një familje të shëndoshë, kemi një punë të mirë, dhe në përgjithësi jetojmë mirë. Edhe përkundër këtyre arritjeve ne prap kemi tendenca ta shohim të kaluarën si koha ideale duke i harruar të arrituart momentale. Çdo fazë që e kalojmë deri në moshën madhore ka përparësitë dhe mangësitë e veta. Ndonjëherë na duhet të bëjmë disa zgjedhje në jetë të cilat ndonëse në esencë janë pozitive, për ti bërë ato na duhet të sakrifikojmë shumë gjëra pozitive të jetë tonë. Për tu zhvilluar tutje shpesh na duhet të shkëputemi nga disa të mira që i kemi në të tashmen. Kjo shkëputje nga e kaluara e ngjallë nostalgjinë dhe na mbsh me disponim kur i kujtojmë momentet e mira nga e kaluara. Megjithtë jemi ne ata që vendosim se si do të ndhemi, jemi ne ata që e kemi fjalën e fundit.

NOSTALGJIA DHE MALLI PER VENDLINDJEN (SHTEPINE)

Malli për shtëpinë është ndjenja e ankthit dhe shqetësimit që na kaplon kur largohemi nga shtëpia apo kur e mendojmë largimin nga shtëpia ku kemi jetuar me vite. Nostalgjia ndikon në përmallimin që na ndodh me largimin nga shtëpia sepse na i kujton momentet e bukurura nga e kaluara por nuk ndikon drejtpërdrejt në gjendjen e ankthit dhe shqetësimit.

 

10 këshilla si ta tejkalojmë dhe ta menaxhojmë nostalgjinë

Nëse ndjehemi shumë shpesh nostalgjik kjo është shenjë se diçka nuk është në rregull me jetën tonë. Nostalgjia e vazhdueshme dhe e skajshme mund të ndikojë në efikasitetin e punës tonë, probleme me koncentrim, pagjumësi(insomia), depresion, apo edhe në ndikojë në gjendjen tonë fizike. Më poshtë do tu japim disa rekomandime si ta tejkaloni dhe menaxhoni nostalgjinë e skajshme(ekstreme) dhe si rjedhojë të rritni kualitetin e jetës.

  1. Bëhu realist

Të gjithë pa dallim e krahasojmë të kaluarën me të tashmen. Mundohu të adaptohesh me fazat e reja të jetës. Ndërrimi I vendbanimit apo shoqërisë mund të jetë I pakëndshëm në fillim por në periudha afatgjate do të sjellë më shumë dobi.

  1. Zhytu dhe reflekto mbi ndjenjat e tua

Ndonjëherë na mjafton vetëm fakti që e dimë se çfarë po na ndodh për të na përmisuar gjendjen emocionale. Vet-vlerësimi poashtu, na ndihmon ti shikojmë më qartë rethanat në të cilat ndodhemi dhe të marrim masa për të ndryshuar dhe shikuar drejt mundësive të reja. Niveli I lartë I vetëdijes do të duhej të na ndihmonte për ta njohur më mirë veten dhe si rjedhojë ti bëjmë ndryshimet e nevojshme.

  1. Komuniko me njerëz pozitiv

Shmangia, izolimi dhe mungesa e komunikimit mund të shkaktojë nostalgjinë. Nëse ne bisedojmë për shkaqet e nostalgjisë tonë mund të na ndihmojë ta tejkalojmë atë. Ruajtja e kontakteve me familjen, shoqërinë mund të na ndihmojë të ndjehemi më rehat. Kush nuk ka nevojë për përkrahje qoftë edhe një herë në jetë? Shprehja e mendimeve dhe të biseduarit mbi ndjenjat tona është gjithnjë pozitive pavarësisht nëse jetojmë jashtë apo ndodhemi përballë shumë ndryshimeve njëherazi. Të shprehurit e shqetësimeve tona është pozitive përderisa ato nuk përfundojnë si një qark i mbyllur i mendimeve dhe ndjenjave negative. Zhvilloi aftësitë e komunikimit në mënyrë që të ndihesh mirë kur flet për ndjenjat e tua.

  1. Mos u fokuso tek gjërat që shkaktojnë dhembje

Ka shumë mënyra që na ndalojnë të ecim përpara duke menduar për të kaluarën. Për shembull, konservimi(ruajtja) i ndjenjave apo gjërave nga një lidhje apo raport i kaluar. Në fakt nuk ka asgjë të keqe nëse ta zëmë i ruajmë disa fotografi apo gjëra që na kujtojnë një person nga e kaluara, por nëse kjo kalon në obsesion atëherë mund të jetë e vështirë për neve që ta tejkalojmë lidhjen apo të kaluarën tonë. Kur i kujtojmë këto lloj momente ne ndjehemi jo komfor me veten dhe na ngjallet nostalgjia, prandaj këshillohet që për një kohë të heqim dorë menjëherë nga gjërat që na e kujtojnë të kaluarën. Madje mund t’ia kërkojmë një shokut apo shoqes që të na i largojë ato për neve nëse ne vet nuk mundemi. Gjëja më e rëndësishme këtu është se ne duhet dhe do të mësojmë mjeshtërinë e vet-kontrollit.

  1. Mos harro, ti mund ta ndryshosh situatën

Vdekja e një personi të afërt është një ngjarje tragjike dhe kthim pas por kjo nuk do të thotë se ne duhet të zhytemi në mjerim e vuajtje. Është shumë normale ti kujtojmë me nostalgji momentet e bukura dhe të ngrohta që kemi kaluar sëbashku. Është madje e shëndetshme që mos ti harrojmë më të dashurit tanë. Ne vazhdimisht flasim për ta dhe gjërat e tyre por kjo në shumë raste mund të bëhet joproduktive dhe e pakëndshme. Ka shumë mënyra dhe teknika për të marrë veten nga ndjenja e nostalgjisë me humbjen e ndonjë shoku apo humbja e vendit të punës. Asnjëherë nuk është vonë për t’ia kthyer vetes qetësinë shpirtërore, e gjitha varet nga koha, vullneti dhe fuqia.

  1. Sfidoje veten

Nostalgjia nuk duhet të na paralizojë në shtrat. Asgjë nuk mund të na e marrë forcën për të vendosur qëllime të reja, për ta rritur vetbesimin apo për të qenë më efikas. Ta zëmë ne mund të shkojmë në palestër për ushtrime apo të fillojmë të shkruajmë një novelë. Realizimi i objektivave do të ndihmojë në perceptimin e situatës reale në të cilën ndodhemi.

  1. Ndërto një rutinë të shëndetshme

Kjo këshillë sygjerohet për çdo situatë. Shëndeti mental dhe fizik janë prioritett kryesore. Të kujdesesh për veten na ndihmon që të ndjehemi më mirë dhe ta vlerësojmë veten dhe jetën më shumë. Veprime të tilla si, ngrënia e një vakti të shëndetshëm, zhvillimi i aftësive njohëse, pushimi, nxitja e vetbesimit dhe ushtrimet fizike, do na ndihmojnë të kemi më shumë energji dhe potencial për ti përballuar situatat e pakëndshme.

  1. Gjej kohë të lirë

Të gjithë përballemi me nostalgjinë por secili i ka mënyrat e veta si e shfaq atë. Dikush fshihet dhe vajton, kurse shumë të tjerë kanë nevojë të flasin sa her kur ajo ju shfaqet. E rëndësishme këtu është se të gjithë ne ndajmë kohë të lirë me qëllim që të shkëputemi nga problemet tona për tu ndjerë më mirë.

Nëse i fokusojmë mendimet tona mbi zemërimin dhe mërzinë, ne harrojmë rëndësinë e pushimit dhe relaksimit. Në këto rast disa teknika të relaksimit do të ndihmonin në kthjelltësinë e mendimeve dhe largimit nga mendimet negative.

  1. Mos u mundo ta shmangësh nostalgjinë tërësisht.

Është e domosdoshme që ne ti pranojmë ndjenjat tona. Në rast se e fshehim se po përjetojmë nostalgji ne do të jemi të palumtur. Ne mund të ndalim nostalgjinë kur e arrin një pikë ekstrem por jo edhe ta përjashtojmë atë plotësisht nga jetët tona.

  1. Kërko ndihmë nëse nuk mund ta ndalësh(kontrollosh) nostalgjinë

Kur nostalgjia na shkakton shqetësim, ne ndjehemi të hutuar, të trullosur duke na ndikuar direkt në rutinën dhe ritmin e ditës. Në këtë rast ne duhet të kërkojmë ndihmë profesionale.

Ndonjëherë turpi apo mendimi se askush nuk mund të na kuptojë na ndalon së kërkuari ndihmë. Është shumë e rëndësishme që tu drejtohemi profesionistëve si psikologët, psikiatratë, të cilët janë të trajnuar për të na ndimuar në raste kur përballemi me nostalgji ekstreme(të skajshme).

 

Previous article
Next article

Të fundit