HomeFokusNdryshimet që ndodhin midis jush dhe partnerit pasi bëheni me fëmijë
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Ndryshimet që ndodhin midis jush dhe partnerit pasi bëheni me fëmijë

Shumica e prindërve të rinj bien dakord që fëmijët shtojnë shumë stres tek çifti. Niveli i kënaqësisë brenda çiftit bie ndjeshëm dhe zënkat mund të rriten. Nuk është diçka që prek vetëm çiftet e martuara, por të gjitha çiftet që mirëpresin një fëmijë së bashku. Problemi gjithashtu duket të jetë universal, me partnerë nga të gjitha klasat socio-ekonomike që preken.

“Bright Side” nxjerr në pah 6 probleme shumë të zakonshme me të cilat përballen çiftet pas lindjes së një fëmije dhe çfarë mund të bëni për t’i zgjidhur ato.

 

  1. Ju debatoni më shpesh për shkak të shtimit të detyrave.

Para se të vinte foshnja në jetë, ka shumë mundësi që të dy partnerët të kenë punuar me kohë të plotë. Por tani, njëri prej jush duhet të jetë kujdestari kryesor, që do të thotë se shumica e punëve të shtëpisë do të bëhen nga ju. Partneri vjen në shtëpi pas punës dhe nuk ka shumë energji për t’ju ndihmuar, gjë që më pas ju streson dhe ju tërbon. Zgjidhja: Në vend që të debatoni dhe të grindeni për këtë, ju mund të kërkoni me mirësi nga partneri të bëjë diçka specifike. Përmendja e të gjitha punëve që janë për t’u bërë nuk do të zhdukë dëshirën e partenrit për t’ju ndihmuar apo për të dalë vullnetar. Nëse u jepni udhëzime të qarta se çfarë të bëjnë dhe si ta bëjnë atë, kjo me siguri do të bëhet në pak kohë. Pasi të kenë mbaruar, provoni të thoni “faleminderit, për të treguar që e vlerësoni shumë ndihmën që po ju japin.

 

  1. Stilet tuaja të prindërimit ndryshojnë.

Si çift, mund të jeni mësuar të mos bini dakord për gjërat e përditshme, si ngjyra e mureve. Por tani keni një fëmijë në shtëpi, dhe marrja e vendimeve për ta mund të jetë e ndërlikuar. Ju dhe partneri jeni 2 persona të ndryshëm dhe është e natyrshme që ndonjëherë të mos bini dakord.

Zgjidhja: është e rëndësishme të uleni dhe të dëgjoni pikëpamjet e njëri-tjetrit. Nuk ka asnjë “të drejtë” ose “të gabuar”, dhe ju duhet të merrni vendime bazuar në atë që është më e mira për fëmijën. Duhet të vendosni egot tuaja në plan të dytë dhe të jepni kritika konstruktive. Përmbahuni nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve përpara fëmijës, pasi kjo i ndikon ata në mënyrë të drejtpërdrejtë.

 

  1. Ju nuk keni kohë të lirë për veten ose për marrëdhënien tuaj.

Para se të kishit një fëmijë, keni pasur kohë të dilni dhe të kënaqeni. Por tani, fëmija kërkon gjithë kohën dhe vëmendjen tuaj. Harroni t’i jepni vetes pak kohë të lirë jashtë shtëpisë dhe marrëdhënia nuk është aq mirë sa dikur.

Zgjidhja: Ajo që të dy partnerët duhet të bëjnë është të kalojnë ca kohë larg në mënyrë që mendja e tyre të qetësohet. Gjeni një aktivitet që ju ka pëlqyer gjithmonë dhe bëjeni një ose dy herë në muaj. Sidoqoftë, me siguri do të duhet të ulni pritjet tuaja dhe të kënaqeni me aktivitetin tuaj të preferuar për më pak kohë sesa dikur. Gjithashtu duhet të përpiqeni, si  çift, të dilni një natë jashtë kur është e mundur. Thjesht pyesni një anëtar të familjes ose një mik të ngushtë të kujdeset për të voglin tuaj kur të dilni.

 

  1. Shqetësoheni shumë për paratë.

Ankthi financiar mund të fillojë që nga ditët e para të shtatzënisë dhe të rritet vazhdimisht me kalimin e viteve pas lindjes së një fëmije. Nuk jeni mësuar të keni për të ushqyer një njeri tjetër, dhe mendimi dhe llogaritja e të gjitha shpenzimeve mund të shkaktojnë shumë stres mbi ju dhe partnerin tuaj.

Zgjidhja: Nëse keni një partner, duhet të filloni të kurseni të ardhura para lindjes dhe të vendosni se kush do të jetë kujdestari kryesor. Ju gjithashtu duhet të vendosni për sa kohë një nga 2 prej jush do të jetë larg punës tuaj. Sigurohuni që të kontrolloni kohëzgjatjen e lejes së lindjes që ju lejohet të merrni, së bashku me çdo ndihmë tjetër qeveritare që ju takon me ligj.

 

  1. Partneri merr vendime pa u këshilluar me ju.

Kur jeni në një lidhje serioze, vendimet tuaja kanë ndikim edhe tek partneri. Dhe është e natyrshme që të keni shumë më tepër vendime për të marrë sapo të vijë foshnja në jetë. Të dy duhet të bëni shumë kompromise. Sidoqoftë, tek shumë çifte, njëri nga 2 partnerët merr vendime vetëm pa u konsultuar me personin tjetër, dhe kjo është diçka që shpesh krijon konflikt.

Zgjidhja: Tre çelësat për të marrë vendime të përbashkëta janë komunikimi, respekti dhe besueshmëria. Ju duhet të flisni me partnerin dhe të kuptoni këndvështrimin e tij. Dhe kur e bëni këtë, duhet ta respektoni dhe të mos e kritikoni. Gjithashtu, është e rëndësishme që t’i besoni partnerit kur ata duhet të marrin një vendim më vete dhe të mos i gjykoni gjatë gjithë kohës.

 

  1. Shokët tuaj mund të ndalojnë së vizituari ose telefonuari shumë shpesh.

Shumica e njerëzve që keni pasur përreth jush çdo ditë, tani do të fillojnë ta trajtojnë marrëdhënien tuaj ndryshe. Ata e kuptojnë që fëmija është përparësia juaj dhe mund të marrin një hap prapa nga për shkak të tij. Gjithashtu, nuk keni të njëjtën kohë për t’u kushtuar atyre dhe pa e vënë re, ju mund të largoheni gjithnjë e më shumë.

Zgjidhja: Nëse ende dëshironi dhe keni nevojë që ata të jenë pranë jush, duhet t’ua bëni të qartë atyre. Tregojini saktësisht se për çfarë ju duhet ndihmë. Nëse ata nuk e kuptojnë pse nuk po i telefononi gjatë gjithë kohës, bisedoni me ta. Nëse nuk kanë fëmijë vetë, mund të mos e kuptojnë se sa ndryshon jeta juaj pas lindjes së një fëmije.

Të fundit