Shpesh përjeton një gjëndje të pakëndshme emocionale, por nuk di saktësisht se çfarë është? Pyet Çfarë është Ankthi?
Duke lexuar këtë artikull, do të mësoni të dalloni Ankthin normal nga Çrregullimi i Ankthit. Do të zbuloni se cilat janë simptomat e Ankthit dhe çfarë të bëni nëse mendoni se Ankthi po ndikon në jetën tuaj. Ankthi dhe çrregullimet e Ankthit, Ankthi i përgjithësuar, Atakët e Panikut…
Çfarë është Ankthi?
Ankthi është përgjigjja fizike e trupit ndaj një kërcënimi real ose figurativ, i cili na përgatitet të përballemi me rrezikun e perceptuar. Fatkeqësisht, ne gjithnjë e më shumë përjetojmë Ankth në jetën tonë dhe në mëndjet tona. E ndiejmë brënda vetes dhe kjo na sjell shumë probleme.
Simptomat e Ankthit
Për të kuptuar se me çfarë kemi të bëjmë, le të fillojmë duke kuptuar, cilat janë simptomat e Ankthit. Kur jetojmë në gjëndje Ankthi, ndiejmë një gjëndje të pakëndshme psiko-fizike: ndjehemi të shtrënguar, pa frymë dhe shumë të shqetësuar.
Ndonjëherë kjo gjëndje na bën të bllokohemi në situata të caktuara dhe na provokon:
•Tension
•Shqetësim/Nervozizëm
•Frikë
Përveç këtyre ndjenjave, shumicën e kohës, kemi edhe simptoma fizike si:
•Djersitje
•Takikardi
•Mezi mbushesh me frymë
•Dridhje
Ankthi është një nga çrregullimet psikologjike më të përhapura në botë.
Çrregullimet e Ankthit janë sigurisht ndër problemet psikologjike më të shpeshta, por sot ato mund të trajtohen në mënyrë efektive me Psikoterapi. Më shumë se 250 milion njerëz vuajnë nga kjo në botë.
Çrregullimet kryesore të Ankthit
Çrregullimet e Ankthit ndodhin kur ankthi fillon të ndikojë seriozisht në jetën tonë. Në vend që të ndjehemi të shqetësuar në përgjigje të një rreziku të vërtetë, ne do të fillojmë të përjetojmë të njëjtat simptoma në situata që janë pa rrezik, por që i perceptojmë si të rrezikshme.
Ndër Çrregullimet e Ankthit, më të zakonshmet janë:
Ankthi i Përgjithësuar, Fobia Sociale, Atakët e Panikut
Dhe ato prekin përkatësisht, 5%, 7% dhe 9% të popullsisë.
Ankthi armiku për të luftuar?
Edhe pse mund të duket e çuditshme, siç thamë më lart, Ankthi është një Reagim Psikologjik dhe Fizik absolutisht normal ndaj situatave nga të cilat kemi frikë. Pra, nuk dëmton gjithmonë na mban të sigurt! Megjithatë, ne shpesh duam të shpëtojmë prej tij.
Ankthi nuk është diçka nga e cila duhet domosdoshmërisht të çlirohemi… Ankthi ekziston sepse është i nevojshëm!
Thjesht duhet të mësojmë të ndajmë #Ankthin Funksional dhe të dobishëm, nga Ankthi jo-Funksional, i cili na sëmurë.
Çfarë nënkuptohet me Ankthin Funksional?
Ne zakonisht mendojmë për Ankthin si diçka gjithmonë negative, por kjo nuk është e vërtetë, pasi Ankthi paraqet një gjëndje të aktivizimit fiziologjik të dobishëm për mbijetesë.
Të kesh një nivel normal Ankthi dhe të shëndetshëm.
•Lind në prani të një rreziku ose një ngjarje të vështirë për t’u përballur
•Ai lind në prani të një vendimi që do të merret
•Ose mund të vijë si rezultat i një përgjigje që ne po presim dhe e cila është e ngadaltë në ardhje
Ankthi shpëton jetën tonë …
Është ajo gjendje vigjilente, e cila na pengon të kalojmë rrugën, pa u siguruar që nuk rrezikojmë ose të shëtisim në një rrugë të errët, pa shikuar rreth e rrotull.
Me pak fjalë, Ankthi funksional, përveç që na mbron nga rreziqet e mundshme, është gjithashtu një emocion që na ndihmon të jemi përgjegjës. Si për shembull, nëse kemi një afat pune, kur kemipër tu pyetur në shkollë ose një takim të rëndësishëm.
Ai na motivon dhe mobilizon për të përmbushur angazhimet tona. Siç mund ta shihni në grafikun më poshtë.
Kurba e ankthit të Yerkes dhe Dodson (1908) më lart, shpjegon sesi nivelet e moderuara të aktivizimit janë të dobishme për aktivitetin dhe më fitimprurës në kryerjen e detyrave.
Ankthi mund të bëhet pengesë për aktivitetet tona të përditshme
Është e qartë se problemi lind kur ankthi tejkalon nivelin normal të funksionalitetit. Kur Ankthi bëhet intensiv deri në atë pikë sa të na bëjë të vuajmë dhe na pengon.
Atëherë, siç do ta keni kuptuar, është e rëndësishme të vendosni kufijtë midis Ankthit fiziologjik funksional dhe Ankthit patologjik jofunksional.
Sepse kur jemi në një gjëndje të aktivizimit të ankthit funksional, trupi ynë përjeton Ankthin në një mënyrë funksionale për të arritur një nga qëllimet tona. Kështu ne aktivizohemi në atë moment, për të kanalizuar të gjitha burimet tona drejt arritjes së qëllimit tonë.
Ankthi ka për qëllim arritjen e një qëllimi dhe jo paralizimin tonë
Kur Ankthi është Jo-Funksional?
•Nëse ndodh shpesh, pa ndonjë arsye reale
•Kur gjëndja e alarmuar është në dispropocion me situatën
•Në momentin që ju filloni të shmangni gjithnjë e më shumë situatat për
shkak të frikës
•Përfshirë jetën e punës, sociale ose familjare
Ankthi bëhet patologjik dhe për rrjedhojë jofunksional, kur na kufizon në përshtatshmërinë tonë dhe na pengon në arritjen e qëllimeve tona.
Mund të njohim menjëherë Ankthin jofunksional, sepse është i paqartë dhe mbizotërojnë ndjenja të pakëndshme të vazhdueshme dhe një gjëndje pasigurie në lidhje me të ardhmen. Ne jetojmë në një gjëndje alarmi, pa ekzistuar ndonjë rrezik i vërtetë.
Detyra jonë nuk është që të fshijmë Ankthin
Prandaj, është shumë e rëndësishme të dimë se si të dallojmë kur Ankthi është funksional për arritjen e qëllimeve tona dhe kur, në vend të kësaj, bëhet një vuajtje mendore që na pengon në aktivitetet tona të përditshme.
Në rastin e fundit, sigurisht që na vështirëson jetën, na paralizon dhe na bllokon në një rreth vicioz nga i cili është e vështirë të dalësh.
Çfarë duhet të bëni me një person që vuan nga Ankthi?
Kur keni të bëni me dikë që vuan nga Ankthi, është mirë që të mos e zvogëloni atë që personi ndjenë.
Mbi të gjitha nuk rekomandohet që ta detyroni të përballet me burimin e ankthit për t’i treguar personit që mund ta bëjë atë.
Për shembull, një person që vuan nga Atakët e Panikut ose ka frikë nga diçka, në mënyrë që bllokohet dhe shmangë situata të caktuara, nuk e bën atë me qëllim. Nuk është çështje vullneti!
Kush vuan nga Ankthi është bllokuar në një mekanizëm të mendimit dhe nuk mund ti shohi gjërat në një mënyrë tjetër.
Ndonjëherë ne tundohemi të kujdesemi për personin e Ankthioz, prandaj, e shoqërojmë dhe e ndihmojmë për ta mbrojtur. Kjo gjithashtu nuk është e dobishme, sepse duke e mbrojtur atë në mënyrë të ekzagjeruar, ne i japim konfirmim Ankthit të tij dhe nuk e lehtësojmë autonominë, për t’u përballur me situatat. Për më tepër, kjo i forcon besimin se ai/ajo nuk është i/e aftë të përballet me situatat.
6 hapa për të ndihmuar një person në Ankth
1.Merrni një qëndrim të qetë dhe qetësues
2.Bëni që personin të shprehet, në mënyrë që të flasë për frikën e tij/saj
3.Mos e fajësoni atë
4.Mos e zvogëloni përvojën e frikës sëtij/saj
5.Dëgjimi i personit është thelbësor, për ta bërë atë të ndjehet i/e mbështetur
6.Gradualisht ftojeni personin të kërkojë ndihmë profesionale tek një psikolog
Çfarë duhet të bëni nëse ju vetë vuani nga Ankthi?
Para së gjithash, shmangni mendimet katastrofike. Problemi i Ankthit është i lidhur ngushtë me mekanizmat e mendimit dhe zakonisht ai drejtohet për të mbivlerësuar mundësinë e rrezikut dhe ashpërsinë e tij.
Nga ana tjetër, njeriu është gjithashtu i prirur të nënvlerësojë aftësitë e veta për të kapërcyer situata të vështira.
Për këtë arsye nëse vuan nga Ankthi ke tendencën të kalosh shumë kohë duke u shqetësuar për gjërat e këqija që mund të ndodhin me ty ose të dashurit e tu.
Mos harroni se sa më shumë t’i kushtoni vëmëndje ngjarjeve negative dhe shqetësimit, aq më shumë jeni të prirur të besoni se këto do të ndodhin me të vërtetë.
Mendimet katastrofike çojnë në reagime emocionale shumë të shqetësuara dhe Ankthioze
Kjo mbështetet nga studime të konsiderueshme shkencore, të cilat pohojnë se njerëzit që vuajnë nga Çrregullime Ankthi menjëherë dalin në përfundimet më katastrofike, vuajnë për të ardhmen dhe ripërpunojnë të kaluarën.
Nga studimet e Fraley dhe bashkëpunëtorëve (2006), kjo mënyrë e të menduarit përkeqëson shumë marrëdhëniet shoqërore të personit në Ankth i cili, gjithmonë parashikon përfundimet, duke lënë pas dore ta përballi veten me të tjerët.
3 hapa thelbësorë për të fituar mbi Ankthin
1: Fiton mbi Ankthin pa e luftuar atë
Përqëndrimi në simptomat e ankthit për t’i ndjekur ato mund t’ju bëjë të ndjeheni edhe më të shqetësuar dhe madje edhe më gjatë. Lëreni të rrëshqasin pa i kushtuar vëmëndje… Përqëndrohuni në frymëmarrjen tuaj! Kjo është mënyra më efektive për ta ulur dhe kaluar Ankthin më shpejt.
2.Fiton duke qëndruar në situatën që ke frikë
Procesi i përballjes së qëllimshme me frikën dhe qëndrimit në të derisa të zvogëlohet njihet si ekspozim ose desensibilizim, teknikë që e përdor me pacientët e mi.
3.Përballja në mënyrë të përsëritur me frikërat e tua
Duke u përballur me qëllim me frikërat e tua, Ankthi do të bëhet gjithnjë e më pak intensiv dhe do të zgjasë gjithnjë e më pak në secilin ekspozim. Filloni nga frika më pak intensive dhe ekspozoni veten, në nivelin e duhur. Planifikoni me kujdes këtë proces në mënyrë që ato të jenë ekspozime të mundshme dhe të jeni në gjëndje t’i menaxhoni ato. Pastaj niveli i vështirësisë rritet. Nëse nuk arrini t’i bëni vetë drejtohuni te një psikolog.
Si ta kuroni Ankthin
Trajtimi psikologjik Psikoterapia është zgjidhja , pasi flasim për një mekanizëm të mendimit që na fut në rrethin vicioz të Ankthit.
Ndër Trajtimet Psikologjike, Psikoterapia Psikodinamike ka dëshmuar të jetë më e vlefshme, në trajtimin e Çrregullimeve të Ankthit, për të arritur deri në fund dhe për të kuptuar se nga vjen, përmes identifikimit të mendimeve në ankthioze.
Për më tepër, Psikoterapia integrohet me Trajnimin Autoxhenik, i cili të ndihmonë ta njohësh Ankthin dhe simptomat fizike të tij, të dish se si t’i menaxhosh duke ndërprerë ciklin në rritje të tensionit. Teknikën e ekspozimit ose desensibilizimit të përballjes me frikën.
Prandaj, një nga strategjitë më të dobishme terapeutike që përdor me pacientët e mi është duke i mësuar për të menaxhuar ankthin dhe ristrukturimin e mendimit. Kjo do të thotë të mësosh të ristrukturosh duke menduar ndryshe.
Sa për ilaçet anksiolitike, këto janë benzodiazepinat, molekulat e përdorura kundër Ankthit ose pagjumësisë.
Benzodiazepinat, në shumicën e rasteve, nuk shërojnë nga patologjia, por kanë një efekt qetësues tek simptomat të cilat nuk zhduken.
Si ilaçet e tjera psikotrope, benzodiazepinat shkaktojnë varësi fizike dhe probleme. Pasi vendoset varësia fizike, është e vështirë të ndaloni trajtimin, sepse mund të çojë në shfaqjen e simptomave të astinencës për të cilat është e nevojshme të merren gjithnjë e më shumë doza për të marrë efektin e dëshiruar.
Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.