HomeFokusTerapi e suksesshme për fëmijët me ADHD
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Terapi e suksesshme për fëmijët me ADHD

Mjekët diagnostikojnë mijëra fëmijë në vit me Çrregullim Hiperaktiv Vemendjeje të Pamjaftueshme, i njohur si A-D-H-D. Dhe me këtë sëmundje vijnë receta, dieta dhe vitamina. Por për disa familje këto trajtime nuk japin rezultat dhe ato vihen në kërkim të alterantivave të tjera.

Kur Aron Davis dëgjon tingujt, truri i tij dërgon reagime në duart ose në këmbën e tij. Kur prindërit e tij Riçard dhe Brenda shohin këtë lidhje mendore – fizike, ata kujtojnë kohën kur kjo detyrë e thjeshtë ishte e pamundur.

“Është vështirë të përshkruhet se çfarë ndjejmë. Jemi shumë të emocionuar. Ky ndryshim është i pabesueshëme”, thotë Riçard, i ati i tij

Vetëm një vit më parë, Aron ishte krejt ndryshe. Në shkollë kishte shumë vështirësi, i mungonte ndërveprimi social dhe dukej sikur jetonte në një botë tjetër.

“N’a thanë se ai kishte një alergji gruri, se kishte një alergji gluteni, dhe se këto duhej t’ia hiqnim nga dieta. Ne i zbatuam këto këshilla por asnjë përmirësim. Pastaj na thanë se tregu me ushqime natyrore ka vitamina të mrekullueshme. Edhe këtë e bëmë, por përsëri asnjë përmirësim” , thotë Brenda, nëna e tij.

Mjekët pastaj u thanë prindërve se fëmija i tyre kishte A-D-H-D ose Çrregullim Hiperaktiv Vemendjeje të Pamjaftueshme, dhe rekomanduan ilaçe. Por gjithnjë, pa efekt. Në shkollë e kishte të vështirë. Kishte mbetur prapa në mësime. Dhe vetëm kur familja kishte hequr dorë nga të gjitha shpresat, dikush sugjeroi Metronom Ndërveprues – Metronom Interactive – (IM), një lloj terapie që ri-stërvit trurin

“Ndryshimin e pamë që natën e parë që Aron shkoi në IM”, thotë Brenda.
Dhe përfitimet vazhduan të shiheshin pas çdo vizite.

“Leximi i tij u përmirësua nga 28 përqind në 73 përqind pas dy muajve”.

Në disa muaj, ëndrrat e prindërve për djalin e tyre filluan të ndryshojnë. Më parë ata mendonin se me A-D-H-D, Aron nuk do të ketë mundësi të shkojë në kolegj; nuk do të jetë në gjendje të mbajë një punë: dhe se do t’i duhet të qëndrojë me prindërit gjatë gjithë jetës së tij.

Por terapia me Metronom Interactive u ka dhënë shpresa; “Tani ne jemi duke menduar, se kemi nevojë të kursejmë për kolegj”, thotë Riçard.

Lori Schmidt e di saktësisht se çfarë ndjen familja Davis. Djali i saj është ballafaquar me çështje të ngjashme gjatë moshës së adoleshencës. Ndjenjat e provuara nga të dyja familjet kaluan nga një ekstrem në tjetrin. Por, për Aronin është vetëm fillimi.

“Ai ka qenë i lumtur më parë, por tani ndjehet i lumtur më shumë se kurrë ndonjëherë”, thotë i ati i tij.

Tani, Aron gjithashtu luan, bashkëvepron me shokët, madje kryeson edhe një grup nxënësish në shkollën e tij.

“Eshtë përgjigje lutjesh. Ju luteni për fëmijën tuaj që të jetë i suksesshëm dhe ky është programi që vërtetë na ka ndihmuar”, thotë Brenda.

Ekspertët thonë se programi Interactive Metronom ndihmon jo vetëm pacientët me A-D-H-D, por edhe të tjerë me aftësi të kufizuara për të mësuar, madje edhe ata me lëndime në tru.

Të fundit