Në mënyrë të përgjithshme, një dëlir i madhështisë lidhet me besimin ose përshtypjen që ka një person, të cilat janë në kundërshtim me realitetin dhe argumentimin racional
Një dëlir i madhështisë (iluzion) i bën këta njerëz të besojnë se kanë aftësi dhe/ose fuqi të veçanta.
Shumë lloje të çrregullimeve të shëndetit mendor, të klasifikuara si çrregullime psikotike, mund të shkaktojnë iluzione, si për shembull:
– skizofrenia
– çrregullimi bipolar
– jermi
– çrregullim i madh depresiv me tipare psikotike
Llojet e dëlirëve të madhështisë
- Të paturit aftësi ose talent të veçantë: Personi beson se ka një talent, objekt apo aftësi të fshehtë që askush tjetër nuk e ka, madje askush tjetër nuk e di. Për shembull, mund të mendojë se zotëron një regjistrim antik të Elvis Presley-t, të cilin nuk e ka askush.
- Të qenurit person i famshëm:Personi beson vërtet se është i famshëm, ndërsa personi i vërtetë i famshëm është mashtrues.
- Të paturit lidhje sekrete:Personi beson se ka lidhje sekrete ose marrëdhënie me dikë a diçka të rëndësishme. Për shembull, mund të besojë se është spiun dhe është përgjegjës për transmetimin e mesazheve te udhëheqësit nëpër botë.
- Madhështia fetare: Personi beson se është udhëheqës i një feje të caktuar. Iluzionet e madhështisë janë më të zakonshme te njerëzit me çrregullimin bipolar dhe skizofreninë. Në disa raste, dëlirët mund të shfaqen nga përdorimi i substancave të ndryshme.
Dëlirët e madhështisë mund të jenë të vështira për t’u identifikuar dhe kuruar, ndaj si për gjithë pjesën dërrmuese të çrregullime mendore, nevojitet ndërhyrja e specialistëve të shëndetit mendor.