spot_img

Artikuj të ngjashëm

FËMIJA AGRESIVE

Ajo që të rriturit duhet të dinë pikësëpari për castet kur fëmijët shfaqin agresivitet dhe zemërim, ka të bëjë me shkaqet se pse kjo ndodh. Është shumë e rëndësishme që prindi të dijë arsyen,e cila mund të jetë: stres, frustrim, ndjenja xhelozie apo konflikti me ndonjë prej familjarëve apo bashkëmoshatarëve. Agresiviteti mund të jetë dhe një formë alternative e shprehjes së një pakënaqësie, mërzie apo konflikti të brendshëm që përjeton fëmija. Në radhë të parë, prindërit dhe mësuesit që kanë të bëjnë me fëmijë agresivë duhet të dinë që nuk luftohet me të njëjtën formë; ndëshkimet, ofendimet, të bërtiturat zakonisht i shtojnë këto sjellje tek fëmijët. Kjo do të thotë se puna nis me theksimin e pikave të forta të fëmijës dhe vënien sa më shumë në pah të tyre. Sjelljet e dëshirueshme dhe të pëlqyeshme duhet të përforcohen pozitivisht; të lavdërohen dhe të nxiten.

Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që prindi apo mësuesi të ketë sjellje koherente dhe konstante; pra për të njëjtin veprim të mos reagojë ndryshe në raste të ndryshme. Në këtë mënyrë i krijon siguri dhe jo një mjedis të paqëndrueshëm. Sipas rastit dhe sjelljes agresive që fëmija shfaq, nëse bëhet fjalë për sjellje jo shumë problematike, mund të injorohet. Nëse është fjala për veprime të fëmijës, të cilat dëmtojnë dhe të tjerët, fëmijës i duhen shpjeguar me durim dhe qetësi pasojat e sjelljes së tij; në mënyrë që të mësohet të vihet në vendin e tjetrit. Dicka tjetër shumë e rëndësishme që duhet bërë në këto raste, është që fëmija të nxitet t’i shprehë emocionet dhe ndjenjat verbalisht, pra të mësojë ta thotë sesi ndihet dhe pse ndihet ashtu, në vend që të kalojë direkt në veprime të nxituara impulsive.

Të fundit