HomeArtikujPsikologjia pozitiveJetoje jetën që e ke ëndërruar
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Jetoje jetën që e ke ëndërruar

Puna, shtëpia, detyrimet dhe detyrat, a është kjo me të vërtetë jeta që keni ëndërruar, atëherë kur me sy të mëdhenj dhe plot shpresa, shikonit retë si fëmijë?

Puna e fisnikëron njeriun dhe le ta themi, shumë herë ajo mbush jetën tonë në një mënyrë pozitive, veçanërisht kur pas vitesh sakrificash, kemi arritur qëllimet e shumëpritura. Por puna, karriera dhe paratë nuk janë gjithçka në jetë. Kohën që kemi, në të vërtetë, duhet ta jetojmë duke i dhënë përparësi emocioneve tona, si edhe ndjenjave: duhet të kultivojmë pasionet, të kalojmë ditët me familjen, të organizojmë një ribashkim me miqtë e zakonshëm dhe të ecim në natyrë.

Ne duhet të kemi guximin të heqim prizën, të hapim sytë dhe të shikojmë vërtet gjithçka që ofron toka, gjithçka që universi na komunikon: energjinë e tij.

Por shpesh e gjejmë veten të gëlltitur në rutinën e jetës së përditshme. Kur bie alarmi, ne vishemi dhe shkojmë në punë, bëjmë pazar dhe paguajmë faturat dhe kur kemi një moment të lirë, mbase ia kushtojmë lojës së shkarkuar në smartphone.

A është vërtet kjo jeta që keni ëndërruar të keni?

Megjithatë do të ishte e mjaftueshme të shikojmë përtej hundës tonë, për të zbuluar histori të jashtëzakonshme: gra që e kanë shndërruar jetën e tyre në një aventurë të mrekullueshme, për të na frymëzuar. Ata e dinë që jeta është një dhe është një frymë. Ata na mësojnë se duhet të jetohet, ditë pas dite, orë pas ore.

Ka ardhur koha që të vendosim gjithçka në plan dhe të kuptojmë cilat janë përparësitë për të jetuar më mirë, për të qenë të lumtur. Dëgjoni instinktin tuaj parësor, çfarë po përpiqet t’ju tregojë? Ku ju shpie?

Ndoshta drejt një destinacioni të panjohur për një udhëtim vetëm, apo drejt atij pasioni që ndalove së kultivuari vite më parë, sepse nuk është shumë konkret.

Kush shpresonit të ishit kur ishit thjesht vajza të vogla? Asnjëherë nuk është vonë për të jetuar jetën për të cilën keni ëndërruar. Bëjeni tani, aq sa mundeni, pa u ndalur.

Të fundit