Një nga tre sfidat kryesore me të cilat përballemi është të mos kesh qartësi të mjaftueshme për të përmbushur qëllimet. Atëherë, si mund ta gjejmë qartësinë që na nevojitet? Është më e thjeshtë sesa mund të mendoni. Ja procesi i thjeshtë, me pesë hapa që ju ndihmon të rimerrni qartësinë tuaj dhe të ecni përpara.

 

Pranojeni që keni hasur me një pengesë në qartësi

Është e lehtë ta mohojmë faktin që kemi humbur drejtim. Duam të projektojmë besim edhe kur nuk e ndiejmë atë. Kështu që është e vështirë të pranosh se po të mungon diçka. Por ky është hapi i parë drejt qartësisë: duke pranuar që nuk e kemi.

 

Kërkoni këshilla nga njerëzit e besuar dhe me eksperiencë

“Pa këshillim planet dështojnë, por me shumë këshilltarë, realizohen.” Kur fillon të ndash problemin tënd me miqtë dhe kolegët e tu më të ngushtë, do marësh një pasqyrë të vlefshme të drejtimit ku duhet të shkosh. Nuk është e gjitha fushë me lule, do dëgjosh dhe gjëra që nuk do të të bëlqejnë, por do qartësohesh tmerrësisht shumë në mesazhin dhe misionin tënd.

 

Përpunoni reagimet

Tani që ke marrë komente nga burimet që kanë më së shumti rëndësi, përpunoji. Pjesë e rëndësishme e këtij procesi është ta bësh vetëm, të reflektosh dhe të shkruash gjithçka në letër. Ajo që së pari ishte e paqartë tani do jetë e pasqyruar në një letër.

 

Thjesht fillo

Pasi të kesh drejtimin, të mbetet vetëm të shkosh drejt tij. Hapi i fundit është praktikisht më i rëndësishmi. Qartësi është jo vetëm të dish, por edhe të bësh. Kur nuk mund të lexosh një shenjë mund: të mendosh më shumë për atë që mund të thotë shenja; të picërroni sytë për ta parë më mirë; të përdorni syze më të mirë; ose t’ja kërkoni një miku për ta lexuar në vendin tuaj. Por mënyra më e mirë dhe më e lehtë për të marrë më shumë qartësi është thjesht të afroheni më afër shenjës. Marrja e hapave i sjell gjërat në fokus.

Të gjithë e gjejmë veten të humbur ndonjëherë, apo me një vizion të paqartë mbi hapin tjetër që duhet të marrim. Këto hapa mund të të ndihmojnë që të fitosh pak qartësi.