- Qëllimet e mira jo gjithmonë i justifikojnë sjelljet e këqija.
- Kur e planifikon diçka, argëtohesh më pak se sa kur gjërat bëhen spontanisht.
- Dhimbja nuk ka zgjidhje. Përjetoje deri në momentin që do të largohet.
- Të mos falësh dikë, të lëndon më shumë ty, se sa personin që ka gabuar.
- Nuk ka mënyrë se si mund ta ndihmosh dikë që nuk do të ndihmohet nga të tjerët.
- Është e vështirë të mbash miqësi me dikë që qëndron përherë i trishtuar apo në depresion, kur vetë je i lumtur.
- Të mos e njohësh plotësisht dikë, është një fakt që e bën një marrëdhënie interesante. Njësoj siçpërmbledhja e një filmi që shpesh është më e mirë se vetë filmi.
- Çdo person që njeh, është duke kaluar një betejë, për të cilën ti nuk di asgjë. Tregohu i sjellshëm, gjithmonë.
- Të vendosësh të bësh diçka ndryshe nga të tjerët për t’u diferencuar prej tyre, nuk të bën unik. Unike është të vlerësosh atë që të pëlqen.
- Njerëzit mundohen të mos i bëjnë lëvdata të tjerëve, sepse frikësohen se kjo gjë mund t’i dëmtojë ata.
- Të jesh modest është komponenti më i rëndësishëm i rritjes personale.
- Mirësjellja është mënyra më e shpejtë për të fituar respektin e të tjerëve.
- Të kundërtat tërhiqen sepse kanë shumë për të mësuar nga njëra-tjetra.
- Nëse detyrohesh ta vendosësh në provë dashurinë e dikujt për ty, dije se nuk je e denjë për dashurinë e tij.
- Çdo gjë ekziston në mendjen tënde.
- Të ndihmosh të tjerët është gjëja më shpërblyese në botë, por edhe më pak e praktikuara.