- Mos flisni për planet tuaja më ambicioze
Heshtni për to, deri kur të mos arrini që t’i realizoni. Planet afatgjata janë pika të dobëta dhe faza të programuara keq, nëse nuk mburreni, askush nuk do e vërë re. Dikush tjetër mundet që të përdorë idenë tuaj, ta përmirësojë dhe ta zbatojë më shpejt.
- Mos u mburrni për bujarinë dhe dashamirësinë
Avantazhi më i madh kur bëni diçka të mirë është që të heshtni në lidhje me të. Kur dikush ta zbulojë, do të vlerësojë shumë faktin që ju po e bëni me zemër. Por kur mburreni shfaqeni si arrogantë. Të gjithë e dinë se çfarë lloj opinioni qarkullon për ato yje të muzikës a kinemasë, që shkojnë dhe pozojnë për fotografi me fëmijë të varfër e të paushqyer…
- Mos u mburrni për sukseset
Keni qenë në gjendje të mbani dietën, të bëheni aktivë e të mos dembeloseni më. Shumë mirë, por nuk duhet ta flisni me askënd. Do të merreni si mburravec dhe arrogant. Shijoni sukseset tuaja dhe punoni për sukseset e radhës, në fund të fundit po e bëni për vete.
- Mos u mburrni për heroizëm
Keni treguar kurajë, keni bërë diçka që të tjerët nuk do e kishin bërë kurrë. Bravo. Megjithatë, mos harroni që zjarrfikësit vënë jetën në rrezik përditë, për të shpëtuar të tjerët. Nëse dikush e vlerëson mirësinë tuaj, shumë mirë, por nëse flisni papushim për këtë dhe vlerësoni veten, do ju shohin, në rastin më të mirë, si arrogant.
- Mos flisni kudo për problemet e familjes
Nëse keni probleme në një marrëdhënie apo në familje, është më mirë të flisni me personat e interesuar – partnerin ose familjarin. Nëse nuk shihni mundësi për dialog kërkoni ndihmë nga një profesionist apo një mike a mik i besuar. Problemi nuk do të zgjidhet duke përhapur fjalë dhe duke ia treguar të gjithëve.
- Mos u thoni të tjerëve gjëra të papëlqyeshme
Të thuash të vërtetën dhe të thuash gjëra të papëlqyeshme janë dy gjëra të ndryshme. Të komentuarit për një fustan modest apo miq që nuk kanë fëmijë, mund të jetë e papëlqyeshme për tjetrin. Ju nuk i dini asnjëherë hallet e njerëzve. Komentet gjykuese mbajini për vete, mos i mërzisni të tjerët.