HomeArtikujKompleksetMos i bëj këto gjëra
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Mos i bëj këto gjëra

  1. Përpjekja për t’i kënaqur të gjithë. Eshtë thjesht e pamundur. Nëse e jeton jetën tënde duke u përpjekur të përmbushës këtë objektiv, do të shkatërrohesh. Dhe me siguri do të të duket vetja një dështim. Eshtë thjesht i paarritshëm. Mos ia bëj këtë gjë vetes. Mjafton të jesh person i/e mirë. Me kaq ke bërë gjithë sa mundesh.

 

  1. Frika nga ndryshimi. Ndryshimi mund të jetë i frikshëm – as që ka dyshim për këtë! Por shpesh, kur kapërcejmë frikën, shpesh herë joracionale, gjejmë shanse që përndryshe nuk do të na kishin dalë kurrë. Të lësh miqtë dhe familjen tingëllon si gjë frikësuese, por nga ana tjetër mund të të hapë sytë për botën – ka kaq shumë gjëra të tjera! Lënia e një pune ku s’jeni të lumtur ka risqe, por ndjekja e një ëndrre apo pasioni të bën të ndjehesh sikur ke rënë në dashuri – papritur gjithçka bëhet shumëngjyrëshe.

 

  1. Të jetuarit në të kaluarën. Ka vlerë në pranimin e gabimeve, mësimin prej tyre, dhe pranimin e gjërave që ke bërë gabim – do të thotë të jesh person i përgjegjshëm e i pjekur. Por, të mbesësh me mendje në ato gabime, është gjë krejt tjetër. Nuk ndreq asgjë. Nuk shëron zemrat që ke thyer, nuk rikthen miqësi. Thjesht na bën të ndjehemi keq. Mos e bëni. Bëni gjithë sa mundeni për të shëruar, e më tej besoni se ajo që është shkruar, do të ndodhë gjithësesi…

 

  1. Zhvlerësimi i vetes. Ndonjëherë e bëjmë se nuk na pëlqen vetja. Ndonjëherë për të bërë të tjerët të qeshin. Të jesh në gjendje të qeshësh me veten është një gjë. Mos e merrni veten kaq seriozisht. Megjithatë, t’i thuash vetes që je budallaqe kur bën një gabim, apo t’ia vësh fajin vetes kur gabimi është i tjetërkujt, kjo s’është hiç e shëndetshme. Nëse vazhdimisht i thua vetes fjalë të papëlqyeshme, po i bën dëm të madh. Në fund të fundit, ne dëgjojmë mendimet tona më shumë se të kujtdo tjetër.

 

  1. Mendimi me tepri. Konsumohemi kaq shumë në përpjekjen për t’i thënë gjërat përsosmërisht, duke shpjeguar “atë që donim të thonim”, saqë përfundojmë të rraskapitur nga gjithë këto mendime të tepruara. Shpesh herë, ajo që bëjmë, është që përpiqemi të kontrollojmë atë që të tjerët mendojnë për ne. Po pse e vrasim kaq shumë mendjen? Mos vallë ka lidhje me pikën 4? Nëse nuk na pëlqen ne vetja jonë, vështirë se do u pëlqejmë të tjerëve.

Hiqni dorë menjëherë nga këto pesë gjëra!

 

 

Previous article
Next article

Të fundit