Të jesh ndryshe në këtë botë, kërkon punë, përkushtim dhe më e rëndësishmja të jesh kreativ. Kreativiteti nuk është thjesht të merresh me art.
Të jesh kreativ do të thotë të shohësh gjërat në një mënyrë që të tjerët nuk i shohin. Por ndodh që jo gjatë gjithë kohës ti mund të qëndrosh kreativ, kjo për shkak të rrethanave dhe faktorëve të jashtëm.
Studimet e fundit kanë treguar se ti mund të qëndrosh kreativ vetëm duke praktikuar këto mënyra që ne për ju po i listojmë më poshtë:
- Mbaj gjithmonë me vete një bllok dhe shkruaj çdo gjë që ty të bën përshtypje gjatë ditës.
- Hidhi mendimet dhe ndjenjat gjithmonë në letër
- Pi kafe dhe dëgjo muzikë të mirë, muzikë që ty të frymëzon
- Qëndro gjithmonë i hapur me njerëzit dhe gjërat që të rrethojnë
- Lejoje veten që të bësh gabime dhe e rëndësishmja: praktikë, praktikë, praktikë…
- Mjaft duke u përpjekur që të jesh perfekt dhe imitimi i përsosur i dikujt tjetër
- Rrethoje veten me njerëz kreativë
- Mos u dorëzo asnjëherë dhe merr risqe
- Shko dhe vizito vende që nuk i ke vizituar ndonjëherë
- Mos qëndro gjatë gjithë përpara kompjuterit, por dil nga aty dhe bëj pushime të vogla që të pushosh