Njerëzit thonë se motivimi nuk zgjat shumë. Epo, as larja nuk zgjat shumë, por të gjithë e rekomandojnë në mënyrë të përditshme.
Disa ditë zgjohemi të motivuar dhe të gatshëm për të nisur me energji pozitive ditën tonë, ndërsa disa ditë të tjera përtojmë edhe të ngrihemi nga shtrati. Kështu që, për ato ditë kur nuk ndihesh i/e motivuar, shprësojmë të të shërbejnë këto mënyra të thjeshta dhe të zgjuara për ta motivuar veten tënde:
- Reduktoji gjërat që të shpërqendrojnë përgjatë ditës tënde.
- Miqësohu më tepër me njerëzit që të rrethojnë.
- Motivohu nga njerëzit që bëjnë pjesë në jetën tënde.
- Tregohu i mirë me veten, edhe kur nuk arrin atje ku planifikoje të arrije.
- Ringrihu fuqishëm pas çdo dështimi.
- Krahasoje veten tënde me veten tënde dhe kënaqu me gjërat që ke arritur.
- Kujtoja gjithmonë vetes se pse je duke u përpjekur kaq shumë aktualisht.
- Kujtoja gjithmonë vetes gjërat, nga të cilat duhet të largohesh.
- Ji mirënjohës për gjërat që ke në jetën tënde.
- astroji ambientet ku jeton dhe punon. Kushtoji pak kohë edhe rregullsisë e pastrimit.
- Reduktoje pak listën e gjatë të gjërave që duhet të bësh, në një listë më të shkurtër.
- Mos harro për pushimet gjatë punës së lodhshme.
- Bëj ushtrime fizike. Do të reduktojnë stresin dhe do të shtojnë energjitë pozitive.
- Bëj dy minuta pushim meditues, ku të përqendrohesh vetëm tek frymëshkëmbimi.
- Dil për shëtitje në natyrë. Ajri i pastër do të bëjë të mendosh më pozitivisht për jetën.