HomeFokus  Njerëzit ju gjykojnë bazuar në veshjen tuaj  
spot_img

Artikuj të ngjashëm

  Njerëzit ju gjykojnë bazuar në veshjen tuaj  

Ne na pëlqen të mendojmë se e gjykojmë në mënyrë objektive kompetencën e njerëzve, duke peshuar me kujdes veprimet dhe aftësitë e tyre. Por shkenca tregon një mori faktorësh të tjerë, nga gjatësia, vetëbesimi, e deri tek mënyra sesi dikush ecën ose vjen erë mund të ketë efekte të pavetëdijshme në atë se si ne i vlerësojmë ngrohtësinë, besueshmërinë dhe aftësinë e njerëzve për të bërë punën e tyre.

Edhe ndryshimet tepër delikate në veshjen tuaj mund të ndikojnë në atë se si njerëzit gjykojnë kompetencën tuaj.

 

Rrobat tuaja kanë një vlerë tronditëse.

Ju mund të mendoni se një kostum është thjesht një kostum. Për sa kohë që dikush shkon deri në një intervistë pune me veshjen e duhur, atëherë detajet më të hollësishme të kostumit nuk do të kishin rëndësi. Por kur ekipi i Princeton vendosi fytyra identike në veshje shumë pak të ndryshme, ata zbuluan se njerëzit i vlerësuan aftësinë e tyre shumë më ndryshe.

Veçanërisht, kur rrobat në fjalë dukeshin më të shtrenjta, nëse artikulli i veshjeve në fjalë ishte një kostum apo një T-shirt, perceptimi i njerëzve për përdoruesin ishte më i lartë.

Kjo ishte e vërtetë edhe nëse studiuesit i udhëzonin në mënyrë të qartë subjektet të injorojnë veshmbathjen, kur atyre u thuhej se njerëzit me veshje të një cilësie jo të lartë, në të vërtetë, fitonin më shumë se bashkëmoshatarët e tyre të veshur më rroba të shtrenjta, dhe madje edhe nëse personat e studimit i shikonin fotot vetëm për 130 milisekonda, kohë mjaft e pakët për të kuptuar se po shikoni një fytyrë.

A është dëshpëruese dhe e padrejtë? Po ashtu është. Dhe ka të ngjarë të jetë veçanërisht demoralizuese për ata pa shumë para për të shpenzuar në një veshje intervistimi. Është një realitet i bezdisshëm që studiuesit e pranuan me lehtësi.

“Varfëria është një vend i mbushur me sfida. Në vend të respektimit të luftës, njerëzit që jetojnë në varfëri përballen me një mosrespektim të vazhdueshëm nga pjesa tjetër e shoqërisë,” komentoi bashkëautori i studimit Eldar Shafir.

“Ne zbuluam se një mosrespektim i tillë – qartë i pabazuar, pasi në këto studime fytyra identike shihej si më pak kompetente kur shfaqej me veshje më të varfra – mund t’i ketë fillimet e saj në të dhjetën e parë të sekondës së një takimi”.

 

I vetmi aspekt pozitiv këtu.

Për punëkërkuesit në botën e ashpër reale, këto rezultate sugjerojnë se ka të ngjarë t’ia vlejë të kërkoni për veshjet më të bukura që do të mund të përballoni për intervistë (madje edhe për vendet më të rastësishme të punës). Shpenzimi fillestar më i madh do të bëjë ndryshime.

Por këtu ka edhe një mesazh për punësimin e menaxherëve, sipas autorëve: “Dija për një paragjykim është shpesh një hap i parë i mirë,” thotë Shafir.

Ata që janë të përkushtuar me të vërtetë për të kompensuar mjegullën e trurit të njerëzve mund të duan të ndërmarrin veprime më radikale. “Një zgjidhje e përkohshme, edhe nëse është e pamjaftueshme, mund të jetë për të shmangur ekspozimin kur është e mundur. Ashtu si mësuesit janë të paanshëm në mënyrë që të shmangin favorizimin e disa studentëve, intervistuesit dhe punëdhënësit mund të duan të marrin çfarë masash munden, kur të munden, për të vlerësuar njerëzit, të themi, në letër, në mënyrë që të shmangin gjykimet e kompetencave, “sugjeron ai.

Ndërsa shumë punëdhënës mund të kundërshtojnë idenë e punësimit të “verbër”, Shafir vëren se në akademi eksperimente me punësimin pa parë kandidatët kanë dhënë në të vërtetë rezultate më të mira. Por edhe nëse punësimi është vetëm për zërin dhe rezymeja është shumë për ju, ky hulumtim tregon se çdo përpjekje që mund të bëni për të zvogëluar ekspozimin tuaj ndaj veshjeve të kandidatëve ka të ngjarë të çojë në punësim më racional.

 

Të fundit