Pavarësisht se kush jemi, prapë se prapë do të testohemi dhe nga llojllojshmëria e gjërave qe përballemi, ne jemi ata të cilët duhet t’i gjejmë vetës nje zgjidhje: të mbetemi të bllokuar nga pengesat në rrugëtimin tonë, apo të avancojmë përpara duke i kaluar ato.
Ajo cfarë ne duhet të bëjmë përballë këtyre pengesave, problemeve apo vështërsive të papritura, është që mos qëndrojmë të paralizuar kundrejtë tyre. Duhet të ruajmë gjakftohtësinë dhe vetkontrollin, të kemi dëshirë të pashterueshme për përmirësim të vetës, të jemi përulës, të qëndrueshëm dhe durimtarë.
Duhet të jemi të vetëdijshëm që këto sprova, apo këto trysni do të na transformojnë si individ, por ne jemi ata që vendosim se a do të na shkatërrojnë, do t’iu mbijetojmë, apo do të përimirësohemi prej tyre.
Kalimi i pengesave me të vërtetë është i vështirë, por mënyra se si iu çasemi është thelbësore. Si i përceptojmë këto, si veprojmë ndaj tyre dha sa kultivojmë vullnet ndaj tyre.
Që të vendosim në mënyrë të duhur se si t’i vezhgojmë dhe kuptojmë ngjarjet që ndodhin rreth nesh, duke iu shmangur trysnisë së ambientit që na rrethon, duhet mësuar se si t’i përmbajmë pasionet tona dhe te kufizojmë ndikimin e këtyre presioneve ne jetën tonë. Për këtë qëllim nevojitet disiplinë dhe aftësi e veçantë për të klasifikuar problemet nga përceptimet e gabuara, duhet të tregohemi objektivë, të shohim anën e mirë të problemeve, t’i shpërfillim gjërat që na shqetësojnë, të jemi përulës dhe të përqendrohemi në atë që mund ta kontrollojmë.
Gjatë përballjes me pengesa të ndryshme te mos i kushtohet rëndësi vet pengesave, po mënyrës se si ne i shohim ato, si reagojmë ndaj tyre dhe a e ruajmë gjakftohtësinë.
Pra, ajo çfarë duhet të bëjmë është të jemi në gjendje t’i kontrollojmë gjërat, që varen prej nesh sikurse: emocionet, gjykimet, kreativitetin, sjelljen tonë, pikëpamjet, dëshirat, të tregohemi vigjilentë, t’i gjejmë dhe t’i shfrytëzojmë mundësitë e ndryshme dhe të jemi gjithmonë të gatshëm për të vepruar.
Pas detektimit të problemeve, duhet të jemi të gtshëm për veprim, sepse është zgjidhja e problemeve tona.
Për çfarë duhet të jemi të informuar para se të veprojmë?
Të mos reagojmë në mënyrë jo te duhur ndaj problemeve, t’i çasemi hap pas hapi çdo pengese, të jemi këmbëngulës ndaj veprimeve tona, të veprojmë në interesin e mirë të objektivave tona, të tregojmë guxim, të krijojme një mendje kreative dhe të veprojmë me maturi dhe vendosmëri.
Këto e përcaktojnë një veprim te duhur dhe efikas.
Me veprimet tuaja, gjithmonë kërkoni përmirësimin e vetës, avanconi, mos gjeni justifikime te ndryshme qe iu ndalojnë, përsëritni gjërat që i aplikoni, sepse me praktikë arrihet përmirësimi, mundohuni t’i bëni gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kështu kthejini pengesat kundër vet pengesave.
Të gjitha këto mund t’i arrijmë nëse brenda vetës kultivojmë gjënë më të vlefshme – vullnetin.
Vullneti është fuqia jonë e brendshme, të cilin nuk duhet ta lëmë të ndikohet nga bota e jashtme, sepse është aseti më i çmuar, përfundimtar dhe vendimtar i yni.
Ato çka janë të rëndësishme t’i mbajmë mend rreth këtij aseti te çmuar është të dijmë se si ta kultivojmë. e kjo bëhet duke qënë të përgatitur për vështërsitë dhe fatkesitë, ta mësojmë artin e pranimit dhe ta praktikojmë gjallërinë edhe në kohët më të errëta, duke u treguar gjithmonë të gatshëm për t’ia filluar sërish nga e para.