HomeArtikujPsikologjia pozitivePër një jetesë më të lehtë
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Për një jetesë më të lehtë

Jeta është e vështirë – ky është një fakt. Ne të gjithë mundohemi herë pas here, qoftë në punë, në marrëdhëniet tona me të tjerët, apo në mendjen tonë. Ndonjëherë, gjithçka që na duhet është një këshillë e thjeshtë për të na drejtuar në rrugën e duhur. Prandaj, psikologët dhe terapistët na japin disa këshilla kryesore, nga të cilat ata besojnë se mund të përfitojnë.

 

1) “Mos i merrni mendimet tuaja aq seriozisht”.

Unë e di nga përvoja personale se mendimet tona mund të na bëjnë të çmendemi ndonjëherë – por ato janë thjesht mendime dhe nuk duhet t’i marrim aq seriozisht. “Mendimet nuk janë fakte dhe as kërcënime. Ato janë vetëm mendime. Nëse mësojmë të bëjmë një hap prapa dhe t’i arsyetojmë mirë ato në vend që të angazhohemi për t’i luftuar, jeta jonë do të përmirësohet menjëherë”. – thotë psikologia klinike Anna Prudovski.

 

2) “Jo gjithçka ka të bëjë personalisht me ty”.

Ndonjëherë ne mund të gabojmë padashje (sidomos në adoleshencë), apo të dështojmë në jetë. Sidoqoftë, është e rëndësishme të kuptohet se jo gjithçka lidhet me ne. Sipas psikoterapistes dhe pronares së Thrive Therapy, Amy McManus: “Jo gjithçka ka të bëjë me ju. Adoleshentët janë të hutuar, nuk e dinë mirë kush janë dhe është normale të zemërohen kot. Nëse bashkëshorti juaj është nervoz kur vjen në shtëpi natën vonë, dijeni se nuk jeni ju fajtore. Mos e merrni çdo situatë si personale, tregohuni mirëkuptuese, dëgjoni shqetësimet e tij dhe marrëdhënia juaj do të lulëzojë”, – shpjegon ajo.

 

3) “Praktikoni kujdesin për veten”.

“Përtej gjithçkaje, ajo që siguron më së shumti ndryshimin për mirë, është kujdesi për veten”, – thotë terapistja që merret me çështjet e martesës dhe familjes, Jenn Kennedy. “Kur njerëzit kujdesen për nevojat e tyre, kanë një sërë përfitimesh për vetveten. Shembuj të kujdesit për veten janë: masazhet, koha e kaluar me miqtë, klasat e yogas, gjumi. Çfarëdo që ju bëni për t’u ndjerë më mirë, është e dobishme për të shmangur problemet e shëndetit mendor. ”

 

4) “Pranojini ndjenjat tuaja”.

Shumë prej nesh janë ekspertë në fshehjen e ndjenjave. Por duhet të bëjmë të kundërtën: “Nuk duhet t’i fshihni ndjenjat tuaja. Pranojini dhe shprehini ato. Emërtojini ndjenjat (p.sh., zemërimin, trishtimin, frikën, etj.) dhe kujtojini vetes se është normale t’i keni këto ndjenja”, – thotë psikoterapistja, Tina Gilbertson. “Ndjenjat janë si dhëmbët e përparmë: të shëndetshëm kur ato dalin në sipërfaqe dhe shumë të vështira për t’u trajtuar nëse ato dëmtohen”, – përfundon ajo.

 

5) “Bëni çmos që të njiheni si një person pranues dhe empatik”.

Ne të gjithë përpiqemi të jemi njerëzit më të mirë që mund të jemi. Për disa, kjo do të thotë të jesh i sjellshëm, i durueshëm, punëtor, i vendosur, gazmor, i aftë dhe me pamje të mirë në të njëjtën kohë. Por sa rraskapitëse dhe joreale është e gjitha kjo? Është koha që ta ngushtojmë disi këtë listë dhe të kërkojmë të bëhemi një individ i gjendur, pranues dhe empatik, sipas psikologes klinike të licencuar, Natalie Feinblatt. “Ju nuk duhet të përpiqeni të jeni perfektë, por duhet të përqendroheni më tepër në përparimin tuaj, sesa në përsosmëri,” thotë ajo. “Këto tre mendësi do t’ju shërbejnë shumë në lidhje me shëndetin tuaj mendor, marrëdhëniet dhe mirëqenien e përgjithshme”.

 

Të fundit