A njihni ndonjë person të shoqërueshëm që flet me zë të lartë dhe nganjëherë është i/e bezdisshme dhe e padurueshme? Epo, ai/ajo është ekstroverte. Ekstrovertët janë njerëz që e marrin energjinë e tyre nga të qenët rreth të tjerëve. Ekzistojnë disa pikat e forta dhe të dobëta të këtij lloji të personalitetit:
Pikat e forta
Mund të mendojnë shpejt
Truri i ekstrovertëve është i lidhur në një mënyrë që stimujt të bëjnë një udhëtim të shkurtër nëpër zonën e mesme të trurit që përpunon gjëra të tilla si shije, prekje dhe vizuale.
Aftësi të shkëlqyera komunikuese
Ekstrovertët duan të komunikojnë me njerëzit. Në fakt, të qenët në mjedise sociale është mënyra se si ekstrovertët marrin energjinë e tyre. Ata janë gjithashtu të mirë për të punuar në ekipe dhe pëlqejnë t’i argëtojnë të tjerët.
I duan rreziqet
Ekstrovertët kanë një ndjeshmëri ndaj dopaminës, gjë që i bën ata të duan ndjesinë e ndërmarrjes së rreziqeve në mënyrë që të marrin një shpërblim. Kjo mund të jetë shumë e dobishme në jetën e tyre në karrierë dhe marrëdhënie.
- Të mirë në shprehjen e ndjenjave
Ekstrovertët kanë tendencë të jenë një libër i hapur, gjë mund të jetë me të vërtetë e mirë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet pasi komunikimi është thelbësor.
Bëjnë lehtë miq
Ekstrovertët zakonisht nuk kanë problem të takojnë njerëz të rinj apo edhe të flasin në publik në përgjithësi. Kjo u ndihmon atyre në jetën e tyre personale dhe të punës.
Dobësitë
E kanë të vështirë të punojnë vetëm
Ekstrovertët kanë probleme të punojnë në heshtje dhe t’i bëjnë gjërat në mënyrë të pavarur. Ata punojnë shumë më mirë kur mund të shkëmbejnë ide me njerëz të tjerë.
Flasin shumë
Të gjithë acarohen me personin që kurrë nuk di se kur duhet të ndalojnë së foluri. Kjo është një nga dobësitë më të mëdha të ekstrovertëve.
Aftësi të dobëta për të dëgjuar
Ekstrovertët duan të flasin dhe nuk kanë frikë të ndajnë mendimet e tyre. Kjo mund të shkaktojë një tension midis miqve sepse ata kanë tendencë të mos kenë aftësi për të dëgjuar.
Mërziten lehtë
Ekstrovertët kanë nevojë për stimulim të vazhdueshëm për të qenë të interesuar për një gjë të veçantë. Prandaj, ata preferojnë të jenë të zënë dhe zakonisht nuk e duan monotoninë.
Nuk e përballojnë vetminë
Introvertët marrin energji nga të qenët vetëm me veten e tyre, ndërsa nëse ekstrovertët janë vetëm për shumë kohë ata bëhen shumë të trishtuar dhe të vetmuar.