HomeFokusPesë gabimet më të mëdha të femrave në miqësi
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Pesë gabimet më të mëdha të femrave në miqësi

Miqësia është e panevojshme, ashtu sikurse filozofia dhe arti… Nuk ka asnjë vlerë mbijetese, por është një nga ato gjërat që i jep vlerë mbijetesës.

Të gjithë duam miqësi praktike, me kuptim dhe të rehatshme, e cila t’i shmangë sa më shumë reagimet e tepruara ndaj problemeve të caktuara. Ndonëse kjo tingëllon fantastike, shumë prej nesh kanë ngecur në vetmi, për shkak të miqësive që shkojnë keq. Ja cilat janë pesë gabimet më të mëdha të femrave në miqësi.

1. Femrat mendojnë se miqësitë zbulohen. Ky mendim mbetet akoma gabimi numër një i femrave. Ideja që miqësia thjesht ndodh dhe zbulohet vetë papritur është një besim që e dëmton gjithnjë e më shumë jetën tonë. Nga njëra anë mund të ndodhë të takoni një shoqe që është shumë fantastike, por thjesht takimi dhe pëlqimi i njëra-tjetrës nuk do të çojë në miqësi. Nga ana tjetër, shembulli më i mirë i miqësisë mund të jetë një kolege pune, me të cilën e zhvillon miqësinë më ngadalë. Pra, miqësia nuk është të gjesh dikë, por të zhvillosh sjellje pozitive dhe të vazhdueshme ndaj dikujt.

2. Femrat nuk bëjnë më mikesha të reja. Mund të tingëllojë çuditshëm, por ne humbim gjysmën e miqve tanë çdo shtatë vjet. Kjo, për shkak të ndryshimit të karrierës, lëvizjeve nga një qytet në tjetrin dhe mënyrës tjetër të jetesës. Duke pasur parasysh që duhen afërsisht një deri në dy vjet për të kaluar fazën nga të panjohura në mikesha, nuk duhet pritur sa të mbeteni plotësisht vetëm përpara se të bëni mikesha të reja. Nëse ndiheni plotësisht të kompletuara me mikeshat tuaja tani, nga ta dini se nuk do t’i humbisni ato pas një ose dy vjetësh? Miqësia është e nevojshme në çdo kohë.

3. Femrat ruajnë radhën në ftesa. Shumë miqësi nuk zhvillohen kurrë vetëm prej frikës që na pëshpërit “unë e ftova atë herën e shkuar, tani i takon asaj të më ftojë”. Kjo nuk është e vërtetë.

Ne duhet t’u japim miqësive fuqinë tonë, këtu futet iniciativa dhe planifikimi i kohës së bashku. Nëse keni kohë të lirë dhe do të donit ta kalonit me mikeshat tuaja, atëherë mos mendoni se kush e bëri ftesën e fundit, thjesht ftojini dhe kaloni një kohë të mrekullueshme. Reciprocitetin në miqësi, mikeshat tuaja do ta tregojnë në shumë mënyra të tjera. Mos u kapni pas gjërave të vogla, pasi do të mbesni vetëm.

4. Krahasimi i mikeshave të reja me ato të ngushta. Të gjitha e bëjnë këtë shpesh! Kalimi i kohës me miqtë e rinj nuk tregon se çfarë do të bëhen ata për ne, por thjesht çfarë janë tani në të tashmen. Për këtë arsye, nëse takimet tuaja me njerëz të rinj mund të kenë pak nota çuditërie, nuk është faji i personave, por i mungesës së marrëdhënies shoqërore që do të vijë me kalimin e kohës. Natyrisht që edhe mikeshat e ngushta të dikujt e kanë kaluar një herë e një kohë një periudhë të tillë, ku bisedat janë shtrëngime të pavetëdijshme për të gjetur tema dhe gjuhën e përbashkët. Gabimi më i madh është krahasimi, jepuni mikeshave të reja kohë të tregojnë se cilat janë. Deri atëherë, qëndroni larg krahasimeve.

5. Femrat gjykojnë veprimet e mikeshave. Ky është gabimi më i hasur në sferën e shoqërisë femërore. Mjaftojnë pak veprime nga njëra anë, për ta bërë anën tjetër të arrijë në përfundime të padiskutueshme. Nëse i çoni mesazhe një mikeshe dhe ajo nuk ju përgjigjet, mos mendoni menjëherë se nuk do të flasë me ju, përkundrazi provoni ta merrni në telefon dhe ta pyesni për problemet që mund të ketë. Krijimi i skenarëve nënvlerësues ndaj vetes dhe miqësisë, mund t’ju dëmtojë shumë. Është më mirë të kërkoni të vërtetën sesa të ndiqni gjykimin tuaj që mund të jetë i nxituar. Mos ushtroni presion ndaj mikeshave tuaja, jepuni atyre mirëkuptim dhe dashuri, askush nuk e ka jetën të thjeshtë.

Previous article
Next article

Të fundit